Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pështillem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRZIHEM

►PËRZÍ/HEM jovep., ~ZJÉVA (u), ~ZÍER 1. vetv., vet. v. III Bashkohet një gjë me një tjetër a një lloj i një lënde etj. me një lloj tjetër dhe formon me të një masë pak a shumënjëllojtë. U përzjenë bojërat (ngjyrat, uji i lumit me atë të detit). U përzjenë portokallet (mollët, ullinjtë, hurmat).
2. vetv. Ndërhyjpunë që s’më përkasin; ndërhyjçështjet e të tjerëve për qëllimecaktuara. Nuk përzihetpunët e të tjerëve. Nuk i lejojmëpërzihençështjet tona familjare. Mos u përziej në atë punë!
3. vetv. Futem diku a marr pjesëdiçka bashkë me të tjerë; shkoj me një grup njerëzish për të bërë një punë bashkë me ta, për t’i ndihmuar, për të mësuar prej tyre etj. U përzjenë me popullin (me turmën, me protestuesit). Përzihet me gëzimet dhe hidhërimet e tyre.
4. vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore.) vjen për të vjellë. përzihet nga udhëtimi (nga era e benzinës).
5. pës. e PËRZÍEJ.
Sin.: nakatosem, shkartisem, karashtisem, bashkohem, trazohem, ngatërrohem, gramshaleshem, ndërhyj, pështillem, futem, koklavitem, shkoj, tutëlohem.

VILLEM

VÍLLEM jovep., VÓLLA (u), VJÉLLË vetv. Vjell ushqimin; më vjen për të vjellë. I villej ngaqë e kishte tundur makina. I villej vrerë.
Sin.: vjell, pështillem, përzihet, trazohet.

VJELL

VJELL vep., VÓLLA, VJÉLLË 1. kal. Nxjerr jashtë nga goja ushqimin që më përzien e nuk ma mban stomaku; nxjerr nga goja një ushqim, vrer ose gjak (kur jam i sëmurë ose kur më vjen ndot). Volli ushqimin. Volli ushqimin fëmija. Volli vrer (gjak). Më vjen për të vjellë.
2. fig., jokal., vet. v. III Nxjerr nga gryka tym, gazra a diçka tjetër me shumicë (për oxhakun, për një armë etj.). Oxhaqet vjellin tym. Pusi villte gaz. Pushka (mitralozi, topi) vjell zjarr (predha, plumba).
3. kal., vet. v. III E lëshon, e nxjerr ngjyrën e mëparshme (për një petk, kur lahet ose kur përdoret). Ajo basmë e villte bojën.
4. fig., keq., kal. dhe jokal. Flas shumë keq për dikë a për diçka, nxjerr gjithçkakeqembaj përbrenda; them fjalëkëqija a shpif për dikë për të nxjerrë inatin, shfryj. Vjell vrer (helm, helm e vrer, zeher) kundër dikujt. E volli atë që kishtebark. Vollën shumë gojët e këqija.
Sin.: villem, pështillem, guskoj, lëshon, nxjerr.
E bërivjellë (të përmjerrë) *gjak (dikë) thjeshtligj. Vjell *helm (kundër dikujt). Vjell (nxjerr, hedh) *vrer (kundër dikujt). vjen për të vjellë (nga dikush a nga diçka) nuk e duroj dot diçkandytë, më vjen ndot; kam neveri

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.