Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FITÍL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i hollë prej disa fijesh të dredhura pambuku, liri, kërpi etj., që futet nga njëra anë në një enë me vajguri ose me vaj dhe ndizet në anën tjetër për të bërë dritë ose për të dhënë nxehtësi; fije peri që kalon përmes qiririt e që ndizet. Fitili i kandilit (i llambës, i furnelës, i qiririt). Iu dogj fitili. Ngre (ul) fitilin e kandilit.
2. spec. Shirit i posaçëm, që digjet shpejt e përdoret për të ndezur minën, dinamitin etj. I vuri fitilin minave. Ndezën fitilat.
3. tekst. Fill shumë i trashë pambuku i padredhur mirë, i cili kalon nëpër makinën e tjerrjes, ku tërhiqet e tëhollet sipas nevojës; fije pambuku e hollë dhe e fortë që përdoret si majë për të endur qilima, pëlhurë etj. Fitil pambuku. Çorape fitili. Rregulloj makinën e fitilit. Reparti i fitilit.
4. bised. Copë garze si rrip i hollë, që futet në plagë për të ndaluar gjakun ose për të thithur qelbin. I ndërroi fitilat plagës.
5. bised. Pjesë e gjatë dhe e hollë në trajtën e një rripi. Mori një fitil mish.
6. bised. Cigare duhani. A po e ndez një fitil?
7. Pip i vogël që vihet në trupin e pemës që shartohet. Preu disa fitila për shartime.
✱Sin.: fill, fije, tojë, stejë, spicë.
♦ U bë fitil në fytyrë (dikush). 1. U zemërua pa masë, u nxeh e qe gati për t’u zënë me dikë; u bë furrë. 2. U zbeh, u zverdh shumë në fytyrë (nga një tronditje, nga frika etj.). Fut fitila (dikush) shih fut fite (dikush). I ka hyrë fitili (dikujt) thjeshtligj. e ka zënë dashuria, ka rënë në dashuri me dikë; e ka zënë qymyri (dikë) shak.; ra brenda (dikush). Ka marrë fitilin (dikush) ka marrë të ftohtë; është i sëmurë nga tuberkulozi; e ka zënë një sëmundje e rëndë, është prekur nga një sëmundje e rrezikshme. Më nxori fitilat (dikush) shih ma poqi buzën (dikush). S’më puqen fitilat (me dikë) nuk jam i një mendjeje me dikë, kam mendime të ndryshme nga ai; nuk jam si ai, nuk përputhem me të në karakter, në shije etj.; nuk më shkon muhabeti; s’më puqen pipëzat. I vuri fitilin (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë