Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përvarem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUTEM

LÚT/EM jovep.,~A (u), ~ÚR vetv. 1. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalëbuta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka, i shpreh dëshirën time dhe e grish që ta plotësojë etj.; i drejtohem dikujt që të më ndihmojë për diçka. Iu lut që ta mbante. Të lutem si shok (si mik). Të lutemvish sa me shpejt. Iu lut shumë, po se dëgjoi. Nuk ka për t'iu lutur kurrë. Mos iu lut kot!
2. E dëshiroj dhe e kërkoj me gjithë shpirt diçka, uroj që të ngjasë. Lutet me gjithë zemër që të vijë.
3. Përdoretmënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtrapëremrave vetorë , jurasën kallëzore), kur i përgjigjemi dikujt me mirësjellje, kur pranojmë kërkesën e tij ose miratojmë atë që ka thënëparë (në kuptimet “s'ka për se”, “s'ka gjë”, “po si jo” etj.). falem nderit! - lutem! Më falnindodhi kështu! - Ju lutem! A ta marr pak këtë? - Ju lutem!
4. fet. I falem a i drejtoj lutje një hyjnie ose një shenjti; kryej lutjet gjatë një riti. I luteshin zotit. S’i lutenperëndisë. Luteshin nëpër kisha.
Sin.: përbehem, përlëkurem, përshpirtem, përfalem, lazmohem, lazmitem, lëvarem, përulem, përvarem, lëpihem, truhem, përgjërohem, hirohem.

PËRLËKUREM

PËRLËKÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Dobësohem shumë, bëhem kockë e lëkurë.
2. I lutem për së tepërmi dikujt për diçka, duke e marrë me të mirë dhe duke i bërë gjithfarë lajkash, i përshpirtem, i lëpihem. I përlëkurej në mënyrëneveritshme.
Sin.: lëvarem, përloshem, lëpihem, përvarem, përshpirtem, përqallem.

PËRSHPIRTEM

PËRSHPÍRT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I lutem shumë dikujt për diçka duke iu përulur e duke iu nënshtruar; i lëvarem. Nuk i përshpirtemi askujt. Mos iu përshpirt tjetrit!
Sin.: lëvarem, përvarem, lutem, përlëkurem.

PËRTOKEM

PËRTÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bietokë, përvarem. Përtokem e ngrihem prapë.
2. fig., vetv. Gjunjëzohem, përulem.
3. pës. e PËRTÓK.
Sin.: shtrihem, përgjunjem, gjunjëzohem, ulem, përvarem, përulem.

PËRVARJE

PËRVÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përvar ose kur përvarem.
Sin.: varje, lutje, përshpirtje.

PËRZORREM

PËRZÓRR/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. përb., vetv. Bredh i paftuar pas gostive, përzorr. U përzorr derëderë.
2. fig. Lëpihem, servilosem.
Sin.: përzorr, lëpihem, jargavitem, përvarem, përlëkurem, servilosem.

VAREM

VÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem në një degë, në një litar a në diçka tjetër dhe qëndroj pa u mbështetur poshtë, mbahem diku lart dhe rri pezull, kacavarem. U var në një pemë (në një degë). U varënhekur. U varparalele.
2. vetv. Var vetenlitar a në diçka tjetër. U varlitar.
3. vetv. Kapem pas dikujt a pas diçkaje, që është zakonishtlëvizje, qepem a mbështetem. Varem pas makinës (pas traktorit). Foli djalit, se mbeti duke u kapur nëpër makina. Iu var në sup (në krah). Iu varqafë. U var nga degët e qershisë e fup në tokë.
4. vetv. Ulem poshtë, përkulem; vet. v. III., lëshohet diçka poshtë, rri varur. Varem mbi pus (mbi ujë). Mos u varnidritare (jashtë dritares)! U var mbi mua. I varen këmbët (krahët). Iu var koka. Iu varën rrobat. Iu var fustani mënjanë. Iu varën faqet. Degët e mollës u varën nga pesha e kokrrave.
5. vetv. Shkoj nga një vend më i lartë në një vend më të ulët, ulem tatëpjetë, zbres; fundosem, bieposhtë. U varën shkallëve. U varën malit poshtë. Po varet dielli. U varën retë. U var bagëtia. U varën poshtë (tatëpjetë). U varën nga shkëmbi me litar. U var toka.
6. fig., vetv. Jam nën varësinë a nën urdhrat e dikujt, përgjigjem para tij për diçka, i marr urdhrat e udhëzimet prej dikujt; vet. v. III., ështëdorëdikujt. Varet nga ministria. Varet ngatjerët. Kjo s’varet prej meje.
7. fig., vetv. I vardisem dikujt, i qepem; i bëhem barrë. Iu var prindërve. Mos iu var prindërve.
8. fig., vet. v. III Kushtëzohet nga diçka, përcaktohet. Andej varet suksesi. Nga kjo varet shpëtimi (çlirimi). Nga këto kushte varet zhvillimi i ekonomisë. Varet nga puna që do të bëjë (nga vullneti që ka, nga kushtet e rrethanat). Varet nga mosha. Kjo s'varet prej meje.
9. fig., vetv. Shpresoj, kam besim ose mbështetem te dikush a te diçka. Varej tek i vëllai. Varej pas fjalëve të tij.
10. gjuh., vet. v. III Ka varësi gramatikore, është si gjymtyrë e varur. Varet nga fjalia kryesore.
11. pës. e VAR1,3.
Sin.: shpërvarem, ulem, zdrypem, kacavarem, kacarrohem, përvarem, anohem, lëvarem, kalavarem.
S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). Varet nga *këmbët e veta (dikush). I janë varur mustaqet (dikujt) iron. I varet në *qafë (dikujt). Iu varën (i ranë) *vetullat (dikujt).

VJERREM

VJÉRR/EM jovep., VÓRA (u), ~VJÉRRË Varem. U vor nga pema. U vor në konop (në litar). U vor prej bjeshke. I vori bagëtitë shpatit poshtë. U vor nga kodra (nga mali) teposhtë. U vor avash-avash. Bora u vor nga malet derifusha.
Sin.: ulem, shpërvarem, përvarem, rusem, lëshohem, zbres, kacavarem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.