Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pabazuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAZUAR
NEGATIVIZËM

NEGATIVÍZ/ËM,~MI m. 1. Kundërshtim i pabazuar; prirje për të kundërshtuar; qëndrim mendor i karakterizuar nga skepticizmi, veçanërisht për pothuajse gjithçkapohohet ngatjerët; kund. pozitivizëm.
2. Tendencë refuzimi për të bërë diçka, tendencë për të bërëkundërtën ose për të bërë diçkakundërshtim me atë që kërkohet. Është i njohur për negativizmin e tij.

PABAZUESHËM

PABAZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i bazueshëm; i pabazuar.

PAMBËSHTETUR

PAMBËSHTÉTUR (i, e) mb. Që nuk është i mbështetur; që nuk është mbështetur; kund. i mbështetur. Akuzë e pambështetur. Ide të pambështetura. Mëtime (qëndrime) të pambështetura.
Sin.: i pabazuar, i pabazë, i paargumentuar.

PASHËNDOSHË

PASHËNDÓSHË (i, e) mb. 1. Që nuk është e shëndoshë; që nuk ka shëndet, i pashëndetshëm. Me truppashëndoshë.
2. fig. Që nuk është i arsyeshëm a i drejtë, që nuk mbështetetfakte e prova; i pabazuar. Mendje e pashëndoshë.
3. fig. Që nuk është i qëndrueshëm a i pastër. Shoqëri e pashëndoshë.

PATHEMELTË

PATHEMÉLTË (i, e) mb. Që nuk është i mbështetur në të dhënavërteta a në argumenteshëndosha; që s’ka asnjë arsyethuhet a të bëhet, që nuk motivohet. Lajme (njoftime, pohime) të pathemelta. Pikëpamje (mendime, gjykime, dyshime) të pathemelta. Kërkesa (arsye, vërejtje) të pathemelta. E quajpathemeltë.
Sin.: i pabazë, i pabazuar, i gënjeshtërt, i rremë, i pavend, i brishtë, i pavërtetë.

ZHVËRTETIM
ZHVËRTETOJ

ZHVËRTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Hedh poshtë si të pabazuar a si të gënjeshtërt një lajm, një njoftim, një pohim etj.; përgënjeshtroj; kund. vërtetoj. E zhvërtetoi lajmin (njoftimin). Fillimisht duhet zhvërtetuar vendimi i gjykatës.

ZHVËRTETUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.