Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËZÚAR (i, e) mb. 1. Që ndien a ka gëzim, që është gjithë gaz. Djalë i gëzuar. Njerëz të gëzuar.
2. Që shpreh gëzim e hare; i gëzueshëm, i qeshur. Fytyrë e gëzuar. Sy të gëzuar.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzime, i gëzueshëm. Jetë e gëzuar. Ditë të gëzuara.
4. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzueshëm, gazmor. Lajm i gëzuar. Ngjarje e gëzuar.
✱Sin.: i gëzueshëm, i hareshëm, gazmor, i gazmendshëm, fytyrëçelur, fytyrëqeshur, gazplotë, gëzimplotë, i ngazëllyer, i ngazëlluar, i kënaqur, i çelur, i buhishëm, i shkrifëruar, i trëndafiltë, i pabrengë, i pahall, i padert, hareplotë, nurbardhë, xhenet, i qeshur.
♦ Me *zemër të gëzuar.
NGAZËLLÚAR (i, e) mb. I gëzuar pa masë për diçka, që e ka pushtuar një hare e madhe; që shpreh gëzim të thellë për diçka. Zëra të ngazëlluar. Britma të ngazëlluara. Njeri i ngazëlluar. I ngazëlluar nga pamja para syve.
✱Sin.: i gëzuar, i ngazëllyer, i pabrengë, i pahall, i padert, pamjeçelur, i gazmendshëm, gazmor, gazplotë, nurbardhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë