Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKAPARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Veprimi kur kontrolloj dhe mbizotëroj një treg për përfitime vetjake.
2. Përfitim në mënyrë të padrejtë e të paligjshme i pasurive, i burimeve, i pushtetit. Akaparim e mallrave. Akaparim i tregut. Akaparim pushteti. Akaparimi i pasurive natyrore nga kompani të mëdha (ek.).
✱Sin.: përvetësim, përvetim, monopolizim, uzurpim, shpërdorim, abuzim, vjedhje.
ASIMILÍM,~I m. 1. biol. Përvetësimi i një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm; tretje, thithje, përthithje. Asimilim i ushqimit. Asimilim i oksigjenit.
2. fig. Përvetësimi i një mësimi, të fituarit e dijeve dhe të njohurive në mënyrë të plotë. Asimilim i mësimit. Asimilim i një lëndë.
3. Shkrirje e një populli ose e një kombi, duke e bërë të humbasë veçoritë e tij kombëtare dhe të përvetësojë gjuhën, zakonet etj. të një populli ose të një kombi tjetër; tjetërsim. Asimilimi i një kombi. Asimilimi i mërgatës. Rreziku për asimilim.
4. gjuh. Kthimi i një tingulli, nën ndikimin e një tjetri, në një tingull të njëjtë a të ngjashëm me të për lehtësim shqiptimi ose për të ruajtur ritmin; kund. disimilim. Asimilim i tingujve zanorë (tingujve bashkëtingëllorë). Asimilim fonetik. Asimilim i pjesshëm (i plotë).
✱Sin.: përvetësim, përvetim, thithje, përthithje, nxënie, mësim, shkrirje, tretje, tjetërsim, integrim, përngjashmim.
ASIMILUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Të qenët i asimilueshëm; të asimiluarit; lehtësia për të humbur veçoritë vetjake ose për të përvetësuar veçoritë e huaja. Asimilueshmëri e lehtë (e vështirë).
✱Sin.: asimilim, tjetërsim, përvetësim, përvetim, integrim.
DISIMILÍM,~I m. 1. biol. Shpërvetim; kund. përvetim. Disimilim i lëndëve organike.
2. gjuh. Kthimi i njërit prej dy tingujve të njëjtë ose të ngjashëm në një tingull tjetër, i cili është më pak i ngjashëm me atë që mbetet i pandryshuar; shpërngjashmim; kund. shpërngjashmim, asimilim. Disimilim zanoresh. Disimilim bashkëtingëlloresh. Disimilim në kontakt.
PËRVETËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përvetësoj ose kur përvetësohet diçka. Përvetësimi i një vendburimi të ri nafte. Përvetësimi i njohurive (i metodave) të reja. Përvetësimi i koncepteve bashkëkohore gjuhësore.
2. keq. Diçka që është përvetësuar a vjedhur; vjedhje. Përvetësime të paligjshme. Përvetësimi i titullit (drejt.).
✱Sin.: vjedhje, asimilim, zotërim, bluarje, përtypje, thithje, përvetim, rrëmbim, shfrytëzim, të kuptuar.
THÍTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur tërheq me buzë ose me hundë një lëng a diçka tjetër. Thithja e ujit (e gazit, e pluhurit, e nxehtësisë). Gypi i thithjes. Pompa e thithjes. Ilaç që merret me thithje. Heshti duke thithur buzët.
2. Gjëja a sendi që është thithur. Thithja e parë.
✱ Sin.: përthithje, thëthitje, marrje, pirje, osmozë, ndajthithje, përvetim, tretje, përvetësim, tërheqje, rrëmbim, rrufitje, pompim, përpirje, përlarje, dihatje, ndjellje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë