Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përudh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBUDH

MBUDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj dikëudhë. E mbudhëm në të hyrëfshatit. Nuk mbudha njeri.
2. I tregoj udhën dikujt. Nuk dinte ngashkonte, po e mbudhën fshatarët.
3. fig. E vë në udhëdrejtë dikë; i tregoj rrugëdaljen, e mësoj si të veprojë, e nxjerrudhë; i jap rrugë diçkaje; përudh, sëmbar. E mbudhën shokët (prindërit).
4. vjet. E nxjerr dikëpritë, i bëj hjekësi për ta vrarë dikush. Kërkonte t’ia mbudhnin gjakësin.

PËRUDHJE

PËRÚDHJ/E,~A f. Veprimi kur përudh dikë ose kur përudhem.
Sin.: udhëzim, këshillim.

SËMBAR

SËMBÁR vep., ~A, ~UR kal. E vë në rrugëmbarë, e vë në udhëdrejtë; përudh. E sëmbari djalin. Mësuesi e ka sëmbarur edhe nxënësin më të pabindur.

TUMBAR

TUMBÁR vep., ~A, ~UR kal. Nis mbarë një punë etj., e vë në vijë, përudh, e rregulloj, e dystoj (fig.). E tumbari këtë punë.

UDHOJ

UDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E sjellrrugëmbarë dikë; e futbrendinë e një çështjeje për ta kuptuar, mbudh. E udhoi me të fortë.
2. I tregoj rrugën dikujt.
Sin.: mbudh, përudh, mësoj.

ZGJIDH

ZGJIDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj një nyjë ose diçka tjetërlidhur a të bashkuar; i liroj dhe i heq lidhëset diçkajelidhur; kund. lidh. Zgjidh nyjën. Zgjidh lidhësen (spangon, litarin). Zgjidhi rripin (brezin). Zgjidh këpucët. Zgjidh dengun. Ia zgjidhi duart (këmbët). Nuk e zgjidh dot. E zgjidhi me dhëmbë. Plaka uli kryet e nisizgjidhte fijetishin lidhur kokla. (folk.). Do zgjidhësh duart që të mblidhen duajt. (fj. u.). Ta zgjidhësh kombin pa e prerë mandilen. (fj. u.).
2. Liroj një njeri a një kafshë që e kanë lidhur diku, lë të lirë një njeri a një kafshë duke e shkëputur prej vendit ku e kanë lidhur; kund. lidh. Zgjidhi qenin (viçin). E zgjidhën të dënuarin. Zgjidh foshnjën.
3. Liroj një kafshëmbrehur, çmbreh; kund. mbreh. Zgjidhi qetë nga zgjedha. Zgjidhi kalin nga karroca.
4. fig. Prish lidhjenkam vendosur me dikë, e bëjpavlefshëm detyriminkam ndaj dikujt; i jap fund diçkaje a e ndërpres diçka; kund. lidh. Zgjidhi fejesën (martesën). Zgjidhi besën. I zgjidhën marrëdhëniet. Zgjidhi kreshmët (fet.). Zgjidhi magjinë (vjet.). Fati e lidh, por robi (njeriu) e zgjidh. (fj. u.).
5. fig. Shqyrtoj e sqaroj një çështje; i jap rrugë zhvillimit a përfundimitdiçkaje, duke hequr ose duke kapërcyer pengesat, mbudh; kryej a përfundoj diçka (një punë, një kërkesë etj.). Zgjidhi një çështjerëndësishme. E zgjidhën ngatërresën. I zgjidhën detyrat që u dolën përpara. I zgjidhi punë. Ia zgjidhi hallin. Atë që s’e zgjidh syri, e zgjidh puna. (fj. u.). Gjuhalidh, gjuhazgjidh. (fj. u.).
6. mat. Bëj veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidhi ushtrimin (problemën). Zgjidhi një ekuacion. E zgjidhi me gojë (me shkrim).
Sin.: liroj, çlidh, çliroj, shkolis, shkokëloj, çmbështjell, çmbreh, zbërthej, shkreh, ndaj, sheshoj, mbudh, përudh, bitis, rregulloj, ndreq.
* Lidh e zgjidh (vetë) dikush. As të *lidh e as të zgjidh (dikush). Të *lidh e të zgjidh (dikush). I zgjidh *duart (dikujt). E zgjidhi *gjuhën (dikush). Ia zgjidhi *gjuhën (dikujt). Ia zgjidhi (ia hoqi) *lakun (dikujt). E zgjidhi *qesen (dikush). E zgjidhi *trastën (dikush). E zgjidhi *thesin (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.