Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PADHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët i padhembshëm, mungesë dhembshurie; vetia e diçkaje që është e padhembshur; kund. dhembshuri.
PADHÉMBSH/ËM (i), ~ME (e) [PADHÍMBSH/ËM (i), ~ME (e)] mb. 1. Që nuk shoqërohet me dhembje. Operacion i padhembshëm.
2. Që nuk ndien dhembje e dashuri për të tjerët, që nuk ka zemër të ndjeshme, që nuk i dhimbsen të tjerët, i pashpirt, i padhembshur. Njeri i padhembshëm. Fëmijë i padhembshëm.
✱Sin.: i padhembshur, i padhembje, i pashpirt, shpirtgur, shpirtkazmë, i pamundimshëm, i pandjeshëm, i pamëshirshëm, i pamëshirë.
PADHÍMBTË (i, e) mb. I padhembshur, i padhembshëm.
PAMUNDÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk kërkon shumë mund e djersë; që bëhet lehtë e pa mundim; që nuk shoqërohet me vuajtje a me shqetësime; kund. i mundimshëm. Punë e pamundimshme. Lindje e pamundimshme. Jetë e pamundimshme.
✱Sin.: i lehtë, i pamund, i palodhshëm, i padhembshëm.
PASHPÍRT (i, e) mb. 1. Që ka pushuar së jetuari; që s’është më i gjallë; i pajetë, i vdekur. Trup i pashpirt.
2. Që nuk është qenie e gjallë; i pajetë. Sendet e pashpirt.
3. fig. Që sillet e vepron me egërsi; i pamëshirshëm, shpirtkazmë, mizor. Njeri i pashpirt. Kriminel (vrasës) i pashpirt. Sa i pashpirt paska qenë!
4. fig. Që bëhet pa gjallëri, që i mungon vrulli e zjarri i brendshëm, që është si i vdekur; i pajetë. Lojë e pashpirt.
✱Sin.: i vdekur, i pajetë, i padhembshëm, i pamëshirshëm, i egër, shpirtashpër, shpirtegër, shpirtgur, shpirtkazmë, zemërgur, vrasës, gjakpirës mizor, i paemër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë