Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paemërtuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAEMËR

PAÉMËR (i, e) mb. 1. Që nuk ka emër, që nuk i është vënë emri; që nuk i dihet emri. Rrugë e paemër. Fëmijë i paemër.
2. Që nuk e ka emrin e atij që e ka shkruar ose që e ka bërë, i padorës, anonim. Letër e paemër. Vepër (pikturë) e paemër.
3. fig. Që nuk di si ta quash a çfarë emri t’i vësh; që nuk është parë a dëgjuar ndonjëherë; i jashtëzakonshëm. Bukuri e paemër. Nur i paemër. Turp i paemër. Ligësi e paemër.
4. fig. Që nuk është bërë i njohurshoqëri, që nuk ka fituar emërmirë, i padëgjuar.
5. mallk. Që mos iu përmendtë emri, që mos qoftë. Njeri i paemër.
Sin.: i paemërtuar, anonim, i panënshkruar, i panjohur, i jashtëzakonshëm, i padëgjuar.

PAEMËRTUAR

PAEMËRTÚAR (i, e) mb. Që nuk ka një emër, që nuk është emërtuar me ndonjë mënyrë; i paemër; kund. i emërtuar. Kodër e paemërtuar. Fshat i paemërtuar.
Sin.: i paemër, i panjohur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.