Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PABALTÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i baltosur, që nuk është i përbaltur; kund. i baltosur.
2. fig. I pastër.
✱Sin.: i pabaltuar, i papërbaltur, i panjollosur, i pafëlliqur, i pandotur, i pastër.
PAFËLLÍQTË (i, e) mb. I pafëlliqur; kund. i fëlliqtë.
PAFËLLÍQUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i fëlliqur, që nuk është i ndotur; kund. i fëlliqur. Rroba të pafëlliqura.
2. fig. Që është i pastër, i panjollë; kund. i fëlliqur, i njollosur. Njeri i pafëlliqur. Shpirt i pafëlliqur.
✱Sin.: i pastër, i pafëlliqtë, i pandotur, i pabaltosur, i pabaltuar, i papërbaltur, i paprishur, i panjollë.
PANJOLLÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë me njolla, i pastër; kund. i njollosur. Mure të panjollosura.
2. fig. Që nuk është njollosur me ndonjë turp, që nuk i është prekur nderi a emri i mirë; që nuk ka ndonjë njollë, i panjollë; kund. i njollosur.
✱Sin.: i pastër, i panjollë, i papërbaltur, i pabaltosur, i pacenuar, i bardhë, pabojë, i payndyrë, i paqmë, i pathyer, i pafëlliqur, i ndershëm, i pamëkatë.
PAPËRLÝER (i, e) mb. 1. Që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, jo i përlyer, i pastër; kund. i përlyer. Enë e papërlyer. Rroba të papërlyera.
2. fig. Që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim etj.; i pastër në sjellje e në qëndrime; kund. i përlyer.
3. Që është pa asnjë njollë në nder; virgjëreshë; kund. i përlyer. Grua e papërlyer. Vajzë e papërlyer.
4. fet. Që ka lindur fëmijë pa mbetur me barrë me një burrë. Zonja e Papërlyeme Shën Maria.
✱Sin.: i pastër, i panjollosur, i dëlirë, i larë, duarlarë, i palyer, i panjollë, i pacenuar, i virgjër, i pandotur, i pafëlliqur, dorëjashtë, i pangatërruar, i papërzier, i ndershëm, virgjëreshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë