Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paçka”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANI

ANÍ ndajf., bised. 1. Mirë, në rregull, po. - Duhetvish, ani? - Ani, do të vij. - Ani, ani, por do ta shohësh vetë.
2. Pastaj, më vonë. - mbarojë punë, anidalë.
3. Nuk ka gjë, s’prish punë, paçka. - Ani, do të pres. Ani se nuk erdhi.

PAÇKA

PAÇKÁ lidh., bised. Nuk ka ndonjë gjë të madhe, nuk prish punë; ani edhe pse. Ne dolëm ta prisnim, paçka se nuk erdhi.
Sin.: çka, ani.

PAÇKA

PAÇKÁ pj., përd. kallëzues. (zakonisht e përsëritur). S’prish punë, s’ka gjë, ani. - Nuk janë edhe aq të ëmbla këto kumbulla. Paçka, paçka.

ÇARTAQEJF

ÇARTAQÉJF,~I m., bised. 1. Qejf i prishur, mungesa e ëndjes a e dëshirës për të bërë diçka. E gjetaçartaqejf sot. E tha dhe e bëri, paçka se me çartaqejf, por ndryshe nuk bëhej.
2. si ndajf. Duke iu prishur qejfi nga diçka a dikush. I foli çartaqejf. U ngrit çartaqejf për ta blerë bukën. Bëhem çartaqejf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.