Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAEPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i paeptueshëm, mungesë eptueshmërie; vetia e diçkaje që është e paeptueshme; pandryshueshmëri; kund. eptueshmëri.
PANDRYSHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të ndryshojë; që nuk ndryshon, që mbetet ashtu siç është, i qëndrueshëm; kund. i ndryshueshëm. Nen (ligj, paragraf) i pandryshueshëm. Kushte të pandryshueshme. Parim i pandryshueshëm. Temperaturë e pandryshueshme. Sasi e pandryshueshme.
2. gjuh. Që nuk merr trajta të ndryshme gramatikore, që nuk lakohet a nuk zgjedhohet; kund. i ndryshueshëm (për disa pjesë të ligjëratës). Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.
✱Sin.: i palëvizshëm, i patundshëm i qëndrueshëm, i patjetërsueshëm, i ngurtë, i paapelueshëm, i pandërrueshëm, i pakthyeshëm, i vijueshëm, i palakueshëm, i paeptueshëm, i pandjeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë