Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pafillë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËZHOJË

GËZHÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fishekut ose e predhës, në trajtën e një gypi me fundmbyllur, ku vendosen lënda plasëse, kapsolla e plumbit. Gëzhojë e fishekut (e predhës). Nxjerr gëzhojën. Mbledh gëzhojat.
2. Guall, zhguall; lëvozhgë. Gëzhoja e kërmillit. Gëzhoja e vezës. Gëzhoja e arrës (e lajthisë). Gëzhoja e fasules.
Sin.: kile, kallam, kallamidhe, gargë, këllfishte, pafillë, guall, lëvore.
(Janë) *bathë të një gëzhoje tall.

LLATË

LLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pafillë vajguri. I rrahu llatën (fig.) e përzuri, e dëboi.

PAFILLË

PAFÍLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Teneqe; enë prej teneqeje. Pafillë djathi.
2. Gëzhoja e fishekut. Pafilla e fishekut.
3. Rrip i ngushtë teneqeje, dërrase etj. I hoqi një pafillë.
Sin.: teneqe, gëzhojë, dërrasë.

PAFILLË

PAFÍLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Velenxë e hollë; përkavë. Mbulohej me një pafillë.
Sin.: velenxë, batanije, përkavë, shtroje.

PALLË

PÁLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Shpatë lufte me një ose me dy presa. Pallë e rëndë. Luftonin me palla. Nuk hyn pallathes. (fj. u.). Dale bej të dredh cigar, / se s’jam çanaku me dhallë / por jam Bilbili me pallë! (folk.).
2. Dru i gdhendur me një pjesëgjerë petashuqe e me bisht, që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmëlumë a në govatë; kopan, lasë. Pallë rrobash. I rrahin (rrobat) me pallë.
3. Dru me një pjesëgjerë si lopatë e me bisht, që përdoret për të rrahur drithin a për diçka tjetër; pjesa e gjerë e këtij druri. Palla e guritmullirit ngrehësi i mullirit. Rrahin misrin me pallë. Përziente qumështin me pallë. U thye palla e rremit.
4. Thika e plugut; plori, umbi. Pallë e pamprehur. I vuri (i hoqi) pallën.
5. bised. Shtiza e rrotësqerres, rreze. Pallat e rrotës.
6. Çapëza e hostenit.
7. Pafillë hekuri me të cilën veshin përreth rrotën e qerres për të mos u ngrënë druri.
8. bised. Shuli i derës.
9. bised. Njeri i trashë, budalla.
10. euf. Organi gjenital i mashkullit, penis.
Sin.: shpatë, kopan, plor, rreze, shul, shtizë, rreze, spicë, budalla, i trashë.
*Bishti i pallës tall. I ha miu pallën (dikujt) është shumë fatkeq ose shumë i pazoti e i humbur. Nuk i ha palla (dikujt). 1. Nuk bëhet merak për asgjë; nuk çan kokën (dikush); nuk i bëhet vonë. 2. Nuk ka më fuqi për të bërë diçka, s’është më i zoti a nuk i shkonfjala; nuk i pret palla. Sa i ha palla me të gjitha forcat, me sa fuqi që ka; aq sa mundet, sa arrin. Iu këput *rripi i pallës (dikujt). E mprehu pallën (*shpatën) (dikush). Pallë pa mill njeri i ashpër dhe i gatshëm për t’u grindur e për t’u ndeshur. Me pallë (me *shpatë) zhveshur. Përpjek pallat (me dikë) hyjgrindje a në luftë me dikë, ndeshem me të; përpjek ushtat (me dikë). I pret palla (*shpata, kordha) (djathtas e majtas, në të dyja anët) (dikujt). E shtie pallën (shpatën) në *thes (dikush). Tund pallën (*shpatën) (dikush). E zhveshi pallën (*shpatën) (dikush).

TENEQE

TENEQÉ,~JA f. sh. ~, ~TË [TENÉQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Fletë e hollë hekuri e veshur me një shtresë shumëhollë kallaji, që mundpunohet lehtë dhepërdoret për të bërë enë të ndryshme etj. E bëri me teneqe. Pres teneqenë.
2. bised. Enë, kuti, arkë etj. e bërë nga kjo fletë. Kovë (arkë, kokme) prej teneqeje. Teneqe e vjetër. Teneqe e shpuar. Teneqe djathi (gjalpi). Teneqeja e vajgurit. Teneqeja e plehrave. Teneqe për të ujitur.
3. Njësi mase për drithin, e barabartë me 12 okë (rreth 18 kg). Pesë teneqe misër (grurë, miell).
4. Pafillë, këllfishte, gëzhojë fisheku. Pushkë pa teneqe pushkë me mbushje nga gryka.
Sin.: llamarinë, pafillë, këllfishte, gëzhojë.
I bie teneqesë (dikush) mospërf. flet kotkot, flet shumë, llap, grin; bën zhurmë kot, pa ndonjë dobi; i bie legenit. E morën me teneqe (dikë) e tallën dhe e përqeshën sa mundën; i varën (i vunë) teneqenë (dikujt). Mbeta teneqe humba a harxhova gjithçka, nuk kamasgjë; mbeta kripë (e shëllirë); mbeta fishek; kam pirrën e zezë. I rrahin teneqenë (dikujt) e tallin, e përqeshin; i varën (i vunë) teneqenë mospërf. Jo teneqe, po llamarinë është e njëjta gjë, janë njëlloj; jo bathë, po fasule. Teneqe e shpuar mospërf. 1. Njeri që i lëshon fjalët pa u menduar; ai që flet mbarë e prapë; njeriflet shumë, llafazan; kambanë e prishur (e thyer). 2. Njeri që s’di të mbajë gjë të fshehtë e që zbulon gjithçka duke folur; llafazan; thes i shpuar (i grisur); daulle e shpuar; legen i shpuar; shportë pa fund. I varën (i vunë) teneqenë (dikujt) mospërf. 1. E tallën paragjithëve, e përqeshën, e bënë qesharak; i varën këmborën; e vunëlojë (dikë); e zunë me daulle (dikë); e bënë për pesë para (dikë). 2. E dëbuan, e ndoqën duke e tallur.

TERENXHË
VELENXË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.