Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHËRBESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i shërben me përulje dikujt a diçkaje, shërbëtor. Shërbesëtar i kombit. Shërbesëtar i gjuhës shqipe. Shërbesëtar besnik.
2. fet. Ai që shërben në kishë. Shërbesëtar i Zotit. Shërbesëtar i kishës (manastirit). Si shërbesëtar i ungjillit. Çfarë duhet të dijë një shërbesëtar? Këshilli i shërbesëtarëve.
3. si mb. Që kryen shërbime me shumë përultësi. Angazhime shërbesëtare. Qen shërbesëtar. Ngadhënjyesi shërbesëtar.
✱Sin.: shërbëtor, prift.
SHËRBESËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i shërben me përulje dikujt a diçkaje. Shërbesëtare e zonja. Shërbesëtare e bindur. Shërbesëtare e kulturës.
2. si mb., edhe fet. Që kryen shërbime me shumë përultësi. Motrat shërbesëtare. Punë shërbesëtare. Meshtari shërbesëtare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë