Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pafilluar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PANGARË

PANGÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk ka vënë dorë askush në të, që nuk e ka prekur askush, i paprekur, i pacenuar. Pyjepangara. Ushqim i pangarë.
2. I papunuar, i palëruar (për tokën). Tokë e pangarë.
Sin.: i paprekur, i pangacmuar, i papunuar, i ri, i pafilluar, i palëvruar, i palëruar.

PANISUR

PANÍSUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka nisurbëhet; i pafilluar. Punë e panisur. Ndërtesë e panisur.
2. Që nuk është prekur a cenuar nga askush, i pangarë, i paprekur (për një gatesë, një enë me pije etj.). Bukë e panisur. Lakror i panisur. Shishe e panisur.
3. Që nuk është stolisur e zbukuruar (zakonisht për nusen). Nuse e panisur. Vajzë e panisur.
Sin.: i pangarë, i paprekur, i pacekur, i pangrënë, i pakafshuar, i pafilluar, i pacenuar, i pazënëfill, i pazbukuruar, i parregulluar.

PAPREKUR

PAPRÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është prekur, i panisur, i pangarë, i pacenuar (për një gjellë, një gatesë etj.); kund. i prekur. Gjellë (bukë) e paprekur. Ëmbëlsirë e paprekur.
2. Që nuk është prekur nga sëmundja (për njerëzit dhe për bimët); kund. i prekur. Pemë (kokrra) të paprekura.
3. vet. f., fig. E virgjër; e pastër nga nderi, e papërlyer. Vajzë e paprekur. Trup i paprekur.
4. sport. Që nuk është prekur nga topi; pa gola (në lojën e futbollit). Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura.
Sin.: i panisur, i pafilluar, i pangarë, i pacenuar, i patrazuar, i pazënëfill, i padëmtuar, i virgjër, i parrahur, i ri, i pashfrytëzuar, pashkelur, i pavrarë, i virgjër, i paprishur, e pastër, e papërlyer.

PATJERRË

PATJÉRRË (i, e) mb. 1. Që nuk është tjerrë e bërë fill (për leshin, për pambukun, për lirin etj.); kund. i tjerrë.
2. fig. I pagdhendur, i trashë.
Sin.: i pagdhendur, i pafilluar, i trashë, mendjetrashë, kokëtrashë.

PAZËNËFILL

PAZËNËFÍLL (i, e) mb. I paprekur me dorë ose i panisur; që s’ka filluarpërdoret, krejt i ri.
Sin.: i paprekur, i papërdorur, i ri, i panisur, i pafilluar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.