Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROSHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Goditje elektrike me voltazh të lartë kryesisht në tru që përdoret si trajtim mjekësor, por edhe për të shkaktuar dhimbje ose si mjet ekzekutimi. Si funksionon terapia me elektroshok. Elektroshoku kundër qelizave kancerogjene. Tortura me elektroshok, më e rënda që ka bërë regjimi. Elektroshoku konsiderohet armë dhe ndalohet shitja e paautorizuar e tij.
HAKER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR inf., kal. Ndërhyj në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike për të dëmtuar të dhënat a për të vjedhur informacione. Sulmet kibernetike hakerojnë sistemin informativ shtetëror.
HAKERÚESHMËRI,~A f. Të qenit i hakerueshëm; mundësia e hakerimit a ndëryrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike për të dëmtuar a vjedhur të dhënat ose informacionet. Sistemet e bankës kanë hakerueshmëri të vogël.
PAAUTORIZÚAR (i, e) mb. Që nuk është i autorizuar për të bërë diçka, për të përfaqësuar dikë etj. Person i paautorizuar.
TEJKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kalim a kapërcim diçkaje (i masës, i normës, i afatit, i caqeve, i pritshmërisë); parakalim. Tejkalimi i normës. Tejkalim i masës. Tejkalimi i planit. Tejkalimi i automjeteve. Tejkalim i kompetencave. Tejkalim i shpejtësisë (së zërit).
2. Sasi e sendeve të prodhuara mbi planin, ajo që është bërë mbi parashikimet, mbi normat etj. Tejkalimet ditore. Tejkalimet e muajit. Tejkalim i diskrecionit (drejt.) ushtrim i paautorizuar i pushtetit nga një autoritet shtetëror që tejkalon kufizimet e parashikuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë