Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VIZATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vizatoj a vizatohet. Vizatimi i një luleje. Vizatim me laps (me ngjyra). Vizatim nga natyra. Mjetet e vizatimit. Fletore vizatimi.
2. Një nga format e shprehjes në artet pamore, arti i paraqitjes a i riprodhimit në letër të një objekti a të një figure ose elemente imagjinare nëpërmjet vijave etj. në një hapësirë, zakonisht në letër a në diçka tjetër, të cilat realizohen përmes lapsit, penës, me bojëra etj. Vizatim i lirë. Mësuesi i vizatimit. Ora e vizatimit. Kanë vizatim. Merret me vizatim. Vizatim teknik paraqitje në rrafsh e një sendi a objekti, i cili jep format e përmasat e tij.
3. Lëndë mësimore (art pamor) që bëhet në shkollë me qëllim që nxënësit të përvetësojnë këtë lëndë. Lënda e vizatimit. Ora e vizatimit.
4. Figura që vizatohet; figurë, lule a qëndismë që bëhet në stof, në basmë, në mure etj. Basmë me vizatime të bukura. Jastëk me vizatime. Bëri një vizatim.
5. bised. Letra ku është vizatuar diçka; fletore me fletë të bardha e të trasha që e përdorin nxënësit në shkollë për të vizatuar. Mblodhi vizatimet. Mbështolli vizatimin.
6. Formë e të shkruarit të psikologjisë së brendshme të fëmijës, mënyrë e shprehjes së ekzistencës, të historisë së tij; imazhe që mbeten në fletë me të cilat tregon për veten dhe për mjedisin ku jeton.
7. Paraqitja e vizatimeve të njëpasnjëshme nga veglat informatike në plane (ekrane të ndryshme), vizatimi informatik, vizatimi apo paraqitja e vizatimeve të krijuara nga veglat informatike në bazë të të dhënave që më parë njeriu i ka dhënë makinës. Bëri disa vizatime informatike. Vizatim informatik.
✱Sin.: pikëzim, vijëzim, vizim, figurë, fytyrim, përvijëzim, përvijim, grafikë, skicë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë