Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POSHTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ul dikë në sy të të tjerëve, i marr nderin duke e sharë e duke e fyer rëndë, duke e trajtuar keq etj., e bëj me turp; ul nderin, personalitetin, figurën e dikujt, nxij. Poshtëroi familjen. Poshtëroi veten. Qortoje, po mos e poshtëro!
2. Bëj që të humbasë vlerën, rëndësinë a emrin e mirë që ka pasur, bëj që të mos vlejë fare.
3. bised. Vë poshtë, mund, mposht. I poshtëruan armiqtë.
✱Sin.: ul, përul, fyej, zhburrnoj, nxij, dhunoj, pështyj, shaj, përbuz, përtok, përdhos, nëpërkëmb, telendis, turpëroj, balos, baltos, baltoj, damkos, njollos, çnderoj, mund, mposht, shkarëzej, shkel, përbyth, shpërbyth.
PËRDHÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Fëlliq, ndyj; përlyej. E përdhosi vendin.
2. fig. Prish; poshtëroj diçka që nderohet e çmohet shumë; dhunoj diçka të pastër e të mirë, përlyej diçka të shenjtë a që mbahet si e tillë; njollos keq, fëlliq. Ia përdhosi emrin. Ia përdhos veprën.
3. fig. E bëj dikë të humbasë vetitë e mira, virtytet e larta morale, e prish, e zvetënoj; e bastardoj.
✱Sin.: ndot, përlyej, fëlliq, njollos, ndyj, zvetënoj, prish, përçudnoj, vdjerr, zhgërryej, turpëroj, degjeneroj, përtok, poshtëroj, dhunoj, shkel, shthur, bastardoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë