Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACAKTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pacaktueshëm; vetia e diçkaje që është e pacaktueshme; mungesë caktueshmërie. Parimi i pacaktueshmërisë (fiz.). Pacaktueshmëri statike (fiz.).
PACAKTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pacaktuar. Sytë e tij shikonin pacaktueshëm. U përgjigj pacaktueshëm.
PACAKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të caktohet me përpikëri; i papërcaktueshëm. Ndryshim (hap) i pacaktueshëm.
✱Sin.: i papërcaktuar, i pacaktuar, i papërcaktueshëm.
PAPËRCAKTÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është përcaktuar, jo i përcaktuar; që nuk dihet me përpikëri; kund. i përcaktuar. Numër i papërcaktuar. Datë e papërcaktuar. Moshë e papërcaktuar. Pikë (vend) i papërcaktuar. Drejtim i papërcaktuar. Diagnozë e papërcaktuar.
2. Që nuk është përpunuar e vendosur mirë, që nuk ka synime të qarta; që nuk është i prerë; i lëkundshëm, i pasigurt; kund. i përcaktuar. Qëndrim i papërcaktuar. Qëllime të papërcaktuara. Masa (detyra) të papërcaktuara. Përgjigje e papërcaktuar.
3. Që nuk dihet mirë se çfarë është ose nga vjen, i turbullt, i mjegullt; kund. i përcaktuar. Ndjenjë e papërcaktuar. Shqetësim i papërcaktuar.
✱Sin.: i pacaktuar, i lëkundshëm, i pasigurt, i papërcaktueshëm, i pacaktueshëm, i errët, i turbullt, i mjegullt, i paqartë, i fshehtë, i pashprehje, i pangjyrë, i papërpunuar, i pavendosur, i dyshimtë, i tymtë.
PAPËRCAKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të përcaktohet me përpikëri; që nuk mund të llogaritet mirë; kund. i përcaktueshëm. Forca të papërcaktueshme. Madhësi e papërcaktueshme.
2. Që nuk mund të dihet se çfarë është ose nga vjen, që mbetet i turbullt. Nga një vend (drejtim) i papërcaktueshëm.
✱Sin.: i pacaktueshëm, i papërcaktuar, i pallogaritshëm, i pamatshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë