Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNSHTRÚES,~E mb. Që vë dikë nën pushtetin a nën varësinë e vet; që vë përposh a përul dikë. Fuqi nënshtruese. Politikë nënshtruese.
✱Sin.: robërues, shtypës, sundues, skllavërues, përulës.
POSHTËRÚES,~E mb. Që të ul në sy të njerëzve, që të prish emrin e mirë, të ul nderin e personalitetin, që të poshtëron. Veprim (ndëshkim) poshtërues. Akt (funeral, fund) poshtërues. Sistem poshtërues. Sjellje poshtëruese. Fjalë poshtëruese. Në mënyrë poshtëruese.
✱Sin.: fyes, dhunues, i dhunshëm, përulës.
PËRÚLËS,~E mb. 1. Që e ul dikë me mospërfillje a me përbuzje, poshtërues. Shikim (veprim) përulës.
2. Që shpreh fyerje e poshtërim të rëndë për dikë. Fjalë përulëse.
3. Nënshtrues. Qëndrim përulës.
✱Sin.: poshtërues, nënshtrues, fyes, gjunjëzues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë