Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pafikur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAFIKSHËM

PAFÍKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk fiket; i pafikur, i pashuar. Flakadan (zjarr) i pafikshëm.

PASHUAR

PASHÚAR (i, e) mb. 1. vazhdonjetë i ndezur, që nuk është shuar ende; kund. i shuar. Zjarr i pashuar. Urë (zjarri) e pashuar. Drita të pashuara.
2. Që nuk është fshirë (me fshirëse etj.); që nuk i është hequr vizë a që s’është prishur. Fjalë (vija, shkronja) të pashuara.
3. Që nuk i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj.; kund. i shuar. Gëlqere e pashuar. Raki (uzo) e pashuar.
4. fig. vazhdonshfaqet, të veprojë a të përjetohet me po atë vrull e forcë, që nuk është pakësuar, nuk është dobësuar a nuk ka marrë fund; që nuk është plotësuar a përmbushur; kund. i shuar. Etje (uri) e pashuar. Dëshirë e pashuar. Entuziazëm i pashuar. Dashuri (miqësi, urrejtje) e pashuar. Mall i pashuar.
Sin.: i pashueshëm, i gjallë, veprues, i ndezur, i hapur, i pafikur, i pafshirë, i paprishur, i paujë, i paholluar, i pazbutur, i zjarrtë, i flaktë, i paplotësuar, i papërmbushur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.