Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PATHÝER (i, e) mb. 1. Që s’është i thyer; kund. i thyer. Xham i pathyer.
2. Që s’është i palosur a i përkulur; kund. i thyer. Fletë e pathyer. Me gjunjët (me krahët) të pathyer.
3. Që është njësi me vlerë të madhe, i pashkoqur (për paratë); kund. i thyer. I kam të pathyera.
4. fig. Që nuk është thyer a nuk është mposhtur ndonjëherë, ngadhënjimtar; kund. i thyer. Ushtri e pathyer.
5. fig. Që s’mund të thyhet a të mposhtet, i pathyeshëm. Vullnet (guxim) i pathyer. Miqësi e pathyer.
✱Sin.: i pathyeshëm, i papërkulur, i pamposhtshëm, i pashkoqur, i paçarë, i pakrisur, i paciflosur, i pacifluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë