Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASIMILÚES,~E mb. 1. biol. Që thith e përvetëson një lëndë të jashtme, që e tret dhe e përpunon në organizëm. Fuqia asimiluese e bimës.
2. fig. Që përvetëson mirë e me lehtësi një mësim a një lëndë. Aftësia asimiluese e nxënësit.
3. Që përpiqet të asimilojë një popull ose një komb tjetër. Politikë asimiluese.
✱Sin.: përvetësues, përvetues, marrës, thithës, përthithës, tjetërsues, përshtatës, integrues.
DISIMILÚES,~E mb. 1. biol. Shpërvetues; kund. përvetues. Proces disimilues. Enzimat disimiluese. Reaksionet disimiluese.
2. gjuh. Shpërngjashmues; kund. përngjashmues. Veprim disimilues i zanores mbi tingullin e temës.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Disimiluesi i yndyrnave. Disimiluesit qelizorë. Disimiluesi i bashkëtingëllores.
PËRVETËSÚES,~E mb. 1. biol. Përvetues. Fuqia përvetësuese e bimës.
2. fig. Që e kupton mirë dhe e ngulit në mendje një mësim, një dije etj., që e zotëron mirë, që përvetëson. Aftësia përvetësuese e fëmijëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë