Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFONÍ,~A f. 1. Mungesë zëri, memecëri, të qenët i pagojë.
2. fiziol. Humbje e zërit, ngjirje e plotë e zërit si pasojë e fytit të sëmurë ose e lëndimit të sistemit nervor; humbje e zërit për shkaqe organike dhe psikike (nga pezmatimi ose lëndimi i tejzave të zërit a nga paraliza e tyre.
3. Anomali fizike në të folur; humbje e zëshmërisë dhe e lartësisë fizike të tingujve, rrjedhojë e së cilës është të folurit pëshpëritës a me zë shumë të ulët.
✱Sin.: pazëshmëri, memecëri.
NËNËRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që flet me vete nëpër dhëmbë, pëshpëritës, murmuritës.
PËSHPËRÍTËS,~E mb. Që i ngjet pëshpëritjes, si pëshpëritje. Me zë pëshpëritës.
✱Sin.: murmuritës, mërmëritës.
SUFLÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punonjës i teatrit, që u pëshpërit fjalët e pjesës aktorëve për t'ua kujtuar gjatë shfaqjes nga një vend i padukshëm në pjesën e përparme të skenës. Vendi i suflerit. Bën punën e suflerit.
2. fig. Ai që i pëshpërit diçka dikujt, sidomos atij që nuk e di mësimin; ai që e mëson dikë se ç'duhet të thotë, si të përgjigjet për diçka etj. Di të përgjigjet vetëm me sufler. E kishte mësuar sufleri.
✱Sin.: pëshpëritës, murmuritës.
ÇUÇURÍTËS,~E mb. 1. Që flet me zë shumë të ulët, që çuçurit. Ishte po aq e gjallë e çuçuritëse si në fillim. Me zë çuçuritës i tregoi ngjarjen. Ishte e çelët dhe çuçuritëse.
2. Cicërues. Zogjtë e mi çuçuritës.
3. Që gurgullon lehtë e butë. Shtjellë çuçuritëse e ujërave të burimit. Valët çuçuritëse të liqenit.
✱Sin.: pëshpëritës, cicërues, gurgullues, shushuritës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë