Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAEMANCIPÚAR (i, e) mb. Që nuk është i emancipuar, i paqytetëruar; kund. i emancipuar. Njeri (burrë) i paemancipuar. Botë (shoqëri) e paemancipuar.
PAKULTURÚAR (i, e) mb. 1. Që i mungojnë shprehitë e edukatës së mirë e të mirësjelljes; që i mungon kultura e nevojshme, që nuk është i kulturuar; kund i kulturuar.
2. Që nuk është ose nuk bëhet në përshtatje me kërkesat e edukatës së mirë dhe të mirësjelljes; që është karakteristik për një njeri pa kulturë; kund. i kulturuar. Sjellje e pakulturuar. Shërbim i pakulturuar. Tregti e pakulturuar.
3. Që ka horizont të ngushtë dijesh; i pakulturë; kund. i kulturuar. Njeri i pakulturuar.
✱Sin.: i pakulturë, i paqytetëruar, i paedukuar, i paemancipuar, i pazhvilluar, i padalë.
PALATÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është latuar e nuk është lëmuar, i pagdhendur; kund. i latuar. Dru (tra) i palatuar. Gur (shkëmb) i palatuar. Dërrasë e palatuar.
2. fig. Që i mungon edukata dhe kultura e duhur; që nuk ka sjellje të hollë; i pagdhendur, i trashë; kund. i latuar. Njeri i palatuar.
3. fig. Që nuk është e latuar dhe e përpunuar sa duhet; kund. i latuar. Gjuhë e palatuar.
✱Sin.: i pagdhendur, i palëmuar, i palatueshëm, i papërpunuar, i paemancipuar, i paqytetëruar, i paedukatë, i vrazhdë, i trashë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë