Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPÁSTËR (i, e) mb. 1. Që ka papastërti, që nuk është i pastër; që nuk është pastruar, i ndyrë, i fëlliqur; kund. i pastër. Dhomë (klasë) e papastër. Me fytyrë (qafë) të papastër. Me duar të papastra.
2. Që nuk e mban veten pastër; që nuk mban pastërti aty ku jeton a punon; kund. i pastër. Shitës i papastër.
3. Që ka mbeturina e gjëra të tjera, të cilat e zënë, e prishin etj.; kund. i pastër. Pus i papastër. Depozitë e papastër uji.
4. Që ka grimca pluhuri, erë të keqe etj., i ndotur, i qelbur (për ajrin); kund. i pastër. Ajër i papastër.
5. Që ka lëndë të huaja të tretura a të përziera në të; jo i kulluar; i përzier; kund. i pastër. Ujë i papastër. Farë e papastër. Mineral i papastër.
6. Që të ndot, që të fëlliq; kund. i pastër.
7. fig. Që nuk është i pastër nga morali, nga sjellja etj.; kund. i pastër. E ka ndërgjegjen të papastër.
8. Që është bërë pa kujdes dhe me cilësi të dobët; që është me ndreqje e gabime; kund. i pastër. Punë e papastër. Kopje e papastër.
✱Sin.: i ndotur, i ndotë, i pistë, i fëlliqur, fëlliqash, i ndyrë, i ndytë, ndyracak, ndyraman, ndyranak, i përlyer, i qelbur, i qelbët, qelbanik, qelbac, qelbash, i laturisur, i njollosur, i zhyer, i zgjyrosur, pis, skuriq, molar, i përzier, i paqëruar, i lyer, i pafshirë, i palarë, këllirë, skuriq, derr, bërllok, zhulanjos, i akulluar, i turbullt, i turpëruar, i pakujdesshëm, i shtrembëruar.
PASHÚAR (i, e) mb. 1. Që vazhdon të jetë i ndezur, që nuk është shuar ende; kund. i shuar. Zjarr i pashuar. Urë (zjarri) e pashuar. Drita të pashuara.
2. Që nuk është fshirë (me fshirëse etj.); që nuk i është hequr vizë a që s’është prishur. Fjalë (vija, shkronja) të pashuara.
3. Që nuk i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj.; kund. i shuar. Gëlqere e pashuar. Raki (uzo) e pashuar.
4. fig. Që vazhdon të shfaqet, të veprojë a të përjetohet me po atë vrull e forcë, që nuk është pakësuar, nuk është dobësuar a nuk ka marrë fund; që nuk është plotësuar a përmbushur; kund. i shuar. Etje (uri) e pashuar. Dëshirë e pashuar. Entuziazëm i pashuar. Dashuri (miqësi, urrejtje) e pashuar. Mall i pashuar.
✱Sin.: i pashueshëm, i gjallë, veprues, i ndezur, i hapur, i pafikur, i pafshirë, i paprishur, i paujë, i paholluar, i pazbutur, i zjarrtë, i flaktë, i paplotësuar, i papërmbushur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë