Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISFAVÓRSH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. I pafavorshëm, i pavolitshëm; që i mungon mbështetja; kund. i favorshëm. Kushte (përpjekje) të disfavorshme.
2. Që është i pavolitshëm. Vendimi i gjykatës mund të jetë i disfavorshëm.
✱Sin.: i pavolitshëm, i papëlqyer, i papranuar.
PAPËRSHTÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i përshtatshëm për dikë a për diçka; që nuk vlen a nuk bën për një punë, që nuk i ka cilësitë e duhura; kund. i përshtatshëm. Vend i papërshtatshëm. Ndërtesë e papërshtatshme Kushte të papërshtatshme.. Kohë e papërshtatshme. Shok i papërshtatshëm.
2. I papëlqyeshëm, i pahijshëm; kund. i përshtatshëm. Fjalë (shprehje) e papërshtatshme.
✱Sin.: i pavolitshëm, i pafavorshëm, i papëlqyeshëm, i pavlefshëm, i parehatshëm, i papërdorshëm, i pavend, i padobishëm, i pahijshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë