Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALINÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Prishja e diçkaje duke e mbajtur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend me lagështi; tretja a shkatërrimi i dalëngadaltë; kalbje, dekompozim, kalbëzim, shpërbërje. Halinosja e frutave. I mbron nga halinosja. Është në halinosje.
2. Të fikët, alivan, vilani. I ra halinosja i ra vilani.
✱Sin.: kalbje, dekompozim, kalbëzim, prishje, shpërbërje, tretje, grymosje, vilani, alivan, zali, të fikët.
KALB vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të kalbet a që të shpërbëhet lënda organike e trupit të një njeriu, kafshe a e një qenieje tjetër të gjallë, duke e mbajtur për një kohë të gjatë në një vend të lagësht dhe të paajrosur; e lë gjatë një bimë a një lule që të fishket, pa u përkujdesur fare për të (për ta ujitur ose për t’i bërë shërbimet e duhura); kalbëzoj; prish. Lagështira e kishte kalbur trupin e tij. Shiu i kalbi zarzavatet (patatet).
2. fig. E rrah a e godas fort dikë (me grushte, me kopaçe etj.), e zhdëp në dru, e kopaçit. E kalbi në dru të gjorin.
3. edhe fig. Prish a dëmtoj shëndetin e dikujt, të një kafshe etj., duke e lënë për një kohë të gjatë në një vend, pa ushqim a pa mjekim etj.; grymos. Sëmundja e gjatë e kalbi të sëmurin. Na kalbi moti i keq.
4. fig. Bëj që dikush të lodhet tepër, të mërzitet ose të bjerë moralisht e shpirtërisht; e zvetënoj. Na kalbi pandemia. Na kalbi kurbeti (fukarallëku, lufta).
✱Sin.: kalbëzoj, prish, dekompozoj, shpërbëj, zvetënoj, tret, kopaçit, kopanis, grymos.
ZHEZHÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i djegur sa është ngjitur në fund të enës dhe ka marrë erë e shije të keqe (zakonisht për gjellët e për qumështin); i ciknosur. Gjellë e zhezhitur. Qumësht i zhezhitur.
2. Që mban erë të rëndë e të keqe (zakonisht ngaqë nuk është larë për shumë kohë). Shtëpi e zhezhitur. Njeri i zhezhitur.
3. Që është ndezur ndër vete, që është prishur pasi ka ndenjur pa u ajrosur; i mykur. Pleh i zhezhitur. Bereqet i zhezhitur.
✱Sin.: i ciknosur, i djegur, i ngjitur, i shkrumbuar, i ndezur, i prishur, i paajrosur, i mykur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë