Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paduk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PABEREQETSHËM

PABEREQETSH/ËM (i), ~ME (e) mb., fig. Që nuk është i bereqetshëm; i padobishëm, i paduk; kund. i bereqetshëm. Njeri i pabereqetshëm.
Sin.: i pabereqet, i padobishëm, i paduk.

PADUK

PADÚK (i, e) mb. 1. Që nuk ka duk kur përdoret, që harxhohet shpejt; që nuk shton kur gatuhet. Miell i paduk.
2. I padobishëm; që shkon kot. Punë e paduk.
Sin.: i pagratshëm, i pagrat, i padobishëm, i paleverdishëm, i pabereqet, i kotë.

PAGRAT

PAGRÁT (i, e) mb. 1. I paduk.
2. fig. I pagratshëm, i padobi, i paleverdi. Punë e pagrat.
Sin.: i paduk, i padobishëm, i pafrytshëm, i pagratshëm.

PAGRATSHËM

PAGRÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk shton kur gatuhet, i paduk; kund. i gratshëm. Oriz i pagratshëm.
2. Që nuk jep prodhim, jopjellor. Tokë e pagratshme.
3. fig. Që nuk jep përfundimeplota e të dukshme; që nuk sjell dobi, që s’ka leverdi, i padobi. Punë e pagratshme.
Sin.: i paduk, joprodhues, shterp, i padobishëm, i pafrytshëm, i pabereqet, i pabereqetshëm, i kotë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.