Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MIMETÍZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shkrihet a bëhet një me ambientin; kamuflohet. Peshku gur mimetizohet pothuajse në çdo ambient.
2. fig., vetv. Bëhem një me shoqërinë që më rrethon dhe bëhem i padallueshëm nga të tjerët, kamuflohem. Një organizatë e paligjshme në gjendje të mimetizohet.
3. pës. e MIMETÍZÓJ.
PADALLÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i dalluar; që nuk dallohet; kund. i dalluar. I rrethuar nga njerëz që ndihen të padukshëm, të padalluar e të keqkuptuar.
2. I padallueshëm; kund. i dallueshëm. Artefakte gjendeshin në ujë të cekët, çuditërisht të padallueshme nga shumë kërkues.
PADALLUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i padallueshëm; vetia e diçkaje që është e padallueshme; kund. dallueshmëri. Padallueshmëri në shestim. Botët ndërkëmbehen në padallueshmëri.
PADALLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk dallohet dot me sy; kund. i dallueshëm. Ngjyrë e padallueshme.
2. Që nuk mund ta dallosh dot nga një tjetër, shumë i ngjashëm me të. Janë bërë të padallueshëm.
PAPERCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të kapet me anë të shqisave, i pakapshëm, jo i perceptueshëm; kund. i perceptueshëm. Gjëra të paperceptueshme.
2. Që nuk mund të kuptohet ose që është vështirë për t’u kuptuar. Figurë e paperceptueshme. Formulim i paperceptueshëm.
✱Sin.: i pakapshëm, i pakuptueshëm, i papashëm, i padukshëm, i padallueshëm, i paqartë, i pazbërthyeshëm, i paftillueshëm.
PAQÁRTË (i, e) mb. 1. Që nuk dallohet a nuk shquhet mirë; që është i ngatërruar dhe nuk lexohet me lehtësi; kund. i qartë. Shkrim i paqartë.
2. Që nuk dëgjohet e nuk kapet mirë; që dëgjohet me vështirësi, jo i pastër; kund. i qartë. Zë i paqartë. Shqiptim i paqartë.
3. fig. Që është i vështirë të kapet a të kuptohet pasi nuk është i qartë; që lë vend për dyshime, që ka pika të errëta e të pazgjidhura; i errët, i turbullt; kund. i qartë. Shpjegim i paqartë. Ide të paqarta. Çështje e paqartë. Pjesë (vepër) e paqartë.
4. Që nuk e ka kuptuar drejt diçka, që nuk e ka marrë vesh mirë dhe i kanë mbetur dyshime; kund. i qartë. Mbeti prapë i paqartë.
✱Sin.: i turbullt, i vagët, i vagullt, i vagëlluar, i mjegullt, i mjegulluar, i marrtë, i mugët, i pakuptueshëm, i pashkoqitur, i papërcaktuar, i errët, i errësuar, i dyshimtë, i padallueshëm, i dobët, i ngatërruar, i trazuar, i palexueshëm, i pakapshëm, i dyshimtë, hipotetik, i nënvetëdijshëm, i pasqaruar, i cunguar, belbëzues, i zymtë.
PASPIKÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të spikatet; i padallueshëm, i pavërejtshëm; kund. i spikatshëm.
✱Sin.: i paspikatur, i pavënëre, i padallueshëm, i pavërejtshëm.
PAVËRÉJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i vërejtshëm, i pavënëre; kund. i vërejtshëm. Ndryshim i pavërejtshëm.
✱Sin.: i pavënëre, i paparë, i padukshëm, i padallueshëm, i pavëzhgueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë