Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASNJANËSÍSHT ndajf., libr. Pa marrë anën e asnjërës prej palëve kundërshtare në një mosmarrëveshje, në një grindje, në një luftë etj.; paanësisht. Veproi asnjanësisht. Arbitroj asnjanësisht.
PAANSHMËRÍSHT ndajf., libr. Pa mbajtur anën e askujt; paanësisht. Vepron (gjykon, sillet) paanshmërisht.
PAANËSÍSHT ndajf., libr. Pa i mbajtur anën asnjërit; në mënyrë të paanshme, me paanësi; kund. anësisht. Gjykon paanësisht. E zbaton ligjin paanësisht.
✱Sin.: objektivisht, parimisht, parimësisht, paanshmërisht.
SENDÍSHT ndajf. Si send, objektivisht. Kjo është sendisht e krahasueshme. Vlerëson situatën sendisht.
✱Sin.: objektivisht, paanësisht, vërtetësisht, vetiu, vetvetiu.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë