Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paerë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAAMËZ

PAÁMËZ (i, e) mb. Që nuk ka ndonjë erë a shijeveçantë. Gjellë e paamëz.
Sin.: i paerë, i pashije.

PAERSHËM

PAÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk bie erë, që nuk ka aromë; i paerë; kund. i ershëm.

PAERË

PAÉRË (i, e)I mb. Që nuk ka erë të fortë, pa erë e i qetë. Mot i paerë.

PAERË

PAÉRË (i, e)II mb. Që nuk bie erë, që nuk ka ndonjë erë të veçantë a të rëndë. Gjellë e paerë.
Sin.: i paamëz, i pakundërmueshëm.

PANDER

PANDÉR (i, e) mb. I pandershëm. E bukura e pander është si lulja e paerë. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.