Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRZIEMTÁR,~E mb. 1. Që përzihet në punët e të tjerëve.
2. Ngatërrestar; pështjellaç, përzijaç.
✱Sin.: ngatërrestar, pështjellaç, përzijaç.
PËRZIJÁÇ,~E mb., edhe si em. 1. Që shpie e bie fjalë, që i përzien punët e të tjerëve.
2. Që i ngatërron njerëzit me fjalë, ngatërrestar.
✱Sin.: ngatërrestar, ngatërrues, intrigues, intrigant, pështjellaç, përziemtar, mistrec.
PËSHTJELLÁÇ,~E mb. 1. Pështjellan. Burrë pështjellaç.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
PËSHTJÉLLËS,~E mb., edhe si em. Që i ngatërron të tjerët, ngatërrestar, pështjellan.
✱Sin.: ngatërrestar, ngatërrues, pështjellan, pështjellaç, pështjellues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë