Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pabindur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BADIGUÇ

BADIGÚÇ,~I m. 1. bot. (lat. Nardus stricta) Bimë barishtore shumëvjeçare e familjesbarërave, me rrënjëbashkuara e me fije si halat e pishave, që rritetshkëmbinj e në lartësibjeshkëve. Badiguç bjeshke.
2. fig. Njeri kokëfortë, njeri i pabindur; ai që është i ashpër e që sillet me egërsi me të tjerët; dikushhedh gurin e fsheh dorën; njeri pa vlerë.

BANDITE

BANDÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. 1. Grua a vajzëvret e pret dhe plaçkitmënyrëegër e të pamëshirshme; keqbërëse; vrasëse; drejt. pjesëtare e një bande kriminelesh; gangstere. E prangosën si banditerrezikshme.
2. fig. Grua a vajzë e rrezikshme, e pabindur dhe rebele. Kritikët e quajtën këngëtaren një “bandite” të skenës.

DJEMNUSHË

DJEMNÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mit. Grua a vajzë që, sipas besimeve, mendohet se e kanë zënë djajtë a xhindet. Kishte frikë nga djemnushat.
2. fig. Grua a vajzë e prapë, e pabindur e nevrike. Nuk flitej me atë djemnushë.

GDHEND

GDHEND vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjrrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e sëpatës.
2. Skalit me daltë a me diçka tjetërfortë sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali për të bërë aty një figurë, për të shkruar një emër etj.; skalit. Gdhend shkronjat (një mbishkrim, një emër). Gdhend një figurë (një fytyrë). Gdhend në dru (në gur, në mermer, në metal).
3. Bëj një send prej druri, prej guri a prej metali, duke e gërryer a duke e kruar me daltë. Gdhend një lugë. Gdhend një bust.
4. fig. Përpunoj me kujdes, limoj për ta bërë sa më të përsosur; e tipizoj bukur, e paraqit dikë me tipareqarta e tipike në një vepër letrare. Gdhend vargun. Gdhend stilin. Gdhend figurën e heroit. E ka gdhendur si në mermer.
5. fig. Ngulit diçkamendje a në kujtesë. Gdhendkujtesë.
6. fig., bised. Edukoj, mësoj dikë që të jetë i njerëzishëm, i shtruar e i dëgjueshëm, që të dijësilletshoqëri si njeri i qytetëruar; i jap kulturë dhe arsim dikujt; shtroj, zbut një njeripabindur. E gdhendi shkolla (shoqëria, puna, familja). E gdhendën librat.
7. bised. Rrah, zhdëp. E gdhendi në dru.
Sin.: latoj, përlëpij, çepelis, skalis, thadroj, grapcoj, çekanis, zdrugoj, përpunoj, ngulis, rrah shtroj.

GUR

GUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në ujë, por e thyeshme, që gjendetbrendësi ose në sipërfaqetokës si masë e ngjeshur ose në copaveçanta dhepërdoret kryesisht si lëndë ndërtimi; një copë e veçantë e kësaj lënde me përmasandryshme. Gur i fortë (i butë). Gur vullkanik (gëlqeror). Gur stralli kuarc. Gur i gdhendur. Gur lumi (zalli). Gurët e kalldrëmit. Guri i themelit. Gur vatre secili nga të dy gurët e vendosuranëvatrës, carani i vatrës. Gurët e qosheve (e pragjeve). Rrasë guri. Çekan (sëpatë) prej guri. Shtëpi prej guri. Punime në gur. I gdhendur (i shkruar) në gur. Thyej gurë. Hedh gurin. Shtroj me gurë. I ra (e qëlloi, e gjuajti, e goditi) me gurë. Me një gur s’bëhet mur. (fj. u.). Gur, gur bëhet mur. (fj. u.). Gurë, gurë bëhet kalaja. (fj. u.). Pika shpon gurin. (fj. u.). Gur filozofik. Epoka e gurit.
2. vet. nj. Shkëmb (edhe si pjesë përbërëse e emravevendeve). Gur i gjallë shkëmb i tërë, fare shkëmb. Gur i thepisur. Leskovik, o gur i thatë, trima burrat, trime gratë! (kr. pop.) Guri i Kamjes. Guri i Qytetit.
3. Copë prej kësaj lënde zakonisht e gdhendur, që vendosët diku si shenjë. Gur përkujtimor. Gur kufiri. Guri kilometrik. Gur varri.
4. Një copë prej kësaj lënde me përbërje, me përmasa e me trajtandryshme, që kryen një punëcaktuar në një mekanizëm ose që shërben drejtpërdrejt për një punë. Gur grihës. Gur shkrepës. Gur mulliri mokër. Gur zjarri guri i urorit. Gur çakmaku. Gur kafeje gur i fortë, i gërryer brenda e i bërë si havan për të shtypur kafenë.
5. Copë nga një lloj minerali i fortë, i rrallë e i çmuar, me shkëlqimmadh; rubin. Gur i çmuar. Gur xhevahir. Guri i unazës. Unazë me gur. Orë me (pa) gurë.
6. mjek., veter. Formim i ngurtësuardisa organesëmura brendatrupin e njeriut ose të kafshëve (në veshka, në mëlçi, në tëmth etj.). Gur në veshka (në mëlçi). Gurët e tëmthit. Gurët e dhëmbëve. I hoqën (i nxorën) dy gurë.
7. Secila nga figuratpërdorendisa lojëra. Gur bilardoje. Gur shahu. Gur dominoje.
8. bised. Secila nga copat prej metali, me peshëcaktuar, që përdoret për të peshuar mallra a sendendryshme në një peshore, secila nga peshat e peshores; gramar. Gur një kilogram.
9. bised. Bërthama e disa frutave. Gur thane (kumbulle, pjeshke, qershie).
10. fig. Brengë e thellë, peshë e rëndëzemër, gozhdë. Ka një gur në zemër.
11. Sasia e ujitnevojitet për një mulli drithi, për një palë mokra ose sasia e ullinjveshtrydhen njëherësh në një mulli vaji. Një gur ujë. Një gur ullinj.
12. si mb. Shumë i fortë e i ngjeshur. Buka ishte gur. Ka ngrirë dheu, është bërë gur. I ka faqet gur i ka faqetshëndosha, të ngjeshura. E ka mishin gur.
13. si mb. Shumë i rëndë. Thesi qenka gur.
14. si ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Gur i fortë. Gur i rëndë. Gur i ftohtë.
Sin.: mollok, popël, qopal, fufë, shkëmb, gurinë, stranicë, fletar, rubin, xhevahir, shndrizë, peshë, dërhem, grihë, grihës, bërthamë, brengë, i fortë, i rëndë, shumë.
U gur. 1. (diçka). U forcua shumë, u e fortë si guri; u kockë; u tjegull. 2. (dikush). Ngriu e u mpiftohti; u dru. 3. (dikush). Ngriuvend nga frika a nga një fatkeqësi, nuk ndienasgjë. U bëfsh gur! mallk. ngrifsh!, vdeksh! U gur e hi (diçka) u dogj e u shkatërrua krejt; u shkrumb (e hi); u pluhur (e hi); u hi (e pluhur). M’u gur në opingë (dikush) më bezdis shumë, më shqetëson a më dëmton e s’e heq dot qafe, s’e duroj dot më; ma pruri (ma solli) në majëhundës; më plasi shpirtin; më plasi buzën. Bëhem *urë e gurë. E bën bukën gur (dikush) keq. shih bën hesapkrundet (dikush) keq. Bëri gurin e gjakut (dikush) s’la gjë pa bërë; e ktheu mbarë e prapë; bëri kiametin; bëri namin; bëri hatanë bised. E bëj zemrën gur duroj shumë; i zotëroj ndjenjat, e mbaj veten për të përballuar hidhërimin, e mposht një dhembjethellë shpirtërore a një mallmadh; nuk e lëshoj veten, përpiqembëhem i fortë; i vë (një) gur zemrës. I ra gurit e drurit (dikush) u përpoq shumë, u mundua e u rropat pa masë, s’la gjë pa bërë për diçka; çau gur e dru. I rëntë gurit e drurit! mallk. mos prektë asnjeri!, kaloftë pa bërë dëm në njerëz!, rëntë aty ku nuk prish punë! (një sëmundje e rëndë a epidemi, një fatkeqësi natyrore etj.). I ra guriopingë (në këpucë) (dikujt) i ra një e keqecilës nuk i shpëton dot, e zuri një hall që s’e priste. I ra sëpata në gur (dikujt) ngeci a u pengua në një punë, nuk përparon dot, i doli një pengesë e madhe a e pakapërcyeshme; i zuri (i hasi) sharragozhdë; i ngeci sharragozhdë; i ngeci veza kryq. Bluan edhe gurë (dikush) është i fortë nga dhëmbët, ka stomakfortë, ha çdo gjë; nuk bën naze në të ngrënë. Çau gur e dru (dikush) bëri çmos, bëripamundurën, u përpoq me të gjitha forcat e mënyrat për të arritur diçka; i ra gurit e drurit. Çele gur *gojën! iron. Di të lidhë edhe gurë (dikush) është shumë i zoti, bën çdo lloj pune, i zë dora çdo gjë; i vjen ndoresh (dikujt); i zë (i kap) dora (dikujt); ç’i sheh syri ia bën dora (dikujt). E duan edhe gurët e sokakut (dikë) është njeri shumë i mirë, është i butë e i dashur; është melhem për plagë (dikush); shpirt njeriu. I dhimbset gurit e drurit (dikush) të gjithëve u vjen keq për dikë, vuajnëgjithë për të, s’mbetet askush pa u prekur; dhembja është shumë e madhe. *Fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Fol o gur, fol o mur! mospërf. është shumë i heshtur dikush, nuk e hap gojën fare, s’e thotë një fjalë; çele gur gojën! Fsheh (mban) gurin në gji (dikush) shih e mban sëpatën nën gunë (dikush). Fut gurëopingë (në këpucë) (dikush) thotë fjalë a shpifje për ta nxitur dikë kundër një tjetri ose për t’i futurshpirt një dyshim a një shqetësim; fut fitila; fut kunja. U gëzuan gurët e drurët (për dikë a për diçka) u gëzuangjithë, s’mbeti njeri pa e shprehur gëzimin; u gëzuan edhe gurët e dheut. Gur i çmuar njeri me vleraveçanta, njeri i përsosur; njëzet e katër karatësh libr.; i larëflori. Guri i fundit pengesa a vështirësia e vetme, që ka mbetur për t’u kapërcyer. As gur e as haliç shih as mish e as peshk. Gur në hobe njeri shumë i lëvizshëm, që nuk rri në një vend; dikushështë i detyruarlëvizë shpesh a vazhdimisht nga një vendtjetrin; ku ngryset nuk gdhihet (dikush). Gur kilometrik libr. shenjëtregon një arritjerëndësishme a një hapmadh përpara; shkallë e një zhvillimimadh. Me gurëkokë (te koka). 1. Me mundimemëdha, duke kapërcyer vështirësimëdha ose kushterënda. 2. Para rreziqevemëdha, nëpër rreziqe për jetën; me kokëtorbë (në trastë, në thes); me qefin nën sqetull (në kokë). Gur kufiri. 1. Pengesë që nuk duhet kapërcyer; qëndrim a kërkesë e caktuar që nuk duhet shkelur; kufi. 2. Njerirri në një vend si i ngurosur dhe pengontjerët për diçka. 3. Shenjë a diçka tjetërndan dikë ngatjerët ose fushandryshme, bindjet e qëndrimet e njerëzve etj. Gur mulliri. 1. Diçka shumë e rëndë, sa nuk e ngre dot. 2. Njeri shumë i fortë, që nuk e mund a nuk e thyen dot. Veç guri i mullirit nuk e ka bluar (dikë) ka hequr shumë keq, ka vuajtur shumë; ka hequrzitë e ullirit (dikush); ka hequr pikën e zezë (dikush); ka hequr gurin e gjakut (dikush). Gur prove libr. kriter themelorshërben për të provuar qëndrimin ndaj diçkaje, diçka që e vë dikëprovë vështirësie dhe e përcakton përfundimisht atë. Gur në qafë barrë e rëndë që na e ka ngarkuar dikush, përgjegjësi e madhe për dikë a për diçka. Gur qosheje njeri i shquar, me vleraveçanta e me peshë, njeri me rëndësi, që i zë vend fjala e që e nderojnëgjithë. Gur i rëndëvend të vet njerivlerësohet e që ka peshëvendlindje ose atje ku i takonjetë. Gur shahu mospërf. njeribën ç’i thotë dikush tjetër, që lëviz e vepron si do një tjetër a si i duhet atij, pa menduar vetë. Me gurëtrastë i përgatitur mirë e i vendosur që ta dënojë a ta dëmtojë dikë, i gatshëm në çdo kohë t’i bëjë keq. Gur themeli diçka shumë e rëndësishme dhe e qëndrueshme, që shërben si mbështetje për diçka tjetër; kryesorja. Gur varri. 1. I ngrirë, i shtangur, i palëvizur. 2. I heshtur, që nuk flet e nuk ndihet fare; i zymtë, i ngrysur (për njerëzit). Me një gur vret dy zogj (dikush) me një përpjekje, me një veprim a me një lëvizje arrin njëkohësisht dy qëllime, bën dy punë njëherësh; me një të shtënë vret dy zogj. *Gjarpër nën gur. Gjeti *gropën e gurit (dikush). E gjeti guri *vendin. E gjuan me gurë (dikë) e lufton me mënyrapandershme dhe me egërsi; sillet shumë ashpër me të. Ha gur e dru (dikush) shih bën be e rrufe (dikush). Ha gurë e dhe duroj e pranoj çdo sakrificë për dikë a për diçka, bëj çdo gjë për të, s’lë gjë pa bërë. I hedh gurë (dikujt) e sulmoj padrejtësisht dikë, e godit për t’i bërë keq; hedh baltë (mbi dikë). Hodhi një gur në *ferrë (dikush). Hedh gurin e fsheh dorën (dikush) është fsheharak e tinëzar, të bën një të keqe dhe e mohon ose e mbulon me çdo mënyrë; punon e vepron fshehurazi; punon nën rrogoz; i fsheh (nuk i tregon) këmbët. E hedh gurin *larg (dikush). Hodhi një gur në *lumë (dikush). Hodhi një gur në *ujë (dikush). E hedh me gur në *ujë (diçka). I heq gurin e fundit (dikujt a diçkaje) i heq mbështetjen për ta dëmtuar, për ta prishur a për ta shkatërruar, i heq themelin që të bjerë. Heq gurin e gjakut vuaj shumë, robtohem, sfilitem; heqzitë e ullirit; më del shpirti. I ka humbur guri (dikujt) nuk ështëvete; është shumë i hutuar; e ka humbur fillin (dikush); e humbi toruan (dikush). Është si guri në bahe (dikush) nuk qëndron në një vend, lëviz shumë, shkon nga një vend në një tjetër; ku mbillet s’korret; ku ngryset nuk gdhihet; ku gdhihet nuk ngryset; ku bun s’bun. Janë gur e uror (si guri me urorin). 1. Zihen keqas kur janë bashkë, s’pajtohen kurrë. 2. Ndizen menjëherë për njëri-tjetrin kur janë bashkë, marrin flakë shpejt kur afrohen. S’të jep as gur për të çarë kokën (dikush) është shumë dorështrënguar, është koprrac i madh e shpirtlig; s’të jep as litar për t’u varur. Kur të kalbet gurifundlumit shih kur të bëhet deti kos. I ka (në dorë) gjithë gurët (dikush) i ka të gjitha mundësitë e mjetet e duhura për të bërë diçka, s’i mungon asgjë; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën. Ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën (dikush) ka fuqi e mundësiveprojë si të dojë, çdo gjë varet prej tij; ështëdorën e tij të veprojë si do vetë, me të mirë a me të keq; vetë shkruan e vetë vulos; vetë vali e vetë kadi (myfti); vetë kadi e vetë myfti; vetë zot e vetë shkop; pret e qep; lidh e zgjidh (vetë). Kam një gur në zemër vuaj shumë shpirtërisht, jam i brengosur; kam një shqetësim a një peng që më mundon; kam një lëmshzemër (në gjoks, në kraharor). E ka kokën gur (dikush) është shumë kokëfortë, është kokëshkëmb; e ka kokënfortë; e ka kokën gdhe; e ka kokën me gunga; e ka kokën shkëmb. E ka zemrën gur (dikush). 1. Duron e përballon dhembjemëdha shpirtërore, e mban hidhërimin, nuk ligështohet; e ka zemrënfortë; e ka zemrën hekur; ka lindur prej gurit. 2. Nuk i vjen keq për të tjerët, është zemërgur; e ka zemrën limë. Ku ha pula gur (strall) shumë larg, në një vendvështirë për të jetuar. S’lë dy gurë bashkë (dikush) është shumë i mbrapshtë, s’lë gjë pa prekur e pa lëvizur, është trazovaç; bën shumë paudhësi (kryesisht për fëmijët); s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur); nuk lë gur mbi gur; nxjerrvdekurin nga varri. Nuk lë gur mbi gur (dikush). 1. Nuk lë gjë pa lëvizur e pa prishur, s’lë gjë në këmbë, është shkatërrimtar i madh; s’lë dy gurë bashkë; nuk lë gur në këmbë (në vend); s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur). 2. Është ters, s’i del kurrë mbarë një punë. Nuk lë gur në vend (dikush). 1. Bën ç’është e mundur për të plotësuar një dëshirë a një nevojë vetjake, për të arritur një synim etj.; s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur). 2. S’lë gjë pa trazuar e pa lëvizur nga vendi (zakonisht për fëmijë), bën rrëmujë; s’lë dy gurë bashkë; nuk lë gur mbi gur. S’lë gur pa lëvizur (pa luajtur) (dikush). 1. shih s’lë dy gurë bashkë (dikush). 2. Bën çdo gjë për të arritur diçka, i përdorgjitha mjetet e mënyrat; s’lë njeri pa e vënëlëvizje e pa e shfrytëzuar për të arritur qëllimin (zakonisht për interesa vetjakë); nuk lë gur në këmbë (në vend). Ia la gurin në *qafë (dikujt). Ka lindur prej gurit (dikush) është shumë i durueshëm, është shumë i fortë e i qëndrueshëm, nuk thyhet e nuk ligështohet, është zemërshkëmb; e ka zemrënfortë; e ka zemrën gur; e ka zemrën hekur. Luan (lëviz) gurët (dikush) bën ç’është e mundur për të arritur diçka, përpiqet shumë për qëllimin e vet, përdorgjitha mjetet e mënyrat për t’ia arritur qëllimit (zakonisht mënyraparregullta e për interesa vetjakë). Luaj (hedh) gurin e fundit përdor edhe mundësinë e vetme a mjetin e vetëm që më ka mbetur për t’ia arritur diçkaje, pasi kam provuargjitha mënyrat e mjetet e tjera; luaj letrën e fundit. Mat gurët e sokakut (dikush) keq. rri kot, nuk bën asgjë; sorollatet; vjen vërdallë; mat rrugët; vjen rrotull (përqark)1. S’mbeti gur mbi gur u shkatërrua gjithçka, u përmbys nga themelet, mori fund. Mbiftë mbi gur (të thatë)! ur. lebëhet sa më shumë, mbiftë kudo (thuhet për diçkaështë shumë e nevojshme). Nxjerr *dhjamë nga guri (dikush). E nxjerr nga guri (diçka) është shumë i zoti, e siguron diçka edhe kur duket krejt e pamundur, duke shfrytëzuar çdo mjet e mënyrë, bënpamundurën; s’lë gjë pa gjetur, pa zgjidhur etj. Nxjerr *mjaltë nga guri (dikush). Nxjerr *ujë nga guri (dikush). Nxjerr *vaj nga guri (dikush). Pëlcet (edhe) guri (diku) është shumë nxehtë, bën shumë vapë; pëlcet derri; ziejnë fasuletdiell. Pëlcet edhe gurin (dikush) të mundon e të mërzit pa masë; është i padurueshëm, të fryn, të buhavit (dikushështë përtac, i plogët, i pabindur, zvarritës etj.); pëlcet gur e dru; të pëlcet shpirtin. Pëlcet gur e dru (dikush) shih pëlcet edhe gurin (dikush). Pi gurin e gjakut (dikush) shih heq gurin e gjakut (dikush). Qajnë edhe gurët (për dikë) ka qenë njeri aq i mirë, sa u vjen keqgjithëve që ka vdekur ose që është larguar përgjithnjë nga një vend. (Shkoi) gur në ujë (në lumë) (dikush a diçka) shkoi kot, nuk i hyripunë e nuk i shërbeu askujt; humbi çdo vlerë; (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) për dhjamë qeni. Shkul një gur nga një mur është shumë dorështrënguar dikush, mezi e nxjerr lekun nga xhepi; sikur i shkul diçkarëndë dhedhimbshme kur i merr diçka, sadovogël; e ka (e mban) dorën grusht (dikush); shkul një qime nga një derr. Unë me *bukë (me grurë) e ti me gurë. *Urë mbi gurë. Vë gurin e parë (për diçka) e nis unë diçka, jam i parifilloj diçka. I vë gurin e rëndë (dikujt a diçkaje) kërkon ta groposë përgjithmonë, do që ta asgjësojë fare; i vë gurin e varrit (diçkaje). I vë gurë nën rrota (dikujt) shih i vë (i fut) shkopinjrrota (dikujt). I vë gurin e varrit (diçkaje) e mbyll një çështje përfundimisht e në mënyrë që të mos dalë më në shesh dhe të mos e marrë vesh askush; i vë kapak (kapakun); i vë gurin e rëndë (diçkaje). I vuri gurëtzemër (dikujt) e shtrëngoi shumë dikë, e detyroi me forcë për diçka; ia shtrëngoi darët. I vë (një) gur zemrës duroj shumë; i zotëroj ndjenjat, e mbaj veten për të përballuar hidhërimin, e mposht një dhembjethellë shpirtërore a një mallmadh; nuk e lëshoj veten, përpiqembëhem i fortë; e bëj zemrën gur. *Xixë guri. I zuri guri *këmbët (dikujt). Sikur ka zënë perëndinë me gurë (dikush) vuajti shumë, ka kaluar shumë vështirësi e të këqija; u stërmundua, u rraskapit (në jetë a në një punë); hoqi lëngun e ullirit; hoqi pikën e zezë; nuk pa një ditëbardhë; iu nxi jeta (dikujt).

HASHARI
KOKË

KÓK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~A, ~AT 1. anat. Një ndër pjesët kryesore dhe ndër organet e sipërme më të rëndësishmetrupitnjeriut, ku ndodhen trutë, sytë, veshët etj.; krye; kryet. Koka e djalit (e vajzës). Kafka e kokës. Me kokëqethur. Me kokë poshtë (lart). Nga koka deri te këmbët. Ngre (ul) kokën. U plagoskokë. Më dhemb koka. Përshëndeti me kokë. I ra topit me kokë. Fluturon mbi kokat tona. Vuri kapelënkokë.
2. Ky organpjesën e përparmetrupitkafshëve, të shpendëve dhekandrrave; krye. Koka e lopës (e kaut). Koka e gjarprit (e fluturës). Kokë viçi. Mish (tru) koke. Paçe koke. Bleu (hëngri) një kokë keci.
3. Njësi për të numëruar njerëzit, bagëtinë etj.; gojë (që duanhanë a të ushqehen). Rrogë e kokë. Kam njëqind kokë dhen (lopë).
4. fig. Ky organ i trupitnjeriut me trurin si vatër e intelektit dhe e aftësive mendore, si qendër e të menduarit dhe e të arsyetuarit; mendje, mendtë; krye. Njeri me kokë njeri me mendkokë; njeri i mençur. E ka kokën plot është i ditur dhe i mençur. Ia mbushi kokën e bindi. Kështu i thotë koka kështu mendon. Ia bëri koka e ka fajin vetë. Kanë një kokë mendojnë njëlloj. S’ka kokë s’ka mendkokë. S’ia pret koka nuk arrin ta kuptojë a ta mendojë mirë. E ka kokën bosh s’ka mendkokë. E ka kokën shkëmb (të fortë) është kokëfortë. M’u koka çorbë (dhallë, bozë, përshesh, lëmsh, tym)janë ngatërruar mendimet; jam krejt i hutuar. Nuk çan kokën nuk shqetësohet; nuk e lodh trurin a mendjen. S’di ku kam kokën (nga hallet ose telashet). I vjen koka vërdallë ka shumë punë a halle. Bën si i thotë koka bën siç mendon vetë.
5. fig. Kjo pjesë e trupitnjeriut si organipërfaqësues i jetës; jeta e njeriut si gjëja më e çmuar; vetja; krye. Mik për (me) kokë mik që jep edhe jetën për dikë. Lë (jap) kokën për atdheun (për fëmijët) jam gativdes për të mbrojtur atdheun (fëmijët). La kokënluftë u vraluftë. Shyqyr që shpëtoi kokën shyqyrshpëtoi gjallë (veten). Përgjigjem me kokë përgjigjem me jetën time; betohem. I bëri dëm kokës i bëri dëm vetes. Thyej kokën! (mallk.) shkodjall! Për kokën e babait (betim.). Rrit gjarprin të të hajë kokën (fj. u.) thuhet për një njeri mosmirënjohës.
6. Vendi i parë dhekryesor, më i nderuar dhe më i respektuar; kreu i diçkaje. Koka e krevatit (e djepit).
7. edhe fig. Fillimi i një radhe, i një vargu qeniesh a sendesh; kreu i një varg veprimesh a veprimtarish; kreu. Koka e kolonës (e rreshtit, e skuadrës). Koka e frontitluftimit.
8. fig. Përgjegjës a drejtues i lartë dhe i respektuarfamilje, në një ndërmarrje a sipërmarrje etj.; drejtuesi a udhëheqësi, kryetari i një qeverie, i një partie, i një organizate etj.; truri; kreu. Koka e një vendi (e një shteti, e një qeverie). Kryefamiljari (biznesmeni) është koka e familjes (e biznesit). Turmë (organizatë) pa kokë.
9. fig. Thelbi a problemi themelor i një çështjeje, i një kauze etj.; ana kryesore e diçkaje; objektivi, pikësynimi më i rëndësishëm. Koka e problemit (e çështjesdiskutim). Bisedë (muhabet) pa kokë bisedë e kotë, pa një pikësynimcaktuar.
10. bot. Zhardhoku a fryti i rrumbullakët i një bime, kokrrashërben si ushqim, për rimbjellje a për riprodhim. Kokë qepe (hudhre). Kokë lakre.
11. Pjesë përbërëse kryesore e diçkaje, e ngjashme me këtë organnjeriut, me kokrrën a me frytin e disa bimëve a pemëve. Koka e kandarit. Koka e gozhdës (e gjilpërës).
12. kryes. nj., bised. Flokët e kësaj pjesetrupitnjeriut dhedisa kafshëve. Qetha kokën qetha flokët.
Sin.: krye, kryet, kaptinë, mendje, mendtë, jetë, vetja, fillimi, ballë, rradake, kungull, kaploqe, tutkë, udhëheqës, truri, zhardhok, objektiv, pikësynim, kokërr, flokët.
avullon koka (kryet) kam shumë shqetësime e telashe sa nuk di ç’të bëj, s’di nga t’ia mbaj;zien (më mizëron) koka. Bëhet *berberkokën e tjetrit (e qerosit) (dikush) iron. I është bërë koka shih i është bërë mendja M’u koka *barut. M’u koka (mendja) *bozë. M’u koka (mendja) *çorbë. M’u koka *daulle. M’u koka (mendja) *dhallë. M’u koka *finjë. I bëhet një kokë nga këmbët (dikujt) është shumë i sëmurë, po vuan gjatë; s’ka (s’gjen) derman (dikush). M’u koka (mendja) *lëmsh. M’u koka (mendja) *llum. M’u koka (mendja) *përshesh. M’u koka (mendja) *tym. Ia bëri koka (dikujt) e ka fajin vetë, si bëri ashtu gjeti. I ka bërë kokën (kryet) (dikujt) e ka lindur; ka bërë që të vijëkëtë jetë, i ka dhënë jetën; i ka bërë rradaken bised. Bën kokë (krye) nga bishti (dikush) s’lë gjë pa bërë për t’ia arritur qëllimit, ia gjen mënyrën a mjetin, përmbys çdo gjë për të fituar. I bëj kokën (mendjen) *bozë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *çorbë (dikujt). Ma bëri kokën *daulle (dikush). Nuk i bën koka *def (dikujt). S’i bën koka *dimër (dikujt). Ma bëri kokën (mendjen) *dhallë (dikush). bën koka *miza. Ma bëri kokën (mendjen) *përshesh (dikush). Ma bëri kokën (mendjen) *sallatë (dikush). Ia bëri kokën *tullë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *tym (dikujt). Bën me kokë (me krye) të vet (dikush) vepron si mendon vetë, nuk pyet asnjeri, bën si di a si do vetë, nuk i merr mendim askujt. Bëj *pazar kokën (xhanin). Më ra *çatiakokë. I ka rënë *diellikokë (dikujt) edhe iron. I bie kokës (në kokë). 1. (dikujt) E godet, e qorton ashtu siç duhet e aty ku duhet, nuk e kursen. 2. (diçkaje) Fillon ta harxhojë, ta shesë a ta hajëgjithë pa kursim (për paratë, plaçkat, bagëtitë etj.). I ra mbi kokë (mbi krye) (dikujt) është ai që do ta përballojë diçka ose që do ta vuajë një hall etj.; atij i ndodhi, atë e gjeti e keqja, ai e pësoi. I ra në kokë (dikujt). 1. E trullosi, e zuri, e dehu (rakia a ndonjë pije tjetër); i ra në tru; ia mori mendjen. 2. E joshi, e magjepsi; u shastis pas dikujt a pas diçkaje, u si i marrë; iu ndez koka; i hipi (i kërceu) në kokë; ia plasikokë; ia mori mendjen; i pikonzemër. Ku më ka rënë koka ku kam lindur. Më ra prapa kokës (diçka) më goditi rëndë, më preku shumë diçka e papritur, më trullosi. I bie kokës me grushte (dikush) pendohet rëndë për një veprimgabuar a për një faj që ka bërëparë, e dënon veten për atë që ka thënë a që ka bërë, shpreh pendimthellë; i bie gjoksit me grushte; rreh gjoksin. I bie koka *erë hallvë (dikujt) keq. Më ka rënë *leshtë e kokës (me diçka). Bie *miu e thyen kokën (diku). Më ra *qiellikokë. Më kanë rënë *qimet e kokës (me diçka). I bie *malit me kokë (me krye) (dikush). I bie *murit me kokë (me krye) (dikush). Më ra *tavanikokë. Më ka rënë *valakokë. E bluankokë (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten.buçet koka kam shumë kokëçarje e telashe, s’di nga t’ia mbaj;zien (më mizëron) koka; më avullon koka (kryet). M’u ça (m’u hap) koka kam dhembjemadhekokë; kam zjarrmimadhe; m’u hapën trutë.çau kokën (kryet) (dikush). 1. Më shqetësoi me zhurmën e vazhdueshmebën, më shurdhoi; çau veshët. 2. mospërf.mërziti shumë me fjalë, me këshilla, me qortime, me kërkesa ose duke përsëritur shpesh diçkapapëlqyeshme;çau veshët; më çau trapin shpërf. vulg.;çau bythën përb. vulg. Nuk çan kokën (kryet) (dikush). 1. Nuk shqetësohet fare për dikë a diçka, nuk tregon asnjë kujdes; nuk e prish qejfin; nuk e prish gjakun; nuk e vë ujinzjarr; nuk iu dogj barku (dikujt) iron.; nuk i plasi barku (dikujt) iron.; nuk i hapet barku (dikujt) përçm.; e hedh pas (prapa) krahëve; aq i bën (dikujt). 2. shih nuk e lodh mendjen (dikush). 3. Nuk pyet fare për dikë a diçka, për ato që i thonëtjerët, për qortimet që i bëjnë etj., s’ia ka frikën askujt dhe asgjëje; s’e çan kaptinën bised.; s’e zë meraku (dikë); nuk i bëhet vonë (dikujt); s’e bën qejfin qeder; s’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë. Çan *pishën me kokë (me krye) (dikush). Çoi kokën (kryet) (dikush). 1. U mëkëmb pas një sëmundjejerëndë; e mori veten. 2. U përmirësua ekonomikisht, ështëgjendje më të mirë; e mori veten. I doli *hurimajëkokës (dikujt). I doli koka (diçkaje) u shfaq, u zbulua, u duk; i dha shenjat.del *avull nga koka. Më del *flakë nga koka. Më del *tym nga koka. Më del *zjarr nga koka. S’i dëgjon koka (dikujt) nuk dëgjonbëjë si i thotë dikush, nuk bindet e nuk pranon, është kokëfortë; nuk i mbushet koka; nuk merr vesh (dikush); s’i mban vesh (dikujt). S’di ku të futë kokën (kryet) (dikush) ka shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëjëparë; është shumë i shqetësuar e s’di si të veprojë. S’di ku kam kokën (kryet) kam shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëjparë; jam i hutuar e s’di si të veproj; e humba kokën. I di koka (dikujt) është i zgjuar e i shkathët, di shumë a kupton shpejt; nuk ia hedh dot; di të sigurojë gjithçka për vete; i di lëkura; i di rradakja bised. Ia di kokën (dikujt) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). M’u drodhën *leshrat e kokës. M’u drodhën *qimet e kokës. E do me *kobure (me revole) (kokës) (dikush). Me dy *farëzakokë (dikush) mospërf. S’i dhemb koka (kryet) (dikujt) i ka të gjithamirat, nuk i mungon asgjë, nuk vuan për asgjë, nuk ka asnjë shqetësim, as që do t’ia dijë. I fërkon kokën (kryet) (dikujt) e mbron dhe e përkrah; e merr me të mirë, e përkëdhel për t’i marrë mendjen dhe për të përfituar diçka. Ia fërkoj kokën me *akull (dikujt).fërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. shih ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush).fluturon (të ikën) koka (kryet)pret dënimi më i rëndë, të ikën jeta, të pret vdekja;fluturon (të ikën) kaptina bised. M’u fry koka. 1. Ndiej lodhjemadhe nga puna mendore. 2. Më duket vetja shumë i mençur, shumë i zoti a shumë i kulturuar, fryhem e kapardisem sikur çoç jam; m’u rrit mendja. Ia ftohu kokën (kryet) (dikujt) e bëri t’i shohë gjërat siç janë, e bëriheqë dorë nga entuziazmi i kotë a nga bindja e gabuar dhebëhetrealist; e shtroi dikë, e bëribindet, të ulet e të shohëvërtetën siç është. Fut kokën (diku) strehohem diku; fshihem diku. E fut kokën*lak. Ia futikokë (në krye) (dikujt) e bindi dikë për diçka, e bëri që ta kuptojë e ta ngulë mirëmendje diçka; ia kujtoi, ia përmendi që të mos e harrojë. Nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka) s’e kuptoj dot a s’e mësoj dot diçka, nuk arrij ta rrok a ta kap e ta mbaj mend; nuk ma nxë koka; nuk më futet (nuk më hyn) në kaptinë bised. nuk më hyn në tru; nuk i gdhendet koka (dikujt). Nuk i gdhendet koka (dikujt). 1. S’e kupton a s’e mëson dot diçka, nuk arrin ta rrokë, ta kapë a ta mbajë mend; nuk ia nxë koka; nuk i futet (nuk i hyn) në kokë (në krye). 2. Nuk shtrohet, nuk bindet, nuk merr vesh çfarë i thonë; është kokëfortë. Me gurëkokë (te koka). *Gjarpër me dy koka. E gjeti kokën e kandilit e pësoi rëndë siç e meritonte me sjelljen e vet të keqe, mori atë që meritonte. I ha (i kruhet) koka (dikujt) jep shkak vetë që ta qortojnë a ta rrahin, kruhet vetë, s’rri urtë; e kërkon vetëkeqen, s’rri rehat, nuk ruhet; i ha koka për brirë; i hanë brirët; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); i hanë (i kruhen) hundët. Ia hëngri kokënI (kryet) (dikujt). 1. E mërziti shumë duke i kërkuar vazhdimisht diçka derisa ia arrin qëllimit. 2. E çoi drejt vdekjes; e shpurivarr, e vdiq. Ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri zemrën (shpirtin). Hanë kokën (me njëri-tjetrin) zihen, grinden, nuk lënë gjë pa thënë kundër njëri-tjetrit; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); shkojnë thikë e brisk. Kokënhanë! mospërf. lezihen e të vriten, as që bëhem merak për ta; vetë e pësofshin! I ha koka për brirë (dikujt) e kërkonkeqen vetë, kruhet vetë për sherr a për diçka tjetërkeqe; i ha koka; (e kërkon) si breshka gozhdën (dikush). Ma hëngri kokën (kryet) (me të mirë) (dikush) më bindi me fjalëmira, ma ktheu mendjen me të butë për diçka që e kisha vendosur; nuk mund ta kundërshtoja më;bëri për vete; ma hëngri zemrën.hapi kokën (dikush) më nxori telashemëdha; më mërziti shumë. E heq (e fshij) nga koka (diçka) nuk mendoj më për diçka, e harroj përfundimisht; e fshij (e shlyej) nga mendja; e fshij (e shlyej) nga kujtesa. I hipi një *avullkokë (dikujt). I hipi (i kërceu) *gjakukokë (në tru) (dikujt). I hipi në (mbi) kokë (dikujt). 1. Nuk i ndahet; e vëzhgon dhe e kontrollon vazhdimisht; i rri (i qëndron) në (mbi) kokë. 2. E nënshtroi, e theu; e përuli; e vuri poshtë (dikë). I hipi (i kërceu) në kokë (në krye) u ndez menjëherë; iu mbush mendja për të bërë diçka dhe nuk heq dorë; ashtu iu tek e ashtu do të bëjë; i ra në kokë; iu ngulkokë; i hipi (i kërceu) në tru; i shkrepi (i feksi) në tru; iu ngul në tru; i kërceu delli (i ballit). Më ka hipur*majëkokës (dikush a diçka). S’më hiqet nga koka. 1. (dikush a diçka) shih s’më hiqet nga mendja (dikush a diçka). 2. (diçka) Nuk më shkulet një bindje a një mendim i caktuar, e mbaj përgjithnjë ashtu si e di a si e besoj; m’u mendja havale. E humba kokën u hutova krejt, nuk e di ku jam e ç’po bëj; u trullosa, s’jam i kthjellët në të menduar; s’di ku kam kokën. Humbi kokën e pyet për flokët (dikush) shih humbi qetë e pyet për brirët (dikush). Humbi *mendtë e kokës (dikush). I hyrikokë (në krye) (dikujt). 1. (diçka) E kuptoi dhe e përvetësoi, e kapi, e rroku, e mësoi; i hyrikaptinë bised.; i hyri në tru. 2. (për diçka) shih i hipi (i kërceu) në kokë (në krye) (dikujt).kanë hyrë *mizakokë. I iku (i shkoi) koka (kryet) (dikujt) e vranë, i morën jetën; vdiq; i iku (i shkoi) kaptina bised.ikën *trutë e kokës. Është *fushë nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush). Është *fyell nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush) mospërf. Është kokë (krye) më vete dikushbën siç mendon vetë, ai që mendon e vepron ndryshe ngatjerët; njeri i veçantë e disi i çuditshëm; ai që vepron sipas kokës së vet, që s’do t’ia dijë për askënd; kokëkrisur; është kaptinëvete bised.; bën fshatvete (dikush). (Është) *mizë pa kokë (pa krye) (dikush). Është *poç nga koka (nga mendja) (dikush). Është *qyp nga koka (nga mendja) (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Jap kokën (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë; jap edhe jetën për dikë;kokën. 2. shih pres kokën (kryet) (për diçka). S’të jep as *gur për të çarë kokën (dikush). I jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën (dikush). S’të jep një *morr të kruash kokën (dikush) përçm. S’kam *çati mbi kokë. S’ka kokë (dikush). 1. shih s’ka tru (dikush). 2. (për dikë a për diçka) Nuk e vlen, nuk e meriton dikë a diçka, s’është aq i mirë për të. 3. (diçka) E ka humbur forcën, s’është më i fortë; nuk mban dot gjatë, ka kaluar e nuk mundkthehet më (zakonisht për reshjet, për motin etj.). Një kokë kanë mendojnë e veprojnë njësoj, njësoj (zakonisht për të keq). Me sa ka në kokë (në krye) me sa fuqi që ka, me gjithë forcën e zërit; sa i ha zëri; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; sa i hanë mushkëritë; në kupëqiellit. E ka kokën me *ashkla (dikush) përçm. E ka kokën (kryet) *bosh (dikush). E ka kokën *cangë (dikush) krahin. E ka kokën *cekët (dikush). E ka kokën me *cepa (dikush). E kam kokën (mendjen) *çorbë. E kam kokën *daulle. E kam kokën (mendjen) *dhallë. E ka kokën *fortë. E ka kokën *fushë (dikush). E ka kokën *gdhe (dikush). E kam kokën*gërshërë. E ka kokën me *gunga (me xhunga) (dikush). E ka kokën *gur (dikush). S’ka as kokë e as këmbë (diçka) është pa trajtë, s’ka as fillim e as mbarim; është rrëmujë a lëmsh e nuk di nga ta kapësh (një punë). Ka kokën nga këmbët (dikush) tall. është shumë i prapë (zakonisht për një fëmijë); s’lë dy gurë bashkë; s’i rri bytha në një vend (dikujt). E ka kokën *kërcu (dikush). E kam (e mbaj) mbi kokë (në krye) e sipër (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër. E ka kokën *mushkë (si të mushkës) (dikush). E ka kokën (kryet) *plot (dikush). E ka kokën*prush (dikush). E kam kokën (mendjen) *rrëmujë. E ka kokën *shkëmb (dikush). E kam kokën mbi *shpatulla. E ka kokën *shpellë (dikush). E ka kokën *tullë (dikush). E ka kokën *vare (dikush). Nuk e ka kokën (mendjen) në *vend (dikush). E ka kokënvend *të lig (dikush) keq. E ka kokën me xhunga (me *gunga) (dikush). E kam kokën *zjarr. Ka *lakrakokë (dikush). E kam *lidhurkokë (diçka). Nuk i ka mendtëkokë (në krye) (dikush) nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; i ka mendtëmajëthanës; i kanë dalë mendtë mbi bishtaleca (dikujt). E ka mendjen (i ka mendtë) në kokë (dikush). 1. Ështëgjendjearsyetojë vetë, gjykon vetë; është i mençur, nuk është budalla; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës. 2. Është i përmbajtur, nuk flet a nuk vepron pa i matur e pa i peshuar mirë gjërat; e zotëron dhe e kontrollon veten; nuk është i rrëmbyer. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (dikush) nuk ështëgjendjegjykojë drejt, bën punë a veprimepamenduara mirë, është i rrëmbyer; nuk është i zgjuar e i matur, sillet si i marrë; e ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe; e ka mendjen (i ka mendtë) pas shpine; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) në kokë. Kam *mizakokë. Ka *mjegullkokë (dikush). S’kam ku të përplas (të përpjek) kokën (kryet) s’kam ku të ankohem ose të kërkoj ndonjë këshillë, jam pa mbështetje e pa përkrahje, s’kam kujt t’i drejtohem për ndihmë a t’i qahem. Ka *sy edhe prapa kokës (dikush). S’ka *tru në kokë (dikush). *Këmbë e kokë (e krye). Më këndojnë dyzet *gjela (mbi kokë). Ia këputi kokën (kryet). 1. (dikujt) E vrau dikë, e mbyti; e zhduku pa mëshirë; e dëmtoi shumë rëndë; ia shtypi kokën; ia përdrodhi kokën. 2. (diçkaje) E ndaloi prerazi diçka, nuk e la më të vijojë, të zhvillohet, të bëhet etj., ia ndërpreu rreptë zhvillimin a përparimin; e shtypi; i vuri kapak (kapakun).kërcyen *trutëkokë. (Kërkon) *qimet e kokës (dikush). Koka bën e koka pëson e pëson vetë ai që gabon a që ka faj, po veprove a po u solle keq, mbi ty do të bien pasojat; kush e bën një të keqe, e pëson vetë. Pa kokë (pa krye) e pa bisht jo me formëcaktuar, i çrregullt; që s’di ku fillon e ku mbaron, që s’merret vesh si është e ku ta kapësh, jo i plotë e jo sistemor. Sipas kokës i vënë festen (dikujt) aq sa vlen ose ashtu si sillet, atë vlerësim i japin; nuk ka pse ankohet e mirë t’i bëhet nga pasojat e hidhuraveprimevevetagabuara; si e kërkon e gjen; sipas brumit edhe tharmin; ashtu i do mushka drutë; ajo baltë për atë mur është; ia presin gëzofin. Kokë e këmbë. 1. Me të gjithë trupin, që nga koka e deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët. 2. Krejt, plotësisht, tërësisht; fund e krye; ballë e fund; ballë e kurriz (e shpinë); me bar e me gjethe. Nga koka deri te këmbët i tëri, i gjithi; kokë e këmbë; fund e krye; deripalcëqafës. Kokën (kryet) këtu e këmbët atje (dikush) mezi pretnisetkëtej e të vejë diku, me trup është këtu, por mendon gjithnjëikë sa më parë gjetkë, nuk e mbledh mendjenqëndrojë atje ku punon; me mendjengritur. Kokëkokë. 1. Të gjithë një për një; me radhë, secilit, pa lënë asnjë. 2. Fare afër, ngjitur njëri pranë tjetrit; kryekrye. 3. Fshehurazi ngatjerët, në mënyrëfshehtë; vetëm për vetëm. Me kokën (me kryet) lart. 1. Krenar; me ballë (me ballin) lart. 2. I papërkulur, i panënshtruar; pa u përkulur; kund. me kokën (me kryet) poshtë. Kokë e madhe njeri i shquar, mendimtar i madh a personalitet i njohur, njeri shumë i zgjuar e i ditur; mendje e ndritur. Me kokënxehtë shumë i zemëruar, gjaknxehtë; me inatmadh; me gjaknxehtë. Me kokë poshtë jo ashtu siç është, tjetër për tjetër, përmbys, shtrembër. Me kokën (me kryen) poshtë. 1. Pa nder, i turpëruar, kokulur. 2. I nënshtruar, i përulur; kund. me kokën lart. Me kokëprerë si i vrarë, shumë i mërzitur e i dëshpëruar; fare i pafuqishëm (nga një e keqe që e ka gjetur dikë a nga një goditje e rëndë që i është dhënë). Me kokëprush shih me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë). Kokë qepe mospërf. dikush që nuk vlen fare e që mundbëjnë ç’të duan me të, që s’i dhimbset askujt, që nuk e çmojnë e nuk e kursejnë.kokën tënde! ur.dasmën tënde!; në gëzime edhe tek ti!;krye tënd! Me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë)rrezikmadh, pa e ditur s’e ç’e keqepret, me rrezik jete pranë; me qefin nën sqetull (në kokë); me kokëprush. Kokë turku libr. mospërf. njeribëhet viktimë për dikë tjetër pa pasur faj, për të krijuar përshtypjen se u dënua fajtori i vërtetë; dashi i kurbanit. Me kokë (me krye) ulur kokulur. Ia kripi kokën (dikujt). 1. përb. E vrau; e zhduku nga faqja e dheut. 2. Ia zuri shumë shtrenjtë diçka, i mori shumë para për diçka; ia lau kokën; ia mati kokën me pe. I krisi koka (dikujt) u çmend; u kokëkrisur; i krisi mendja; u prish nga mendtë (mendsh) (dikush). Kruan kokën (dikush). 1. Rri e mendohet, përqendrohet që të kujtojë a të kuptojë diçka; ështëmëdyshje; s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anëmbajë; kruan veshin. 2. S’ka ç’të bëjë gjë tjetër kur ka mbetur ngushtë a gjendet keq, rri e pret ç’do të ndodhë, ka humbur çdo mundësi.kruan kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. shihfërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. E kthen kokën (kryet) nga lëviz qafa (dikush) bën veprime të pakontrolluara, nuk është i vetëdijshëm për atë që bën; vepron me komandën e tjetërkujt, bën si t’i thotë dikush. E kthen me kokë poshtë (diçka) e paraqet ndryshe nga ç’është ose në të kundërtën e saj; e shtrembëronvërtetën; e përmbys. Kthej kokën (kryet) prapa shohkaluarën time, gjykoj e vlerësoj si jam sjellë e si kam vepruarparë; nxjerr përfitim nga përvoja ime. Ia lau kokën (kryet) (dikujt). 1. E qortoi rëndë dikë për gabimin që ka bërë; i dha dënimin e merituar. 2. I mori gjithçka, s’i la asgjë, e rropi mirë e mirë; ia kripi kokën; ia mati kokën me pe. *Leshtë e kokës. Lë kokën (kryet) (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë, e vlerësoj aq shumë sa jam gatibëj çmos për të; jap kokën. 2. Jap jetën për dikë, vdes për të; sakrifikohem për të. 3. keq. Vdes; vritem;rrashtën; lë kaptinën bised.; lëkurën; kockat; rruazën. Sa të lësh kokën është aq bukur, aq mirë etj. diku, sa nuk të vjenlargoheshandej; do me çdo kushtrrish aty.*leshtë e kokës (për diçka). S’la *leshkokë (dikush). La *mendtë e kokës (dikush). S’i lë *mendkokë (dikujt).lëshon koka *miza. Më lëshon (më nxjerr) koka *tym. S’e lodh kokën (kryet) (për diçka) shih s’e lodh mendjen (për diçka).luajti *çaçka e kokës. Më luajti *kafka e kokës. Më luajti *kapaku (tabani) i kokës. (Po) më luan *mendja e kokës. Më luajti *tepja e kokës. Më luajti *tepeleku i kokës. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur, ka bukuri magjepsëse; t’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet); për ta pirëkupë (dikë); merrqafë (dikush). I ka marrë koka (mendja) *erë (dikujt). Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) koka (dikujt) është i pabindur, s’do që të kuptojë a të dëgjojë, është kokëfortë. Ia mati kokën me pe (dikujt) i mori një çmimlartë për diçka, e bëri që ta paguajë shtrenjtë; asnjë lëshim nuk i bëri; ia kripi kokën; ia lau kokën. E mban kokën lart (*përpjetë) (dikush). E mban kokën *mënjanë (dikush). E mban kokën *poshtë (dikush). E mbaj kokën *prapa. (Sikur) mban *qiellin mbi kokë (dikush) tall. Mbeti pa *mendkokë (dikush).mbiukokë (në krye) (diçka) shihmbiumendje (diçka). Ia mbush kokën (dikujt) e bëj të më kuptojë e të më dëgjojë për diçka, flas shumë dhe e bind; ia mbush mendjen. Ia mbushi kokën me *ashkla (dikujt). Nuk i mbushet koka (kryet) (dikujt) nuk do të kuptojë a të dëgjojë; nuk bindet, është kokëfortë; nuk i mbushet mendja; nuk i mbushet kungulli bised.; s’i dëgjon koka. Me *mendkokë. Për *mendtë e kokës (e kresë). *Mik për kokë. Si *miza pa kokë (pa krye). Iu ndez koka (dikujt). 1. I hipi për diçka, do që ta ketë patjetër, iu ngulit e do ta bëjë; i ra në kokë. 2. U inatos keq, u nxeh shumë, u tërbua; i hipi (i kërceu) në kokë. *Nepërkë me dy koka keq. Ngre *këmbët e i bie kokës (dikush). Ngre kokë (krye). 1. E marr veten, dal nga një gjendje e vështirë a e rëndë. 2. shih ngre krye (kokë). 3. shih nxjerr kokë (diçka). E ngriti kokën (dikush) mori guxim e nuk nënshtrohet më, është bërë krenar; tregon krenari; e ngriti qafën; kund. e uli kokën. Ngrihen *këmbët e i bien kokës. M’u ngritën *leshrat e kokës. E ngul (e ngulit) në kokë (diçka) shih e ngul (e ngulit) në mendje (diçka). Iu ngul (iu ngulit) në kokë (dikujt). 1. shih iu ngul (iu ngulit) në mendje (dikujt). 2. Ka diçkamendje që nuk i hiqet, i është fiksuar; i hipi (i kërceu) në kokë; iu mendja havale. Nuk më nxë koka. 1. Nuk e marr dot me mend, nuk arrij ta kuptoj a ta pranoj si të arsyeshme diçka; s’ma nxë mendja; s’ma nxë kaptina bised.; s’ma nxë rradakja bised. 2. shih nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka). Nxjerr kokë (*krye) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) kokën (kryet) u zbulua, e tregoi veten se kush është e ç’qëllime ka; filloi a rifilloiveprojë. E ka nxjerrë kokën *prapi (dikush). nxori *trutë e kokës (dikush). Nxjerr *tym nga koka. *Okë e kokë. E pagoi (e lau) me kokë (dikush) e pësoi shumë rëndë për një veprim që ka bërë, humbi edhe jetën; i kushtoi shumë rëndë për një veprim. Ia përdrodhi kokën (kryet) (dikujt) përb. e vrau, e zhduku pa mëshirë; e dënoi shumë rëndë, sa nuk mundbëjë më gjë; ia këputi kokën (kryet); ia përdrodhi qafën. Përpjek (përplas) kokën (kryet). 1. Bëj ç’është e mundur vetë për të arritur diçka, pa ndihmën e të tjerëve; mundohem me sa kam fuqi, mundohem për t’ia dalë vetë. 2. (te dikush) Vete e kërkoj ndihmë a mbështetje te dikush kur kam një hall. I pjell koka (dikujt) shih i pjell mendja (dikujt). plasi koka shihdolën trutë. Ia plasikokë (dikujt). 1. Iu tek papritur për diçka; i hipi (i kërceu) në kokë; i shkrepikokë. 2. E gjeti papritur një e keqe; i ra në kokë. Pres kokën (kryet) (për diçka) jam plotësisht i sigurt, e them me bindjeplotë, të siguroj për jetën timekështu është; pres qafën; jap kokën kryet; e vë kokënkandar2; e vë kokënsatër; vë dorën (duart) në zjarr (në prush); shpohemhundë. T’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur e i mirë, sa s’bëhet (kryesisht për vajzat); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet); (është) për ta pirëkupë (dikush);merrqafë (dikush). (Sikur) i ka prerë kokën (kryet) (dikujt) i ka ngjarë krejtësisht, është gjallë ai; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (për hundësh) (dikush). S’ia pret koka (dikujt) nuk kupton shumë, nuk e kap vetë diçka; nuk është i zgjuar; s’i hynkokë; s’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja. M’u pre koka humba shpresat dhe u pajtova me gjendjen, duke hequr dorë nga diçka që e doja a që e kërkoja. I punon koka (dikujt) është i zgjuar, ka aftësi mendore; ka fantazi; i pjell koka; i punon mendja; i punon truri. Qafsh kokën tënde! mallk. 1. Vdeksh! 2. përk. Përdoret kur i lutemi dikujt me të cilin kemi afri dhe duam të na e plotësojë dëshirën. Qan me *theskokë (dikush). Me *qefinkokë (nën sqetull). *Qimet e kokës. Nuk i qullet koka (dikujt) iron. shih është kokë (krye) më vete (dikush).rrahin shumë *çekanëkokë. I rri *çekan mbi kokë (dikujt). I rri (i qëndroj) në (mbi) kokë (mbi krye) (dikujt a diçkaje) nuk i ndahem dikujt a diçkaje, kujdesem ditë e natë për dikë ose për një punë a për një detyrë që më kanë ngarkuar; i qëndroj afër, e mbikëqyr vazhdimisht, nuk i ndahem; i rri çekan mbi kokë (dikujt); i rri si vaji mbi uthull (diçkaje); i hipi në (mbi) kokë (dikujt); i rri përsipër;solli *diellin mbi kokë (dikush). E solli (e pruri) kokën (kryet) (dikush) mospërf. erdhi (për dikë që nuk e duam), më mirë të mos kishte ardhur; kund. theu (këputi) qafën. I shkrepikokë (diçka) shih i shkrepimendje (diçka). Ia shkuli nga koka (diçka) shih ia shkuli nga mendja (diçka). Na shkuli *mendjen e kokës (dikush). Ia shpëlau kokën (dikujt) ia hoqi nga koka disa mendime a pikëpamjegabuarakishte; ia kulloi mendjen; ia shpëlau trutë. Shpëtoi kokën (kryet) (dikush) nuk u vra; humbi gjithçka, por mbeti gjallë; jeton; shpëtoi lëkurën keq. Shtrëngoj kokën me duar jamhallmadhe e s’di ç’ të bëj; mendohem shumë; vras mendjen; shtrydh trutë. Ia shtypi kokën (dikujt) e shkatërroi krejt, e asgjësoi pa mëshirë, e zhduku përfundimisht; e vrau me egërsi. T’i shtypësh *hudhrakokë (dikujt). I shtyp *kripëkokë (dikujt). I është trashur koka (dikujt) shih i është trashur mendja (dikujt). *I trashë nga koka (nga trutë, nga mendja). E thava kokën (për diçka) e vendosa një herë e mirë për diçka, jam i bindur e nuk kamlëkundje; e bëra mendjen top; e bëra mendjen okë; i dhashë karar. Me *theskokë. I theu *arrakokë (dikujt). Theu kokën (kryet) (dikush). 1. Ra e u vra keq; u dërrmua; theu (këputi) qafën. 2. Jo vetëm nuk ia arriti qëllimit, por edhe e pësoi keq nga përpjekjetbëri.thyen kokën (kryet) (dikush) është shumë i pasur; ka shumë para. E uli kokën (kryet) (dikush). 1. U nënshtrua, u përul; u bind, u shtrua, nuk kundërshton më; e uli (e shtroi) qafën; kund. e ngriti kokën. 2. U turpërua; e ndien veten ngushtë. 3. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; vari kokën; i ranë pendët (dikujt); i janë varur mustaqet (dikujt). 4. U shtrua mirë për të punuar, nisipunojë pa fjalë, me ngulm e pa nxjerrë kërkesatjera. *Ulërimë me theskokë. I varen *re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje). Vajti për *balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. (Është) për të vënë duartkokë shih (është) për të qarë me (dyzet palë) lot. Vari kokën (kryet) (dikush). 1. U mërzit a u zemërua, ndenji me kokën varur. 2. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; u pajtua me dikë a me diçka; uli kokën; i ranë pendët (dikujt). I vajti koka (kryet) (dikujt) u vra, vdiq; mbaroi.duartkokë (në krye) habitem a shqetësohem shumë për një gjendjekeqe, për një rrëmujë, për diçkaprishur etj.;kokën me dorë; vë kujën. Për të vënë duartkokëgjendje shumëkeqe, të çuditshme e të padurueshme, që të frikëson a të dëshpëron shumë; në gjendjevajtueshme, që të trishton kur e sheh; për të qarë me lot. I vuri *gishtin kokës (dikush). I vë kokë (muhabetit etj.) e përmbyll duke thënë fjalën e fundit, duke nxjerrë një përfundim, duke shprehur qëndrimin për ç’ka flasim etj. E vuri (e futi) kokën*gërshërë (dikush). E vë kokën*kandar. E vë kokën*satër. E vuri kokën në *trastë (në torbë) (dikush). I vë *perin kokës. I vuri *rreth (një rreth) kokës (dikush).erdhikokë (në krye) (diçka) nisamendoj për diçka; u kujtova;erdhi (më vajti) në mendje; më erdhi (më shkoi) ndër mend.vjen (më sillet) koka *rrotull (përqark). I erdhi mendja*vend (dikujt). vjen (më sillet) mendja (koka) *vërdallë. Vras kokën (për diçka) shih vras mendjen (për diçka). Vuan për *mendtë e kokës (dikush). Vuan për (nga) *trutë e kokës (dikush). I zuri çarku kokën (dikujt) ka rënëgjendjevështirë e pa rrugëdalje; ështëhallmadh, është shumë ngushtë, e ka punën keq; i zuri rrota (qerrja) bishtin.zuri koka u lodha a u mërzita shumë nga zhurmat, nga fjalët ose nga kërkesat e dikujt, nga diçka shqetësuese a diçka që nuk e dua etj., më dhemb koka nga ato, nuk duroj dot më. Ia ka zënë kokën me *derë (dikujt).kokën (kryen) me dorë habitem e zemërohem nga diçka e padrejtë ose e rreme; çuditem shumë, se më duket krejt e papritur a e pangjarë;duartkokë; (është) për të vënë duarkokë. I zë koka*tavan (dikujt). zien (më mizëron koka) kam shumë punë, shqetësime, halle etj. e s’di nga t’ia mbaj; buçet koka; më del tym nga koka; më del zjarr nga koka; e kam kokën zjarr; më del avull nga koka; më avullon koka (kryet); më bën koka miza; më ziejnë trutë; më zien mendja; më ka rënë valakokë; më rrahin (shumë) çekanëkokë; jam në tym; më këndojnë bilbilat; më digjet rrogozi nën vete.

KOKËFORTË

KOKËFÓRTË mb. 1. mendon e vepron sipas kokës së vet; këmbëngulës në të vetën, megjithëse mund të mos ketëdrejtë; i pabindur. Njeri kokëfortë.
2. fig. shpreh kokëfortësi, që nuk mundkundërshtohet dot (për një fakt, për një mendim a gjykim etj.). Faktet janë kokëforta.
Sin.: i pabindur, i pamarrëvesh, i padëgjuar, kryeneç.

KOKËMUSHKË
KOKËSHKËMB
KOKËTULLË

KOKËTÚLLË mb., mospërf. 1. Kokëfortë.
2. fig. I pabindur, kokëmushkë.

MAÇOK

MAÇÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mashkulli i maces, dac. Mjaullin një maçok i uritur. Maçoku rrinte shtrirë pranë sobës. Fëmija nisilozte me maçokun. Ai i donte maçokët.
2. fig. Njeri i prapë, që nuk rri urtë e grindet; njeri dinak e i pabesë. Gjithë fshati e thërriste maçok se ishte i ligshpirt.
Sin.: dac, maç, maçorr, grindavec, dinak, i pabesë.
I ka hyrë maçoku (macja) në bark (dikujt). 1. Ka smirë e zili; ka dyshimepadrejta a ligësi për dikë. 2. Ka lakmimadhe, nuk ngopet me para e pasuri, është makut. Ka maçokun (macen) në bark (dikush) shih ka djallin (dreqin) në bark (dikush). Maçok me brirë keq. 1. Njeri shumë i prapë e i pabindur. 2. Njeri shumë i shëmtuar, shëmtaraq. Si maçokuthekër shih si gjeli majë plehut. I rri maçoku në *bisht (dikujt).

MBRAPSHTË

MBRÁPSHTË (i, e) mb. 1.është ose që kthehetanën e mbrapme të diçkaje (edhe fig.); i pasmë.
2.sillet keq, që bën prapësi, i prapë, i lig. Njeri i mbrapshtë.
3.është çamarrok, harrakat, jo i urtë, i pabindur. Fëmijë i mbrapshtë.
4. I dëmshëm, i keq, i prapë, i lig. Zakon (ves) i mbrapshtë. Punë e mbrapshtë. Veprimembrapshta. Ka qëllimembrapshta.
Sin.: i keq, i prapë, i lig, çamarrok, harrakat, i pabindur, i dëmshëm.

MOSBINDËS
PABINDSHËM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.