Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PADAKTILOGRAFÚAR (i, e) mb. Që nuk është i daktilografuar; që nuk është daktilografuar; i pashtypur në makinë shkrimi; kund. i daktilografuar. Material (tekst) i padaktilografuar.
PASHTÝPUR (i, e) mb. 1. Që nuk është thërrmuar a që nuk është bërë pluhur; kund. i shtypur. Piper i pashtypur. Kripë e pashtypur. Arra të pashtypura.
2. Që nuk është shtypur me makinë shkrimi a në shtypshkronjë; i pabotuar; kund. i shtypur. Punim (studim, tekst) i pashtypur.
3. Që nuk është nënshtruar, që nuk është mposhtur; kund. i shtypur. Revoltë e pashtypur.
✱Sin.: i pabotuar, i pathërrmuar, i pabluar, i padaktilografuar, i pabotuar, i panënshtruar, i pamposhtur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë