Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLÚLUR mb. 1. Që e mban kokën ulur nga hidhërimi a vuajtjet, i përvuajtur; i nënshtruar. Gratë ishin ballulura.
2. fig. Që punon shumë, punëtor; i bindur, që nuk kthen fjalë kur e urdhërojnë të bëjë një punë; kokulur e i pafjalë. Djalë (vajzë) ballulur.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtur, i nënshtruar, buzëplasur, buzëshkrumb, i shumëvuajtur, i munduar, mundimmadh, heqkeqës, hallemadh.
HEKAKÉQ,~E mb. 1. Që ka vuajtur shumë, që ka hequr gjithnjë keq, heqkeqës. Njeri hekakeq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shkrimtari shqiptar ështën një hekakeq në kërkim të një klime miqësore për veprën e vet.
✱Sin.: i vuajtur, heqkeqës, i munduar, i përvuajtur, i sfilitur, i stërmunduar.
KOKÚLUR mb. 1. Që e mban kokën të ulur; që rri me kokën ulur. Pashë një plak kokulur.
2. fig. I mërzitur, i turpëruar dhe i penduar (për një gabim a faj që ka bërë); kokëvarur. Pse rrini kokulur?
3. fig. I thjeshtë, modest dhe i shtruar në punë; që shikon punën e vet dhe nuk merret me llafe a me thashetheme; modest. Punëtor kokulur.
4. fig. I bindur, i dëgjuar, që nuk shpreh asnjë kundërshtim kur e urdhërojnë; i përvuajtur. Nxënës (student) kokulur.
5. si ndajf., edhe fig. Me kokë të ulur; pa bërë asnjë fjalë; duke parë vetëm punën e vet; me turp. Rrinte (punonte) kokulur.
✱Sin.: kokulët, kokëvarur, i përvuajtur, i bindur, i dëgjuar, i pafjalë.
KRYEKËRRÚSUR mb. 1. Që e ka kokën të kërrusur përpara; kokulur. Plak kryekërrusur.
2. fig. Që s’është mendjemadh; që punon pa fjalë; kokulur; modest.
3. fig. I përvuajtur; i brengosur.
✱Sin.: kokulur, modest, i përvuajtur, i brengosur.
LOTMÁDH,~E mb. 1. Që ka vuajtur shumë, që ka hequr shumë në jetë, i shumëvuajtur. Nënë lotmadhe.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtur, i shumëvuajtur, hallemadh, halleshumë.
MADHNÍ,~A f. 1. Madhëri. Vlerësoj madhninë morale të njeriut. Madhnia e tij mbreti.
2. Cilësia e dikujt ose diçkaje që është madhështore, madhështi. Ai rrinte në poltron me madhni. Valon flamuri me madhni. Rrëfen me madhni të përvuajtur betejat e veta. Të mahniturit nga madhnia e dikujt.
3. si em. m., vet. nj. Zoti. Paça Madhninë!
✱Sin.: madhëri, madhështi, lartmadhëri, mbret, sulltan, princ, dukë, mbretëreshë, perandoreshë, princeshë, dukeshë.
NËNSHTRÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënshtruar; që ka rënë nën pushtetin a varësinë e dikujt; që shfrytëzohet nga dikush. Vend i nënshtruar. Kombe të nënshtruara.
2. Që bindet pa zë, që përulet para vullnetit të dikujt, i përulur. Njeri i nënshtruar. E ndoqi pas të atin, e nënshtruar.
✱Sin.: i mposhtur, i robëruar, i skllavëruar, i përulur, i përvuajtur, i ndrydhur, i thyer, i gjunjëzuar, ballulur, i bindur, i dorëzuar, i shtruar, i përshkardhur, shpirtrob, shpirtskllav, i shtypur, i kërrusur, këmborë.
PËRÚLUR (i, e) mb., fig. 1. Që i bindet dhe i nënshtrohet plotësisht dikujt pa bërë asnjë kundërshtim, që zbaton verbërisht urdhrat e tij. Njerëz të përulur.
2. Që s’guxon të kundërshtojë edhe kur ka të drejtë, që sillet e vepron me përulësi.
✱Sin.: i përultë, i përunjur, i përunjtë, i përvuajtur, i nënshtruar, i mposhtur, i përulshëm, i bindur, i thyer, i gjunjëzuar, bishtlagur, i kërrusur, shpirtrob, shpirtskllav, puthador, zvarranik.
PËRVÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Të qenët i përvuajtur, qëndrim i përulur; ndjenja e nënshtrimit ndaj dikujt a diçkaje, përulësi. Përvuajtje e shtirur. Ndjenja e përvuajtjes. Përshëndeti me përvuajtje.
✱Sin.: përulje, përulësi.
PËRVÚAJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përvuajtur. Libri tregon se hebrenjtë dhe shqiptarët kanë përjetuar histori të përvuajtshme.
PËRVÚAJTUR (i, e) mb. 1. Që ka kaluar përmes vuajtjesh e mundimesh në jetë; që ka përvojë të hidhur nga jeta, që e ka njohur jetën përmes vuajtjesh e përpjekjesh, që është i regjur nga jeta; i vuajtur. Njeri (prind, plak) i përvuajtur. Emigrantë (refugjatë) të përvuajtur.
2. Që shpreh vuajtje a dhembje të brendshme shpirtërore. Shikim i përvuajtur. Me sy të përvuajtur.
3. I përulur, i nënshtruar; kokulur, që s’kundërshton e s’ndihet fare; që s’ka fare krenari. Ishin gra të përvuajtura.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtshëm, i vutë, i përulur, kokulur, i munduar, i rrahur, dhembjemadh, kusuremadh, i përvajshëm, i nënshtruar.
PËRVUJTËRÍ,~A f. Të qenët i përvuajtur; qëndrim i përulur e i nënshtruar ndaj dikujt a diçkaje; përvuajtje. I përshëndetnin me përvujtëri.
✱Sin.: përvuajtje, vuajtje, përvujtësi, përulësi, nënshtrim.
RRÁHUR (i, e) mb. 1. Që është përpunuar a përgatitur duke e goditur ose duke e përzier shumë herë me një mjet. Grurë i rrahur. Vezë të rrahura. Qumësht i rrahur qumësht që i është hequr një pjesë e gjalpit. Hekur i rrahur hekur i farkëtuar.
2. fig. Që e kanë shkelur shumë njerëz; që ka lëvizje të madhe (për rrugën). Rrugë e rrahur. Pyje të rrahura.
3. fig. Që është i njohur, që nuk çelet a nuk bëhet për të parën herë; i njohur. Eci në rrugën e rrahur nga të tjerët. Kaloi shtigje të rrahura.
4. fig. Që është shqyrtuar ose trajtuar gjerësisht e hollësisht prej kohe; që nuk ka më gjë të re e nuk ka nevojë të trajtohet më. Problem i rrahur. Çështje të rrahura. Foli për një temë të rrahur tashmë.
5. fig. Që ka përvojë të madhe, i regjur. Njeri i rrahur me jetën (me vështirësitë). Është i rrahur me të gjitha.
6. euf. I tredhur. Dash (cjap, dem) i rrahur.
✱Sin.: i tundur, i pagjalpë, i payndyrshëm, i shukur, i shoshitur, i goditur, i shkelur, i njohur, i trajtuar, i punuar, i regjur, i tredhur, i kalitur, i përvuajtur, i shkelur, i njohur, i shoshitur, i shqyrtuar, i trajtuar, i peshuar, i menduar, i paramenduar, i përsiatur.
♦ (Është) i rrahur (i regjur) me *vaj e me uthull (dikush). *Qen i rrahur përb. *Rrugë (udhë) e rrahur (e shkelur). *Shtigje të rrahura (të shkelura).
SYPËRVÚAJTUR mb. Që ka pamje të përvuajtur. Vasha të reja e sypëvuajtura.
VÚAJTUR (i, e) mb. 1. Që ka hequr shumë, që ka vuajtur gjatë jetës së tij; që shpreh vuajtje. Njeri i vuajtur. Familje e vuajtur. Popull i vuajtur. Me pamje të vuajtur. Dukej i vuajtur.
2. Që ka parë shumë në jetë, që ka përvojë të madhe, i regjur, i kalitur. Plak i vuajtur. Ishte i vuajtur.
✱Sin.: i përvuajtur, heqës, hekakeq, heqkeqës, i munduar, mundimmadh, fatkeq, i rraskapitur, i regjur, i kalitur, i rrahur, i durueshëm.
ZYMTËSÍSHT ndajf., libr. Pa dëshirë, pa gëzim, me trishtim e me zymti. - Ka të drejtë, - mendoja zymtësisht. Dukej kaq zymtësisht e padrejtë. Rrëfente zymtësisht tragjedinë. E parashikonte zymtësisht të ardhmen. Me një pamje zymtësisht të përvuajtur. Vërtet përplasemi më zymtësisht me dramën që ka përpirë kulturën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë