Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAFËLLÍQUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i fëlliqur, që nuk është i ndotur; kund. i fëlliqur. Rroba të pafëlliqura.
2. fig. Që është i pastër, i panjollë; kund. i fëlliqur, i njollosur. Njeri i pafëlliqur. Shpirt i pafëlliqur.
✱Sin.: i pastër, i pafëlliqtë, i pandotur, i pabaltosur, i pabaltuar, i papërbaltur, i paprishur, i panjollë.
PANJOLLÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë me njolla, i pastër; kund. i njollosur. Mure të panjollosura.
2. fig. Që nuk është njollosur me ndonjë turp, që nuk i është prekur nderi a emri i mirë; që nuk ka ndonjë njollë, i panjollë; kund. i njollosur.
✱Sin.: i pastër, i panjollë, i papërbaltur, i pabaltosur, i pacenuar, i bardhë, pabojë, i payndyrë, i paqmë, i pathyer, i pafëlliqur, i ndershëm, i pamëkatë.
PAPËRBÁLTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i përbaltur; që nuk është bërë me baltë; kund. i përbaltur.
2. fig. I pabaltosur, i panjollosur; kund. i përbaltur.
✱Sin.: i pabaltosur, i panjollosur, i papërlyer.
PASHÍBËL (i, e) mb., fig. I panjollosur, i pandotur, i pabaltosur, i pastër. Njeri i pashibël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë