Fjalori

Rezultate në përkufizime për “padalë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BERREBAJË

BERREBÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Djerrinë.
2. Vend i shkretë, shkretinë. Mu në mes të berrebajës / Thyeve myllin e jataganit. (folk.).
3. fig., tall. Njeri mendjetrashë; i paditur, i padalë.

DALË

DÁLË (i, e)II mb. Që ka parë shumë vende, që e njeh botën; kund. i padalë. Njeri i dalë. Është i dalë ai.
Sin.: i shëtitur, i bredhur, i baritur, i parë.

PABARITUR
PABREDHUR
PADALSHËM

PADÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I padalë, i pabaritur, i pashëtitur.

PADALË

PADÁLË (i, e) mb. 1. Që ka jetuar gjithnjë i mbyllurshtëpinë e vet, në fshatin a në qytetin ku ka lindur, që nuk ka parë botë, i mbyllur, i pashëtitur; kund. i dalë, i shëtitur; i gjezdisur. Njeri i padalë. Vajzë e padalë.
2. bised. Që nuk ka dalje, që është pa krye, e verbër (për rrugën). Rrugë e padalë.
Sin.: i pashëtitur, i pabaritur, i pabredhur, i paparë, i pagjezdisur, i padalëm, i padalshëm, i pazhvilluar, i paparë, i verbër.

PADALËM

PADÁL/ËM (i), ~ME (e) mb. I padalë, i pashëtitur (për një njeri). Burrë i padalëm. Grua e padalme.

PAENDUR

PAÉNDUR (i, e)I mb. I shëtitur, i padalë. Njeri i paendur.

PAGJEZDISUR
PAKRYE

PAKRÝE (i, e) mb. 1. I pakokë.
2. Që të çon deri në një farë vendi dhe nuk vijon më tej, që nuk të nxjerr gjëkundi, i verbër. Rrugë e pakrye. Shteg i pakrye.
3. fig. bëhet pa u menduarparë ose pa e ditur se si do të dalë a si do të përfundojë; që nuk çonpërfundimefrytshme. Punë e pakrye. Rrugë e pakrye.
4. fig. vepron e sillet pa mendkokë, që nuk mendohet mirë para se të bëjë diçka; i pamend, i patru. Njeri i pakrye.
Sin.: i pakokë, i verbër, i pamend, e padalë, i pamenduar, i pastudiuar, i papeshuar, i pabukë, i padobishëm, i pabulmet, i pabereqetshëm, i patru.

PAKULTURUAR
PASHËTITUR
PRAG

PRA/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Brez guri, betoni a druri, që vihet për së gjeripjesën e poshtmederës dheshërben si mbështetje për këtë. Pragu i derës. Pragu i shtëpisë. Prag prej guri. Kaloi (kapërceu, hodhi) pragun. Doli (rri) te pragu. U ul në prag. U rrëzua (u pengua) fëmija te pragu. Mos i kapërce kurrkujt pragun me sherr! (fj. u.).
2. Brez guri, betoni a druri, që vendosetpjesën e poshtmedritareve. Pragje dritaresh.
3. Rrasë e gjatë dhe e trashë katërkëndëshe gurivihet mbi këmbët e oxhakut, buhari. Pragu i oxhakut.
4. fig. Vendi i banimit, shtëpia. Pragu im. Pragprag shtëpishtëpi, në çdo shtëpi. S’ka dalë nga pragu sot ka ndenjur brendashtëpi, s’ka dalë fare jashtë. S’ia kam shkelur (s’ia kam parë) pragun s’kam qenë asnjëherështëpinë e tij, s’ia kam shkelur derën.
5. Familja. Iu shua pragu mbeti pa njeri, u shkretua.
6. Atdheu. Ka lënë pragun ka ikuremigrim. Rriprag nuk largohet nga shtëpia a nga fshati i tij, nuk shkon për të punuar në një vend tjetër.
7. Pllakë e trashë guri, aq e madhe sa mundrroket me duar. Mori një prag.
8. Dru i gdhendur me katër faqe, që vendoset zakonishtpjesën e përparmeshtratitqerres, të sajës, të lesës etj., ku mbërthehen pjesët e tjera. Pragu i qerres (i lesës, i sharrës).
9. Pjesë e ngritur e me pjerrësivogëlshtratin e një lumi; brez gurindërtohetshtratin e lumit për ta bërë rrjedhjen më të qetë; diçka që ka trajtën e një shkallareje ose të trarit. Pragje bore. Ka pragje lumi. Ndërtuan disa pragje.
10. Copë prej druri ose prej ndonjë lënde tjetërfortë, që vendosettrupin e një vegle muzikore e mbicilën mbështeten telat, urë.
11. fig. Pengesë. Iu (i doli) prag dikujt. E kaloi pragun. S’ka prag që s’kapërcehet.
12. fig. Kohë që i paraprin një ngjarjejecaktuar, parakohë; koha para fillimitdiçkaje (zakonisht me parafjalën në). pragun e fitores. Në pragzgjedhjeve (të festës). Në pragmartesës (të pleqërisë). Në pragpranverës. Në pragun e jetës i ri në moshë, që sapo ka hyrëmoshën madhore.
13. spec. Madhësia më e vogël e diçkaje.
14. spec. Kufiri, caku më i lartë i shfaqjesdiçkaje; shkalla a forca e shfaqjesdiçkaje. Pragu absolut i ndijimit (psikol.) madhësia më e vogël e një ngacmuesishkakton lindjen e ndijimit. Pragu i dëgjimit (psikol.) intensiteti më i vogël i një tingullimundshkaktojë ndijimin e të dëgjuarit. Pragu i dhembjes kufiri më i lartë i intensitetit, përtejcilit ndijimi shkakton dhembje.
Sin.: shqem, parvaz, sofat, soft, parmak, pezul, buhari, shtëpi, familje, pritë, urë, pengesë, vigjilje, kufi, cak, vendbanim, atdhe, shkëmb, pllakë, parakohë, grykë, buzë.
I bëhem prag. 1. (dikujt). E pengoj që të mos arrijë diçka, i bëhem pengesë; i bëhem gardh; i bëhem ledh; i bëhem barrikadë libr. 2. (diçkaje). E pengoj diçka që nuk duhetndodhë; i bëhem gardh; i bëhem ledh; i bëhem barrikadë libr. I bie pragutdëgjojë dera (dikush) nuk e thotë drejtpërdrejt atë që kërkohet, i drejtohet dikujt tjetër që ta kuptojë vetë ai që duhet; e hedh fjalën gjetkë; flet tërthorazi e me nënkuptime; i bie derësdëgjojë qilari; i bërtetbijësdëgjojë e reja. I bie *shiupragderës (dikujt). S’ka dalë nga pragu (dikush) është i padalë e i pashëtitur; nuk e njeh botën, ka formimkufizuar; nuk ka dalë shumë nga shtëpiashoqëri (kryesisht për shkak zakoni) dhe nuk është zhvilluar; ka mbetur me horizontngushtë. Na hëngri pragun e shtëpisë (dikush) përçm. shih e bëri kalldrëm (diku) përçm. Ështëpragderës (diçka) thuajse ka ardhur, është shumë afër, e kemi pranë; është prapa derës; po troketderë. E kapërceu (e kaloi) pragun. 1. (dikush a diçka). E kaloi masën a kufirin, shkoi më tej nga ç’duhej; e teproi; e kapërceu (e kaloi) cakun; e kaloi (e kapërceu) kufirin. 2. (dikush). Dolijetë nga një gjendje e mbyllur, hyrijetë; e kapërceu një pengesëpërpjekjet e tij për të arritur diçka. Pragprag shtëpishtëpi, kudo; derë derë; portëportë; vatërvatër. Puthe pragun! iron. mos guxoshkelësh më në këtë shtëpi a në këtë vend!, mos guxovishkëtu!, thuajilamtumirëkëtij vendi. *Pyllpragderës. Nuk qas (nuk do) pragu mushkë shih nuk qas ahuri mushkë. Me *rraqe e me pragje. Nuk ia kam shkelur pragun (derën) (dikujt) nuk kam qenë asnjëherë tek ai; s’i kam vajtur asnjëherështëpi a në zyrë. Iu shua pragu (dera) (dikujt) i vdiqëngjithë, mbeti pa njeri, u shkretua; iu shua vatra (oxhaku); iu mbyll shtëpia; i vuri kyçin (shtëpisë) (dikush); i vuri ferrën (shtëpisë) (dikush); s’i këndongjelishtëpi. T’u shoftë pragu (dera)! mallk.vdekshingjithë!, mos të mbettë njeri gjallë prapa!; mbiftë ferraderë!; të dalshin hithravatër!; të zëntë shtëpia bar! I tregoj pragun (dikujt) shih i zbraz barkun (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.