Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DARAVÁM/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë që vjen nga larg e mezi dëgjohet; murmuritje. Dëgjohej daravama e çupave.
✱Sin.: murmurimë, çuçurimë, shushuritje, mërmërimë, pështëllimë, pëshpërimë.
PËSHPËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pëshpërit ose kur pëshpëritet diçka.
2. Zhurmë e lehtë dhe e mbytur që dëgjohet kur pëshpërit dikush; murmuritje, murmurimë. Pëshpëritje habie në sallë. Dëgjohen pëshpëritje.
3. Fjalë a lajme që kalojnë nën zë e vesh më vesh nga njëri tek tjetri; shprehje pakënaqësie ndaj dikujt a ndaj diçkaje që shfaqet prapa krahëve. Pëshpëritje vesh me vesh (prapa krahëve). Ka pëshpëritje.
✱Sin.: çuçuritje, çuçurimë, murmuritje, mërmëritje, murmurim, murmurimë, mërmërimë, shushuritje, pëshpërimë, pështëllimë, thashetheme.
SUFRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sufroj. Dëgjohej një sufrim i lehtë. Sufrimet nuk arriti t’i kuptonte.
✱Sin.: pëshpërimë, murmurim, murmurimë, murmuritje, mërmërimë, mërmëritje, çuçuritje, çuçurimë, pështëllimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë