Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përtim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAPËRTUESHËM
PËRTACI

PËRTACÍ,~A f. qenët përtac, vesi i përtacit, përtesë, dembeli. S’dinë ç’është përtacia. Përtacia sjell varfërinë. (fj. u.).
Sin.: përtesë, dembeli, dembelizëm, dembellëk, ngathtësi, përtim.

PËRTESË

PËRTÉS/Ë,~A f. 1. Mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të punuar; përtaci, dembeli. Punojnë me përtesë. Nuk di se ç’është përtesa.
2. Gjendja kur njeriu ka qejfrrijë e të mos bëjë gjë; gjendja kur njeriu e bën diçka pa qejf e fare ngadalë, si përtac; ngathtësi, plogështi. U ngrit me përtesë. Fliste me përtesë.
Sin.: përtim, përtaci, dembeli, dembelizëm, dembellëk, mërzi, ngathtësi, plogështi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.