Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paçelur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGJINARE

ANGJINÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Cynara scolymus) Bimë barishtore shumëvjeçare e visevengrohta, me gjethemëdhaprera thellë, që njihet për sythat e saj të ngrënshëm, që mbillet për lulet si kokë me fletëtulta, të cilat përdoren si ushqim dhe për të përgatitur pije, barna mjekimi etj.; lulja e paçelur e kësaj bime; artiçoka pa gjemba. Kokë angjinareje. Sallatë me angjinare. Angjinare kopshti.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje angjinaresh: Angjinarja e egër (lat. Cynara cardunculus) koçani i egër. Angjinarja pa gjemba (lat. Cynara scolymus mutica) angjinare me sytha më të vegjël dhe më të ngjeshur se angjinarja e zakonshme, që përdoretgatime, në mjekësi. Angjinarja e Jerusalemit (lat. Helianthus Tuberosus) bimë me kërcell si të lulesdiellit, me rrënjë shumëzhvilluar e me zhardhokë, të cilët hahen ose përdoren si ushqim për bagëtinë; molla e dheut, lulja e dhëndrit, lulja e gomarit, lulja e kalasë, sekulli i egër. Angjinarja kineze (lat. Stachys affinis, S. tuberifera) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldrejtë leshator dhe e lartë 30-60 cm, me gjethegjelbra e të ashpra, në trajtë zemre, me lule dygjinore ngjyrëvjollcëtrajtë zileje me pesë lobe; artiçokja kineze.
Sin.: artiçok, engjinare, angjinidhe, hinardh, skallier, allme, luleverdhë, oreshkë, orashkë, arashkë, rrepë, sekullë, shallagonë.

BURBUQE

BURBÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lule që s’ka çelur ende, sumbull luleje, gonxhe; syth i vogël i paçelur prej nga del lulja, gjethja ose filizi i bimës. Burbuqe trëndafili. Burbuqet e plepit. E bukur si burbuqe. Çel (lëshon) burbuqe. Shpërthejnë burbuqet. Gushën si zambaku, moj, / Buzët si burbuqe, moj. (folk.). O ju, moj lule, / Ju, moj burbuqe, / Disabardha, / Disakuqe. (folk.).
2. zool. Bukël1.
3. fig. Vajzë e bukur dhe e hijshme. U ngrita me natë, / Me sabahun e parë, / Arriti burbuqja, / Dhesolli zjarrin. (folk.).

GONXHE
PAÇELSHËM

PAÇÉLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe fig. Që nuk mundçelë, që nuk çelet; i paçelur, i mbyllët. Lule të të paçelshme. Jetë e prerë në mes dhe e paçelshme.

PUPCË

PÚPC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Burbuqe, gonxhe, syth i paçelur.

PUPKË

PÚPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Xhufkakanë disa shpendëkokë, pupëz.
2. Lule e paçelur, gonxhe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.