Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASIMETRÍK,~E mb. Që i mungon simetria, që nuk është simetrik, i pabarazueshëm; kund. simetrik. Formë asimetrike. Gjethe asimetrike. Ngarkesë asimetrike. Gjenerator asimetrik. elektr. Në mënyrë asimetrike.
PABARABÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i barabitshëm; i pabarazueshëm.
PAKRAHASÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të krahasohet me një tjetër për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçoritë e tyre; që nuk mund të krahasohet për nga madhësia, për nga forca etj. me një tjetër; kund. i krahasueshëm. Dukuri të pakrahasueshme. Madhësi të pakrahasueshme.
2. fig. Që dallohet mbi gjithë të tjerët nga cilësitë, nga përmasat etj., që është jashtë çdo krahasimi, i pashoq; kund. i krahasueshëm. Me fuqi (me forcë) të pakrahasueshme. Me zgjuarsi të pakrahasueshme. Bukuri e pakrahasueshme. Guxim i pakrahasueshëm. Ritme (përparime) të pakrahasueshme. Zhvillim (ndryshim) i pakrahasueshëm.
✱Sin.: i pakrahasim, i papërqasshëm, i pashoq, i pashembullt, i paballafaqueshëm, i pabarazueshëm, i pakundshoq, i paarritshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë