Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMBULÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk ka përsipër një mbulesë, një rrobë, një kapak etj.; që nuk është mbuluar, i zbuluar; kund. i mbuluar. Pus i pambuluar. Fëmijët flinin të pambuluar. Fle i pambuluar.
2. Që nuk i është hedhur ende çatia; që nuk ka çati, i zbuluar; kund. i mbuluar. Shtëpi e pambuluar.
3. I pavarrosur, i pakallur. Kufomë e pambuluar. I vdekur i pambuluar i vdekur i pavarrosur.
4. fin. I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara. Borxh i pambuluar (fin.).
5. sport. Që është lënë i lirë të veprojë a të gjuajë, që nuk ka një lojtar kundërshtar pranë për ta penguar. Lojtar i pambuluar. E la të pambuluar.
✱Sin.: i zbuluar, i pavarrosur, i pashlyer, i hapur, i paçati, i pakallur, i paperçe, fytyrëzbuluar, i lirë.
♦ *I vdekur i pambuluar (i pavarrosur, i pakallur).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë