Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËSHTÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Neveritem, pështirosem.
PËSHTIRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pështiros ose kur pështirosem.
2. Neveri a krupë për dikë ose për diçka që nuk na pëlqen, që e urrejmë a e përbuzim; të pështirë. Një ndjenjë pështirosjeje. Më shkaktonte pështirosje. E shikonte me pështirosje.
✱Sin.: neveritje, neveri, vështirosje, krupë, të pështirë.
►VRAZHD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I neveritem dikujt, bëhem i pështirë, i pështirosem; bëhem i padurueshëm për dikë. Mʼu vrazhdua ai njeri.
2. pës. e VRAZHDÓJ.
✱Sin.: neveritem, pështirosem, pështirem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë