Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paargumentuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAARGUMENTUAR
PAMBROJTSHËM

PAMBRÓJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk i ka kushtet e domosdoshme për ta mbrojtur; që nuk mundmbrohet, që s’ka se si të mbrohet; kund. i mbrojtshëm. Vend (pozicion) i pambrojtshëm.
2. Që nuk u qëndron dot fakteve e arsyetimeve; që nuk është i mbështetur e i argumentuar mirë; kund. i mbrojtshëm. Tezë e pambrojtshme. Pohim (mendim) i pambrojtshëm.
Sin.: i paargumentuar, i paarsyetuar, i pambrojtur.

PAMBËSHTETUR

PAMBËSHTÉTUR (i, e) mb. Që nuk është i mbështetur; që nuk është mbështetur; kund. i mbështetur. Akuzë e pambështetur. Ide të pambështetura. Mëtime (qëndrime) të pambështetura.
Sin.: i pabazuar, i pabazë, i paargumentuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.