Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRZÍESH/ËM (i), ~ME (e) mb., kim. Që nuk është i përzieshëm; që nuk mund të përzihet me diçka tjetër. Lëngje të papërzieshme. Tretës të papërzieshëm.
PËRZIESHMËRÍ,~A f. Të qenët i përzieshëm; vetia e diçkaje që është e përzieshme.
PËRZÍESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që i përzihet, i vjen për të vjellë.
2. I hutuar. Njerëzit dukeshin të përzieshëm.
3. I ngatërruar. Çështja ishte e përzieshme dhe kërkonte urti.
PËRZÍESHËM ndajf. 1. Duke u përzier, në mënyrë të përzier.
2. Ngatërrueshëm, pështjellueshëm, rrëmujë. Gjithçka ishte përzieshëm.
PËRZÍETAS ndajf. Përzieras, përzieshëm.
PËSHTJELLÚESHËM ndajf. Ngatërrueshëm, rrëmujshëm; përzieshëm. I la teshat pështjellueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë