Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pacekur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PACEKUR

PACÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është cekur.
2. Që nuk është prekur, që nuk është njohurparë. Tema të pacekura. Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik. Përshkallëzim i konfliktitnivele të pacekura.

PANISUR

PANÍSUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka nisurbëhet; i pafilluar. Punë e panisur. Ndërtesë e panisur.
2. Që nuk është prekur a cenuar nga askush, i pangarë, i paprekur (për një gatesë, një enë me pije etj.). Bukë e panisur. Lakror i panisur. Shishe e panisur.
3. Që nuk është stolisur e zbukuruar (zakonisht për nusen). Nuse e panisur. Vajzë e panisur.
Sin.: i pangarë, i paprekur, i pacekur, i pangrënë, i pakafshuar, i pafilluar, i pacenuar, i pazënëfill, i pazbukuruar, i parregulluar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.