Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë e lehtë prej metali. Qep follën. Mbërtheu follat.
2. etnogr. Pafkë prej argjendi ose e larë me argjend, që vihej në gjoks, në bel, në anët e jelekut etj. për zbukurim; secila nga dy paftat metalike në skajet e brezit, që mbërtheheshin njëra me tjetrën dhe që i vinin gratë për zbukurim. Vuri disa folla në jelekun e artë.
3. Luspë peshku; leskër e trashë gjarpri. Qëroi follat e peshkut.
4. Shenjë a nishan në trup; njollë. I dukej një follë në shpatull.
PÁFT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pllakëz a petël metali që përdoret për punë të ndryshme. Pafta ari (argjendi). Paftë hekuri (çeliku). Paftat e brezit. I vuri pafta.
2. Diçka që është në këtë trajtë. Paftë guri. Paftë sapuni. Paftë sheqeri. Pafta e misrit buka e kokrrës së misrit që ushqen sythin. Paftat e peshkut luspat e peshkut.
3. vet. sh. Çiftet e derës a të dritares. Paftat e derës (e dritares).
4. krahin. Kopsë. Paftë dysheku çdonjëra nga pullat prej stofi, që qepen në dyshek për të mos u mbledhur lënda më të cilën është bërë, kilzë dysheku.
5. si mb. Që ka trajtën e një pete. Sheqer paftë.
✱Sin.: pllakëz, pafkë, petë, menteshë, kopsë, nallçë, pallaskë, çapëz, barbull, çift, stringël, çapraze, luspë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë