Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABUZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur abuzoj ose kur abuzohet.
2. Sjellje, veprim ose situatë që përfshin shpërdorimin, padrejtësinë ose përdorimin e gabuar e të palejueshëm të pushtetit dhe të autoritetit. Abuzim psikologjik. Abuzim emocional. Abuzim fizik. Abuzim verbal. Abuzim gjinor. Padit abuzimet. U zbuluan abuzimet. Abuzim me fondet. U dënuan abuzimet.
3. Konsumim tej mase i pijeve a i ushqimeve; teprim në të ngrënë etj. Bën abuzim. Abuzimi me pijet. Abuzimi me shëndetin. Abuzimi me brana (me duhanin).
✱Sin.: shpërdorim, keqpërdorim.
AKUZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. I ngarkoj fajet një të pandehuri në gjyq, ngre akuza kundër dikujt, çoj në gjyq dikë. E akuzuan për shpërdorime. Unë akuzoj. Akuzoi drejtpërdrejt.
2. I hedh fajin dikujt, e quaj fajtor për diçka, fajësoj. Akuzoj për fajësi. E akuzuan rëndë.
✱Sin.: padit, pandeh, fajësoj.
AKUZÚES,~E mb. 1. drejt. Që ngre akuzë kundër dikujt para organeve gjyqësore, paditës; që shpreh ose përmban akuzë; që kritikon, që qorton, që padit. Akti akuzues. Pala akuzuese. Zyrtari akuzues.
2. Që përmban a që shpreh një akuzë; paditës, fajësues. Fjalor akuzues. Debat akuzues. Dokumentar akuzues. Vështrim akuzues. Ton akuzues.
✱Sin.: paditës, fajësues, pretendues, kritikues, qortues.
DENONC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njoftoj organet përkatëse për veprimtarinë e kundërligjshme të dikujt ose për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar etj. Denoncoi vjedhësit. Denoncoi shkeljet. Denoncoi një rast dhune.
2. dipl. Shpall si të pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj., që kam pasur me një shtet tjetër a me disa shtete; e hedh poshtë a e dënoj hapur. Denoncuam traktatin. Denoncoi marrëveshjen.
✱Sin.: kallëzoj, padit, njoftoj, shpall, dënoj, tregoj, zhvlerësoj, shfuqizoj.
HEDH vep., ~HÓDHA, ~HÉDHUR 1. kal. E lëshoj diçka me forcë a me shpejtësi larg vetes ose në një drejtim të caktuar, flak tutje diçka që kam në duar. Hedh gurin (shkopin, topin). Hedh shigjetën (shtizën, diskun). Hodhi kapelën në erë. E hedh larg (afër, lart, përpjetë).
2. kal. I jap dikujt diçka duke e flakur drejt tij, ia vërvit për t’ia dhënë; i shtie, i jap. I hedh portokallin. I hedh lapsin (fletoren, librin). I hedh kutinë e duhanit (një cigare). U hedh pulave misër. U hedh kafshëve bar.
3. kal. E flak tutje si gjë të panevojshme dhe pa vlerë. Hedh mbeturinat (plehrat). E hedh poshtë diçka. E hedh në zjarr.
4. fig. E përzë dhe e braktis dikë. E hodhi në rrugë të madhe (në mes të katër rrugëve).
5. kal. E shtyj dikë a diçka për ta rrëzuar ose e lë të bjerë, e bëj të bjerë; e lëshoj nga lart poshtë, nuk e mbaj; e lëshoj për tokë. E hodhi nga shkallët. E hodhi jashtë dritares. E hodhi në gropë (në greminë, në hendek, në batak). E hedh për tokë. E hedh poshtë. Hodhën bomba (parashutistë, ushqime) nga aeroplani. I hodhi era tjegullat nga çatia. Hedh farën në arë. Hedh grurë (misër, fasule) mbjell. Po i hedhin fiqtë kokrrat. I hodhën gjethet (lulet) pemët. Kanë hedhur pemët. Hedh grepat për të peshkuar. E hodhi tërmeti shtëpinë. E hodhi lisin për tokë. E hedh poshtë dikë e rrëzoj përtokë; e mund.
6. edhe fig., kal. E shtyj në një drejtim të caktuar, e çoj drejt një vendi të caktuar, e nxjerr diku. E hodhi vala në breg. E hodhi era diku. Atje e hodhi fati.
7. kal. Bëj që të bjerë diçka që është me këmbë, e rrëzoj përdhe. E hodhi tërmeti shtëpinë. E hodhi lisin për tokë. E hedh poshtë dikë e rrëzoj përtokë; e mund.
8. kal. Vërvit drithin përpjetë në erë, e ngre në ajër me lopatë a me një enë dhe e lëshoj për të ndarë kokrrat nga kashta a nga byku. Hedh drithin (grurin, misrin, orizin, fasulet).
9. kal. E marr dhe e vë diçka në një vend për një qëllim të caktuar, e vendos; e shtrij mbi diçka a mbi dikë për ta mbuluar. Hedh pushkën në krah. Hedh shallin në qafë. I hedh mbulesën krevatit. I hedh kalit një velenxë. U hedh shuaj këpucëve. I hedh kupat (ventuzat) një të sëmuri.
10. kal. E lë diçka pa kujdes e pa rregull, nuk e vë në vendin e vet, e vë ku mund andej-këtej. I ka hedhur rrobat nëpër dhomë. I ka hedhur lodrat nëpër shtëpi. I hodhi librat andej-këtej. I hodhi drutë grumbull.
11. edhe fig., kal. E fut diçka diku, e shtie një send a një lëng brenda një ene; shtie një lëng në një lëng, ia shtoj një lëng një lëngu tjetër; e lyej a e spërkat diçka me një lëng. Hedh ujë në gotë. Hedh raki (verë). U hedh ujë luleve ujit lulet. Hedh gjellën në pjatë. Hedh drutë në sobë. Hedh grurin në thes. Hedh bukën në furrë. I hedh kripë (salcë, gjalpë) gjellës. I hedh vaj (uthull) sallatës. I hedh ujë verës. Hedh votën votoj. Hedh letrën në kuti (në postë). E hodhën në burg, bised. e burgosën.
12. bised.. kal. Pi, kthej. Hodhi një gotë raki (verë, birrë). Hodhi një teke.
13. kal. Vë a shtie diçka mënjanë për ta ruajtur për një kohë tjetër; mbledh, grumbulloj diçka. Hedh zahire (dru) për dimër. Hedhin pastërma. E kanë hedhur bereqetin sivjet. Hedh gjethe (bar, dushk) për bagëtinë.
14. kal. Lëshoj a nxjerr diçka; nxjerr, Gjarpri hodhi helmin. Ka hedhur lastarë (gjethe). Hedh shkëndija (xixa). Dielli hedh rreze.
15. fig., kal. Shtroj një mendim, parashtroj. Hedh një mendim. Hodhi idenë. I hedh romuze dikujt.
16. kal. Bëj të lëvizë shpejt, e çoj në një drejtim të caktuar (për një pjesë të trupit). Hedh hapin (këmbët, çapat). Hedh kokën mënjanë. Hedh flokët prapa. I hedh krahët në qafë. Hedh valle kërcej.
17. kal. E çoj dikë a diçka me shumicë e me vrull në një vend të caktuar; e drejtoj diku, e bëj që të veprojë. I hedh trupat në luftë. I hedh të gjitha forcat në beteje. Hedh forcat rezervë.
18. fig., kal. E nxjerr dhe e përhap; e vë. Hedh mallrat në treg. Hedh librin në qarkullim. E hedh në aksion.
19. edhe fig., kal. I vë diçka për një qëllim të caktuar (për ta kapur, për ta penguar a ndaluar, për ta mbyllur, për të marrë diçka prej dikujt etj.). I hodhën prangat (hekurat, zinxhirët). I hedh lakun (kapistrën, frerin, litarin). I hedh llozin (shulin) derës. I hodhën gjobë.
20. bised., kal. Ndërtoj diçka në një vend, bëj; vë. Hedh një kat të ri (në një ndërtesë). I hedh çatinë shtëpisë. I hedh trarët (tjegullat).
21. kal. Shkruaj diçka diku; hedh një mendim në letër a e rishkruaj diçka në një vend tjetër; vë (nënshkrimin etj.). I hedh mendimet në letër. E hedh në regjistër (në fletore, në tabelë) I hedh shënimet në të pastër. Hedh nënshkrimin.
22. kal. E drejtoj diku shikimin, vëmendjen. Hedh sytë diku. I hodhi një vështrim. E hedh mendjen diku. I hedh një sy një teksti.
23. fig., kal. Përqendroj diku a tek dikush diçka. I hodhi shpresat tek ai.
24. edhe fig., bised., kal. E kaloj diçka, i dal matanë; e kapërcej. E hodhi lumin (përruan, vaun, hendekun) i kaloi vështirësitë, e kapërceu pengesën. E hodhi gardhin. E hodhi klasën (provimin). Do ta hedhë edhe këtë herë sëmundjen. E hodhën dimrin. E hodhi lehtë.
25. fig., bised., kal. E çoj me punë në një vend tjetër; e emëroj, e caktoj. E kanë hedhur me punë në një shtet fqinj. Ku e kanë hedhur?
26. edhe jokal. Bëj një fall, një lotari etj. për të provuar diçka; përpiqem të mësoj a të provoj diçka me anë të fallit (sipas paragjykimeve); shtie. Hedh shortin. E hodhi në lotari. Hodhi zaret provoi fatin. Hodhi qiqrat. bised. Shtiu fall.
27. fig., kal. E shtroj diçka para të tjerëve për ta gjykuar a për ta vendosur. E hedh në diskutim. E hedh për gjykim. E hedh në votë. E hedh në provë. E hedh në gjyq e ngre në gjyq, e padit.
28. fig., kal. Krijoj për dikë një gjendje të caktuar, zakonisht të rëndë. E hodhën në dëshpërim. I hodhën në mjerim (në varfëri, në skamje).
29. fig., kal. Ia ngarkoj dikujt, ia vë përsipër (një faj, një gabim etj.). Ia hodhi fajin një tjetri. Ia hedh përgjegjësinë dikujt. Ua hedh gabimet të tjerëve.
30. fig., bised., kal. E gënjej dikë, e mashtroj me dredhi, ia shkoj ujët nën vete. U përpoq t'ia hidhte. Atij s'ia hedh dot. Kujt do t'ia hedhësh?
31. bised., jokal. Roit, shtie (për bletën). Hodhi bleta.
32. bised., kal. Dështoj; shtie (për njerëzit e kafshët). Hodhi delja (dhia). Ka hedhur dy fëmijë.
33. jokal. Bie me shumicë (për borën e shiun). Po hedh borë. Po hedh metale. Po hedh shi.
✱Sin.: flak, nxjerr, lëshoj, vërvit, shtyj, rrëzoj, braktis, përzë, mbuloj, shtie, shtoj, lyej, kthej, grumbulloj, mbledh, shtroj, parashtroj, drejtoj, veproj, përhap, ndërtoj, vë, nënshkruaj, rishkruaj, përqendroj, kaloj, kapërcej, emëroj, caktoj, vendos, gjykoj, krijoj, ngarkoj, ngjesh, kaloj, gënjej, mashtroj, punoj, ngop, roit, dështoj.
♦ I hedh (i vë) një *arnë (diçkaje). Hedh *baltë (mbi dikë a mbi diçka). E hedh në *baltë (diçka) keq. I hodhi *ballgamin (dikujt). Ia hodhi (ia shkarkoi) *barrën (dikujt). Hodhi (vuri) bazat (*themelet) (e diçkaje) libr. Hedh *bishta (dikush) keq. Hedh (lëshon) *bojë. Hedh një *brez (një shtresë). I hodhi *cergën (dikujt) keq. Hodhi *çengelin (dikush). Ka hedhur *çengelat (dikush). Të hedh *degë më degë (dikush). E hedh (e bën, e çon) *dëm (diçka a dikë). I hedh dorashkën (dorezën) (dikujt) libr. I hedh dorezën (*dorashkën) (dikujt) libr. Hedh *dorë. Hodhi *dritë (të re) (mbi diçka) libr. I hodhi *duvakun (diçkaje). E hodhi *dyfekun (dikush) keq. Hedh në *erë (diçka). Ku e hedh *era (dikë). Hedh (shtie) *fall (dikush). Hidh (mbill) *farë e korr farë. E hodhi *fjalën (për dikë a për diçka). E hodhi (e kapërceu, e kërceu) *gardhin (dikush). E hedh me një *gisht (dikë). E hodhi në *greminë (dikë a diçka). I hedh *grepin (grepat) (dikujt a diçkaje). I hodhi *gunën (diçkaje). I hedh *gurë (dikujt). Hedh *hapin. Hedh në *hava (diçka a dikë). E hodhi në *hendek (dikë) përb. E hodhi (e kapërceu) *hendekun (dikush). Hedh *hijeI (dikush a diçka). Hedh *hijeII (mbi dikë a mbi diçka). I hedh *hije (dikujt a diçkaje). I hedh *jorganin (diçkaje a dikujt). Ka hedhur *kanxhat (dikush). Ia hodhi *kanxhat (dikujt). E hodhi *kapërcyellin (dikush). I hedh *karremin (dikujt). E hedh (e vë) *këmbën mbi këmbë. E hodhi *këmbëpërpjetë (dikë) shpërf. I hodhi (i dha) një *kockë (dikujt). Të hedh *kodër më kodër (dikush). E hodhi në *kosh (në koshin e plehrave) (diçka) mospërf. Hodhi *krahë (dikush). E hodhi pas *krahëve (diçka). I hedh *kripë (diçkaje). I ka hedhur *kthetrat (dikujt). E hodhi pas (prapa) *kurrizit (diçka). E hodhi (e kapërceu) *ledhin (dikush). E hodhi (e la) në *ledh (dikë). I hedh *lerë (dikujt). E hodhi *lejlek (dikë). E hodhi *lumin (dikush). Të hedh *mal më mal (dikush). E hedh (e lë) pas *mendsh (dikë a diçka). E hedh *mendjen. Hedh *mjegull (dikush). S’ke ku të hedhësh *mollën (diku). E hodhi *përdhe (dikë). E hodhi *përtej (një punë). E hodhi *përruan (dikush). E hodhi *poshtë (diçka). I hodhi *potkonjtë (dikush) keq. I hedh (i vë) *prangat (dikujt). Hidh e prit duke shkëmbyer thumba me njëri-tjetrin me shaka, duke iu përgjigjur njëri-tjetrit me të qeshur e me shpoti; qesh e ngjesh; me të qeshur e me të ngjeshur. Hodhi një *pushkë (dikush) përçm. (Është) për t’ua hedhur *qenve (diçka). S’i hedh as *qurrat (dikujt) përb. Ka hedhur (ka lëshuar, ka zënë) *rrënjë (dikush). E hodhi *rrjetën (dikush). Ia hedh (ia sjell, ia bie) *rrotull (dikujt). Hodhi (lëshoi) *spirancën (dikush) libr. Hedh *sytë. I hodhi një *sy (diçkaje). Nuk ia hedh (nuk ia shtie) *sytë (dikujt a diçkaje). Hedh *shkelma (dikush). E hodhi pas (prapa) *shpinës (diçka) E hodhi në *shportë (diçka) mospërf. Hedh (lëshon) *shtat (dikush). E hodhi (e flaku) *tej (diçka). Është për t’i hedhur *telat (dikush). E hodhi *topin (dikush) iron. E hodhi *tutje (diçka a dikë). Hodhi (vuri) *themelet (bazat) (e diçkaje) libr. I ka hedhur *thonjtë (dikujt). I hedh (i fut) *thumba (dikujt). E hodhi në *ujë (diçka). Hedh (ngre) një *urë (ura). E hodhi *vaun (dikush). Hedh *vickla (dikush). Hedh (vjell, nxjerr) *vrer (kundër dikujt).
KALLËZ/OJ vep., ~OVA, ~UAR 1. let. Tregoj një përrallë, një histori a një ngjarje etj. Kallëzon gjyshi një përrallë.
2. I tregoj dikujt diçka që di, që kam parë me sytë e mi dhe nuk e dinë të tjerët. I tregoj gjyshit (nënës) atë çfarë tha nipi.
3. drejt. Padit, denoncoj dikë në hetuesi, në polici etj.; dëshmoj për një akt penal a për një krim. E kallëzoi në polici (në hetuesi, në prokurori). Kallëzoi i ati të birin.
✱Sin.: tregoj, rrëfej, denoncoj, padit.
♦ Ia kallëzoi (ia tregoi, ia rrëfeu, ia ujdisi) *qejfin (dikujt).
NGR/E vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Çoj nga poshtë lart; i shtoj lartësinë; e marr nga vendi ku ndodhet dhe e vë diku më lart; ngjit; kund. ul. Ngre barrën (drutë, thesin). Ngre spirancën e anijes. Ngre flamurin. Ngre në katin e tretë. E ngriti lart me ashensor.
2. Shkëput diçka nga toka ose nga dyshemeja dhe e mbaj pezull në duar; kund. rrëzoj. Ngre valixhen. Ngre tezgën (vigun). Ngre dorezën e telefonit. Ngre fëmijën në duar.
3. Drejtoj lart, zhvendos në drejtimin nga poshtë lart; bëj që të çohet lart; kund. ul. Ngre kokën. Ngriti dorën për ta përshëndetur. Ngriti krahët (grushtin). Ngriti sytë. Ngriti vetullat përpjetë. Ngre pluhur (era). Ngre dallgë (deti).
4. E kaloj nga gjendja e shtrirë në qëndrimin pingul; bëj të qëndrojë lart diçka që ishte e shtrirë, e varur a e kapur diku; mbledh; hap; kund. ul. Ngriti kapakun. Ngre jakën e xhaketës. Barka ngriti velat. Ngre perdet. Ia ngriti flokët era.
5. Kthej në gjendjen e mëparshme me këmbë ose pingul diçka që ishte rrëzuar, përmbysur ose rrokullisur; bëj të ngrihet në këmbë dikë që ishte ulur a shtrirë. Ngre karrigen e rrëzuar. Ngriti një fëmijë që ishte shtrirë përtokë.
6. E bëj që të çohet nga vendi; i prish gjumin, e zgjoj; çoj. E ngriti nxënësin (në mësim). E ngriti nga vendi. E ngriti nga shtrati (nga gjumi). E ngre herët (vonë). E ngriti që me natë (pa gdhirë)
7. gjah. Nxjerr nga strofka a nga vendi ku është fshehur një kafshë a një shpend; çoj. Langoi i ngriti lepujt (shkurtat, rosat). E ngriti kollaj nga strofka dhelprën.
8. E bëj më të lartë nga ç’ishte (një mur, një ndërtesë etj.), lartësoj. E ngriti murin. E ngritën shtëpinë edhe një kat. E ngritën edhe pesë kate më tepër pallatin.
9. Ndërtoj e krijoj diçka të re; themeloj; bëj. Ngritën familje. Ngritën një shtëpi (një shkollë, një spital). Ngritën barrikada. Dallëndyshet e ngritën përsëri folenë (çerdhen). Ngritën një monument në nder të tij. Ngritën një punishte. Ngritën një këngë. Ngriti një grup teatral (muzikor).
10. fig. I vë diçka përpara për ta penguar; i përgatit diçka të papritur për ta kapur a për ta dëmtuar. I ngriti një mur (një gardh). I ngre pengesa. I ngriti një pusi (kurth).
11. Marr diçka nga një vend dhe e shpie në një vend tjetër, mbaj; heq nga një vend. I ngriti plaçkat nga shtëpia. Ngritën drithin dhe e çuan në depo. Ngre tryezën heq enët dhe ushqimet nga tryeza. Ngritën ullinjtë dhe i çuan për vaj.
12. fig. E bëj të madh; i shtoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zmadhoj. Ngritën çmimet. Ngrenë taksat (qiratë). Ngre shpenzimet (koston). Ngre rendimentin (prodhimin, cilësinë). Ngre moshën e pensionit. Ngre temperaturën (shtypjen, trysninë).
13. fig. I shtoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, i shtoj forcën, e forcoj. Ngre ndjeshmërinë. Ngre moralin (gjendjen shpirtërore, humorin). I ngre nervat dikujt e nevrikos.
14. I shtoj cilësitë ose vlerën, e ngjit në një shkallë më të lartë. Ngre aftësinë (mjeshtërinë). Ngre stilin. Ngre nivelin e punimit (e shfaqjes). Ngre në art i jap vlerë artistike; e paraqit me art. Ngre në një nivel tjetër.
15. E bëj të ndriçojë ose të dëgjohet më shumë, e bëj më të lartë, forcoj. Ngre dritën (fitilin, llambën). Ngre zërin (volumin). Ngre radion.
16. fig. E caktoj në një detyrë më të lartë; i besoj një punë më të rëndësishme e më me përgjegjësi. Priste që ta ngrinin në detyrë (në përgjegjësi). E ngritën në rangun e...
17. Bëj që t’i çmohen më shumë cilësitë e meritat nga të tjerët; lartësoj, çmoj. Ngre autoritetin (emrin, prestigjin). E ngriti lart në piedestal. Ngre veten e çmon veten shumë, e vlerëson në mënyrë të veçantë. I ngre lart emrin e bëj të çmohet e të vlerësohet në mënyrë të veçantë nga të tjerët.
18. fig. Shtroj diçka për t’u shqyrtuar, për t’u gjykuar, për t’u zbatuar a për t’u zgjidhur nga të tjerët; parashtroj. Ngriti një çështje (një tezë) të rëndësishme. Ngre një hipotezë. Ngre me të madhe (me forcë) diçka. Ngre akuza për dikë. Ngre një padi (drejt.). Ngre në gjyq dikë e padit, e hedh në gjyq.
19. fig. E bëj dikë të marrë pjesë gjallërisht në një punë e veprimtari të gjerë; frymëzoj për diçka, i jap zemër. Ngre shpirtërisht (moralisht). E ngriti premtimi që mori.
20. fig. E bëj më të zhvilluar, më të përparuar, i jap arsim e kulturë; e bëj të dalë në dritë. Shkolla e ngriti gjithnjë më lart. Vullneti e pasioni e kanë ngritur aty ku është.
21. mat. Shumëzoj me vetveten një shifër ose një shprehje për një numër të caktuar herësh. Ngre në katror (në kub). Ngre në fuqi të katërt.
22. bised. Mbledh, grumbulloj njerëz. Ngritën ushtarë. Ngritën vullnetarë. Ngritën gjithë fshatin për ta kërkuar.
✱Sin.: çoj, ngjis, lartësoj, hipi, lartoj, curroj, çipëroj, heq, drejtoj, mbledh, përlaj, përpij, blej, hap, zgjoj, shpie, tërheq, ndërtoj, formoj, krijoj, themeloj, bëj, stis, vë, kurdis, shtyj, rris, zmadhoj, mëkëmb, thek, mbaj, forcoj, gradoj, madhëroj, shtroj, parashtroj, zhvilloj, arsimoj, trajtoj, krekos, mbart, shpërngul, përmirësoj.
♦ I ngriti *antenat (dikush) bised. Ngre *ballin (lart). Ngre *bishtin (dikush) bised. Ngriti (mblodhi) *cergat (dikush) mospërf. I ngre *çarkun (dikujt). Ngre (çon) *dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). I ngre *emrin (dikujt a diçkaje). E ngriti *feçkën (dikush). Ngriti (shpalosi) *flamurin (dikush). Ngre (bën, gjen, zë) *fole (diçka). Të ngre me *frymë (dikush). Ngre (çoj) *gotën (kupën). I ngre një *grackë (dikujt). Ngre *grushtin (kundër dikujt). E ka ngritur (e ka çuar) *hundën (përpjetë) (dikush). S’e ngre (s’e merr) *kalemi (diçka). Nuk ngre (nuk çon) *kandar (diçka). S’e ngre (s’e mban) *kandari (diçka). I ngriti (i ndeu) *këmbët (dikush) mospërf. E ngriti (e çoi) në (më) *këmbë (dikë a diçka). Ngre *kokë (krye). E ngriti *kokën (dikush). Ngre krye (*kokë). Ngre (çoj) kupën (*gotën). I ngre një *kurth (kurthe) (dikujt). E ngre *lart (dikë a diçka). Ngriti (mblodhi) *leckat (rreckat) (dikush) mospërf. Ia ngriti (ia mblodhi) *leckat (dikujt) mospërf. Ngriti (mblodhi) leckat (dikush) përçm. E ngriti *lëkurën (dikush). Sa t’i ngresh (t’i gërryesh) me *lopatë. E ngriti (e nxori) nga *lluca (dikë). Ia ngriti *mendjen (dikujt). I ngre *monument (dikujt a diçkaje) libr. I ngre *mullirin (dikujt). I ngriti një *mur (dikujt). Më ngriti (më acaroi) *nervat (dikush a diçka). E ngre (e çoj) *peshë (dikë). Nuk ngre (nuk çon) *peshë (diçka). I ngre *përmendore (dikujt) libr. Ia ngriti *pizgat (dikujt). E ngriti *qafën (dikush). Ngriti (mblodhi) rreckat (*leckat) (dikush) mospërf. E ngriti *sqepin (dikush). Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre (hedh) një *urë (ura). Ia ngre (ia çoj) zemrën *peshë (dikujt). E ngritën (e vunë) në *piedestal (dikë a diçka) libr. I ngriti (i mblodhi, i ngarkoi) *plaçkat (dikush) iron. Ngriti (mblodhi) *rraqet (dikush) mospërf. I ngriti *sazet (dikush) tall. Ngriti *spirancën (dikush) libr. Ngre *stekën libr. Ngriti *stelat (dikush) mospërf. Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre e ul (dikush) po të njëjtën gjë thotë, po ato fjalë a po ato ankesa për të njëjtën çështje, po atë kërkesë, sharje etj.; ngul shkul; ngreh e shkreh2. Ngriti *veshët (dikush). Ngre e vë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë; thotë gjëra që s’duhet t’i thotë, flet mbarë e prapë; përflet të tjerët, merret me thashetheme; ka llapë të madhe bised.; s’i pushon goja (dikujt); s’i vë fre gojës (gjuhës). E ngre *zërin (për dikë a për diçka). *Ul e ngre (dikush).
TREG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Nxjerr përpara një gjë për t’u parë, për t’u njohur me të a për të gjykuar mbi të; bëj të duket, zbuloj që të shihet, dëftej. U tregoi pajën. I tregoi librat. I tregoi prodhimet. U tregoi pikturën. I tregoi dhëmbët (duart, plagën). I tregoj dokumentet (lejen e drejtimit të automjetit) policit të trafikut.
2. kal. I shpjegoj dikujt me fjalë ose ia shënoj me lëvizje të dorës diçka që dëshiron ta dijë a ta mësojë; e drejtoj për atje ku duhet, i kallëzoj vendin ku ndodhet diçka etj., i dëftej. I tregoj adresën e shtëpisë. I tregoi rrugën (ndërmarrjen, institutin). Ia tregoi në hartë. I tregoj rrugën një të panjohuri (një turisti).
3. kal. Them me fjalë një ndodhi, një histori etj., kallëzoj me gojë; rrëfej. Tregoj një përrallë (një histori, një rrëfenjë, një ngjarje). E tregoi gjatë e gjerë (fije e për pe, me hollësi). Tregon shumë bukur. S'di të tregojë. Tregoi shumë bukur përmbajtjen e romanit.
4. kal. I them dikujt një të vërtetë që ai nuk e di; i kallëzoj diçka, zakonisht të fshehtë ose që ai nuk e di; rrëfej. I tregoi emrin. I tregoi të drejtën (të vërtetën). I tregoi të fshehtat. Ia tregoi së shoqes. I tregoi hallin. I tregoi zorrët e barkut ia tha të gjitha, s’i mbajti asnjë të fshehtë, iu rrëfye. Po ta tregoj vetëm ty. I tregoi kush foli (kush e mori). I tregoi si ndodhi. Mos i trego kujt! Mos e trego!
5. bised., kal. E kallëzoj te dikush; i jap njoftime dikujt për dikë a për diçka; padit. E tregoi tek i ati (te vëllai, tek e ëma).
6. kal. Shfaq një veti a një aftësi, duke vepruar ose duke bërë diçka; i kushtoj kujdes a vëmendje dikujt ose diçkaje; e paraqit veten në një mënyrë të caktuar; e shfaq, demonstroj, manifestoj. Tregoi guxim (burrëri, heroizëm, trimëri). Tregoi zotësi (shkathtësi, mençuri, zgjuarsi). Tregon forcën. Tregon interesim për letërsinë (për gjuhën, për muzikën, për pikturën). Tregon kujdes (vëmendje) për dikë a për diçka. E tregoi veten se kush ishte. Puna e tregon njeriun. E ka treguar me vepra. Ç’ka zemra, e tregon fytyra. (fj. u.).
7. kal., vet. v. III Dëshmon, provon, vërteton; nxjerr në shesh. Kjo tregon qartë (sheshit) se... Përvoja tregon se... Të dhënat e fundit treguan se... Romani tregon luftën e madhe që kanë bërë rilindësit tanë.
8. jokal. Dukem; jap përshtypjen nga pamja (zakonisht për moshën); Tregon i ri. Tregon plak. Tregon e re. Tregon më shumë nga sa është. Nuk tregon më shumë se dyzet vjeçe.
9. kal., vet. v. III Është shenjë a tregues për diçka, paralajmëron. Siç tregojnë shenjat. Siç tregon moti, nesër do të kemi diell.
10. kal., vet. v. III Flasin, thonë. Tregojnë shumë gjëra për të. E tregonin shumë të zotin. E tregojnë të bukur.
✱Sin.: nxjerr, dëftoj, dëftej, kallëzoj, rrëfej, nxjerr, paraqit, padit, shfaq, demonstroj, manifestoj, qit, shtjelloj, përfaq, shpërfaq, provoj, vërtetoj, dëshmoj, dukem, paralajmëroj, përshkruaj, rrëfej, spiunoj, njoftoj.
♦ Siç tregojnë (siç duken) *bathët. I tregoi (i ktheu) *bërrylin (dikujt) keq. I tregoj *derën (dikujt) keq. I tregon *drunë (dikujt). I tregon vetëm *dheut (dikush). I tregon *dhëmbët (dikujt). E tregojnë me gisht (dikë). I tregoi *grushtin (dikujt). I tregon (i nxjerr) *gjoksin (dikujt). Tregon *përralla (dikush). T’ia tregoj edhe *plloçës (diçka). I tregoj *pragun (dikujt). Ia tregoi *qejfin (dikujt). I tregoj *rrugën (udhën) (dikujt) mospërf. I tregoj *sinorin. I tregoi *shkopin (dikujt). I tregoi udhën (*rrugën) (dikujt) mospërf. T’ia tregoj *varrit (diçka). I tregoj *vendin (dikujt) mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë