Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRÚP/Ë,~A f. 1. Shtysë a nxitje ose nevojë për të pështyrë, për të vjellë etj.; të përzier në stomak; të pështyrë. Më vjen krupë.
2. fig., përçm. Ndjenjë neverie a përbuzëse për dikë; neveri, të pështirë. Ndiej një krupë për atë njeri kur e shoh në atë gjendje.
3. si mb. I krupshëm.
✱Sin.: të vjellë, të përzier, të pështyrë, të pështirë, neveri.
♦ Më shtie (më ngjall, më kall) krupën (dikush a diçka) përb. kam neveri kur e shoh, s’e duroj dot; më ndjell të vjellët; më hap barkun; më nxori (më shkuli) zorrët.
MÍZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Kandërr fluturuese me një palë krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, që ka një thimth për të thithur ushqimin ose për të pickuar dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse; emër i përgjithshëm për disa lloje kandrrash të tilla me krahë ose pa krahë. Miza e bukur bleta. Miza e bardhë. Miza e verdhë. Miza e zezë. Mizë mjalti (blete) bleta. Mizë kali mizë në ngjyrë kafe, pak më e madhe se ajo e zakonshmja, që u qepet zakonisht kafshëve të barrës. Mizë lisi. Mizë pashke mollëkuqja. Miza e shtëpisë. Miza e mishit. Miza e mushtit (e uthullës). Mizë fluturake. Miza përdhese (mizë dheu, mizë toke) milingonë, thnegël. Miza cece. Miza e verës. Larva mizash. Kapëse mizash. E hëngri (e pickoi) miza. Vret (mbyt) mizat. Është mbushur plot me miza. E ka pështyrë miza mishin mishi ka zënë vemesë. Miza kur bën krahë, harron folenë ku e ka. (fj. u.). Mjalti i tërheq mizat. (fj. u.). Çdo mizë nuk bën mjaltë. (fj. u.) nuk janë të gjithë të vlefshëm njëlloj, nuk kanë të gjithë vlerë të madhe. S’ngopet ariu me miza. (fj. u.). Po shtive mizën (milingonën), të iku hambari. (fj. u.).
2. Kandërr parazite në trajta të ndryshme e me ngjyra të shumëllojshme, që zhvillohet në trupin e disa bimëve bujqësore, të pemëve etj. dhe i dëmton ose u shkakton sëmundje të ndryshme; krimb. Miza e drithërave. Miza e duhanit. Miza e farave. Miza e fasules. Miza e grurit. Miza e pambukut. Miza e panxharit. Miza e thjerrëzës. Miza e lakrës. Miza e qepës. Miza e mollës. Miza e agrumeve. Miza e qershisë (e vishnjës). Miza e ullirit. I ka hyrë miza. E dëmtoi miza.
3. fig., bised., mospërf. Njeri me trup fare të vogël; kafshë a diçka tjetër shumë e vogël.
4. fig., bised., mospërf. Njeri pa vlerë, pa rëndësi; njeri i dobët, pa forcë, që mund të mposhtet lehtë.
5. Pjesë e disa emërtimeve të përbëra si: Lule mize (bot.) lulemizë. Zog mizë (zool.) kolibri. Peshë e mizës (sport., vjet.) kategori e mundësve, boksierëve ose ngritësve të peshave me trup të njëjtë.
♦ M’u bë mizë kali (dikush) përb. m’u ngjit e s’më ndahet, m’u qep e më mërziti shumë; m’u bë rriqër; m’u bë molë; m’u bë plesht në vesh. E bën buallin mizë (dikush) i zvogëlon shumë gjërat, e paraqit diçka më të vogël sesa është; e bën trarin qime; kund. e bën mizën buall. Më bën koka miza kam shumë punë ose halle; jam i shastisur; më zien (më mizëron) koka. E bën mizën (pleshtin) *buall (dikush). E bën mizën (pleshtin) *ka (dikush). Ra miza e bardhë erdhi dimri, po bie dëborë, filloi e ftohta. I doli miza në kapelë (dikujt) iu zbulua e fshehta që kishte mbajtur, e morën vesh të gjithë, nuk është më sekret; i doli kopili në mejdan keq. vulg. Nuk dëgjohet (nuk ndihet) as miza (diku) zotëron një heshtje e madhe, është qetësi varri. I djeg miza (në shapkë) (dikujt) trembet se mos e kuptojnë të tjerët që ai e ka fajin (për një njeri që vërtet është fajtor); ka frikë se po e zbulojnë; ka mizën nën kësulë (dikush); ka mizën pas veshi (dikush). (E do) si miza rasatin (dikush) iron. nuk e do fare, e urren, s’e duron dot; nuk ia sheh dot bojën (dikujt); e ka kripë në sy (dikë); (e do) si prushin në gji (dikë) iron.; kund. (e do) si pula rasatin (dikë). I futi një *grusht miza (me miza) (dikujt). I futi (i shtiu) mizat (dikujt) e shtyu, e nxiti për diçka, e shpoi; i ngjalli një dëshirë të fortë për diçka; e bëri të shqetësohet për diçka; ia ndezi mizat; i futi (i shtiu) pleshtat (në vesh); i futi (i shtiu) zekthin; i futi (i shtiu) xixat; i trazoi gjakun. Me një *grusht mizaI. Me një *grusht mizaII. I hynë mizat (dikujt). 1. U nxit e u ndez për të bërë diçka; u inatos; i hyri zekthi; i ka hyrë grerëza; i hipi gjaku në kokë (në tru). 2. I hyri shqetësimi, s’rri dot më i qetë; i hyri zekthi; i hyri krimbi; i hynë pleshtat. Më ka hyrë miza e kalitkam një hall të madh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk gjej dot qetësi; më hedh (më ngre) dheu përpjetë; më digjet rrogozi (hasra) nën vete; s’më mban dheu. Më kanë hyrë miza në kokë s’jam fare në të, jam bërë si i shkalluar, jam tërbuar; kam miza në kokë. Është dy miza e një grerë (dikush) shak. inatoset ose nxehet shpejt, nuk guxon t’i flasësh për diçka se preket shumë, shpërthen menjëherë nga inati; është barut i thatë shak.; i derdhen arrat menjëherë (dikujt); nuk preket (as) me krënde; s’preket dot (as) me pupël. (Është) mizë pa kokë (pa krye) (dikush) është krejt i paaftë, s’është në gjendje të mendojë vetë a të bëjë diçka; s’ka tru (në kokë); e ka kokën bosh. Ka miza (dikush) është i shqetësuar, ka një turbullim të brendshëm; nuk ndihet mirë, s’ka rehati; i hynë mizat (dikujt). Ka mizën nën kësulë (dikush) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, e ndien veten fajtor dhe është i shqetësuar; i djeg miza (dikujt); ka mizën pas veshi. Kam miza në kokë. 1. Kam shumë halle e telashe; jam i mbytur në punë. 2. Jam shumë i inatosur, jam si i tërbuar; më kanë hyrë miza në kokë. Ka mizën pas veshi (dikush) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, i duket se ia dinë fajin e rri me frikë; ka mizën nën kësulë; i djeg miza (dikujt). Më lëshon koka miza kam shumë punë e telashe; jam shumë i shqetësuar e i turbulluar; më lëshon (më nxjerr) koka tym; më del avull nga koka; më zien koka. Mbeta me një *grusht miza. Më mbushi me miza (dikush) më nevrikosi, më inatosi, më zemëroi; nuk e duroj dot më, më shqetëson a më mërzit shumë; më ngriti (më acaroi) nervat; më shtiu dreqërit (djajtë). Si miza në bythë të kalit iron. vulg. shumë keq, në gjendje të mjerueshme. Si miza pa kokë (pa krye) pa një drejtim të caktuar; qorrazi, kuturu; që e bën diçka pa e ditur mirë, pa qenë i qartë e i sigurt; ka mjegull në kokë (dikush). Mizë lisi me shumë njerëz të grumbulluar, me njerëz të panumërt; mbushulli; s’ke ku të hedhësh mollën. Si mizat në mjaltë të gjithë përnjëherësh e me kënaqësi për të përfituar nga diçka e mirë. Si miza në qyp. 1. Me zë të ulët e mbyturazi, sa mezi dëgjohet e nuk merret vesh fare ç’thotë. 2. I paqartë në mendime, që nuk e kupton çfarë kërkon. Ia ndezi mizat (dikujt) e ngacmoi keq, e shpoi; e bëri të inatoset, e tërboi; i futi (i shtiu) mizat. *Përrallë mizash iron. Qeth miza (dikush) përb. shih vret (numëron) miza (dikush). Kur të shohësh *bythën e mizës përb. vulg. E shtie miza e s’e nxjerr bualli (dikë) hyn në një punë lehtë a si pa dashur e pa e menduar mirë, por pastaj nuk del dot sado të përpiqet. Shumë miza e pak mjaltë shumë njerëz a zhurmë, por pak punë; shumë pula e pak vezë. Nuk vret dot një mizë (dikush) është zemërbutë; e ka zemrën (shpirtin) të butë. Vret (numëron) miza (dikush) e shkon kohën kot, nuk punon ose bën punë të kota a pa vlerë, s’ka tjetër gjë me se të merret; numëron qimet e postiqes; tund (luan) derën; trazon baltën me shkop; dredh (tund) zinxhirin; rruan vezë. E vret mizën me *sëpatë (dikush).
PËSHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. edhe jokal. Nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja; hedh tutje me vrull pështymën a diçka tjetër që kam në gojë. Pështyn gjak (vrer). Mos pështyni në tokë! Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. (fj. u.).
2. I hedh pështymën dikujt. E pështyu në fytyrë. Ku pështyjnë shumë, bëhet një lumë. (fj. u.).
3. edhe fig. Bëj sikur i hedh pështymën dikujt në shenjë urrejtjeje a përbuzjeje ose për ta poshtëruar; e poshtëroj dikë me fjalë fyese e të rënda. E pështyu dhe iku.
4. vet. v. III Ndyn mishin ose një ushqim tjetër duke lëshuar vezët (për mizat). E ka pështyrë miza mishin.
✱Sin.: poshtëroj fyej, ndyj, pëgëj, endIV, ndot.
♦ *Lëpin atë që pështyn (dikush) përb. Më pështyn në *çorbë (dikush). Pështyu *gjak (dikush) përçm. Më pështyn në *gjellë (dikush). Pështyn në *kroin që pi (dikush) përçm. Pështyn *lart (përpjetë) (dikush). Ç’pështyn në *mëngjes e lëpin në darkë (dikush). Pështyn përpjetë (*lart) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë